Artim Shaqiri është një futbollist shqiptar i mirënjohur dhe vjen nga Struga-Maqedoni. Ai lindi në Livadhi (Strugë) më 23 shtator 1973. Karrierën e tij futbollistike e filloi tek Klubi Dinamo i Livadhisë për te vazhduar tek Klubi Karaorman nga Struga dhe për të arritur në vitin 1993 deri tek Klubi më i mirë në Maqedoni tek Vardari nga Shkupi. Nga Klubi i Vardarit në vitin 1997 Artimi kalon tek Klubi i Halmstadi-t në Kampionatin Suedez ku që nga këtu karriera sportive e Artim Shaqirit ska të ndalur. Artimi ka lujatur në një numër të madhë Kampionatesh Evropiani, ku vlejn të theksohen Kampionati Anglez, Suedez, Finlandez, Turk,Gjerman, Bullgar, Sloven etj. Artim Shaqiri ka luajtur 67 ndeshje për kombëtaren e Maqedonisë dhe është lojtari që mban rekordin e ndeshjeve të zhvilluar për këtë kombëtare.

Ish Klubet ku ka luajtur Redakto

Klubi ku drejton Redakto

  • KF Shkëndija '79 (2007-2008)
  • KF Kukës '79 (2014-2015)