Arta Babaramo është këngëtare shqiptare. E ka filluar herët karrierën e saj si këngëtare, në vitet 60-të. Për herë të parë ka kënduar në festivalin e 3-të (1964). Një ndër këngët e saj të para të suksesshme të asaj kohe është edhe kënga fituese e një ankete muzikore e vitit 1972 "Letër nga fshati". Këngëtarja Arta Babaramo jetën e saj si këngëtare e ka të lidhur me Ansamblin e Ushtrisë dhe me Estradën e Ushtarit, e punësuar në atë institucion, ku këndoi për vite e vite me radhë, së bashku me kolegët e saj të tjerë të njohur si Tonin Tërshana, Nikolin Gjergji. Me koncertet e shumta që ata jepnin në të gjitha rrethet e Shqipërisë, Arta Babaramo u bë shumë e njohur si këngëtare dhe e pëlqyer, për zërin e saj të pastër dhe voluminoz. Përveç se këngëtare e Ansamblit të Ushtrisë, këngëtarja Arta Babaramo është aktivizuar edhe në aktivitetet e tjera kulturore-artistike të rëndësishme, si në festivalet e këngës në radiotelevizion, anketat muzikore të muajit, Koncertet e Majit, ku është pëlqyer dhe vlerësuar edhe me çmime të ndryshme.

Disa këngë të kënduara nëpër vite nga këngëtarja janë:

Në Dhjetor 1970, merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën "Ku po shkon o partizan".

Në Dhjetor 1975, merr pjesë në Festivali i 14-të në RTSH me këngën "Zëri i nënave".

Në Dhjetor 1981, merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën "Një letër".

Në Dhjetor 1982, Arta Babaramo & Telemak Papapano marrin pjesë në Festivali i 21-të në RTSH me këngën "Një grusht Dhe nga Toka mëmë". [1] [2] [3]

Burimet Redakto

  1. ^ https://www.tekste.com/artistet/arta-babaramo/njeqind-djem-e-vajza/[lidhje e vdekur]
  2. ^ https://www.tekste.com/artistet/arta-babaramo/vajzes-korcare/videoklipi/[lidhje e vdekur]
  3. ^ https://www.teksteshqip.com/arta-babaramo/biografia/