Banka qendrore është një bankë përgjegjëse për stabilizimin e sistemit bankar dhe të politikave monetare të një vendi. Kjo përgjegjësi zakonisht implikon se Banka qendrore ka kontroll mbi bankat tregtare (të nivelit të dytë), ka një monopol mbi emetimin e monedhës/monedhave dhe privilegje të tjera monopolistike. Funksioni më i rëndësishëm i Bankës qendrore është rregullimi i qarkullimit monetar e kreditor dhe ruajtja e stabilitetit monetar të vendit dhe këtë funksion e realizon përmes instrumenteve të politikës monetare-kreditore.

Histori

Redakto

Për më shumë se dy shekuj, emetimi i monedhave nuk ishte monopol ekskluziv i bankave qendrore, ashtu siç është sot. Banka të ndryshme tregtare (apo edhe individë privatë) emetonin monedhat e veta, duke bërë që të ekzistonin shumë tipe monedhash. Kësisoj monedhat e ndryshme i nënshtroheshin konkurrencës dhe zgjedhjes që bënte konsumatori. Monedhat që nuk përdoreshin për shkëmbim, zhdukeshin vetiu nga qarkullimi. Në SHBA, në vitin 1912, një vit përpara krijimit të "Federal Reserve", kishte 7355 banka që kishin të drejtë të emetonin dollarë.

Për shumë dhjetëvjeçarë ka ekzistuar një debat i madh doktrinal që kishte përballë ata që mbronin idenë e një konkurrence të lirë në fushën e emetimit monetar (free banking) dhe përkrahësit e idesë së monopolit shtetëror në fushën e emetimit monetar (central banking), siç edhe është sot në pjesën më të madhe të vendeve. Bankat qendrore janë ndoshta rasti i vetëm në historinë e kapitalizmit, ku fitorja e monopolit mbi konkurrencën e lirë është absolute. Disa teoristë të famshëm, përfshirë fitues të çmimit Nobel në Ekonomi, argumentojnë se politikat monetare ekspansive të zbatuara nga bankat qendrore në bashkëveprim me qeveristë përkatëse, kanë qenë përgjegjëse për depresionin e madh të 1933, dhe po ashtu për krizën financiare të 2008 që u shkaktua në një flluskë në tregun e apartamenteve në SHBA.

Origjina e konceptit

Redakto

Një ndër personat që fillimisht ka folur për konceptin e bankës qendrore ishte Karl Marxi (Karl Marksi), i cili në një ndër dhjetë pikat themelore të Manifestit Komunist (pika nr. 5) përmend edhe nevojën e qëndërzimit të kreditit në duart e shtetit, nëpërmjet mjeteve të një banke me kapital shtetëror dhe me ekskluzivitet monopolistik.[1] Bankat e sotme qëndrore, përfshirë Sistemin e Rezervës Federale (FED) në SHBA, janë shembuj të përkryer të këtij koncepti.[2]

Statusi ligjor

Redakto

Bankat qendrore mund të zotërohen nga individë privatë ose nga banka, por drejtohen dhe influencohen nga qeveritë e shteteve, që edhe i kanë krijuar. Përgjithësisht kanë një monopol mbi kursin ligjor, në formën e kartëmonedhave dhe të monedhave.

Drejt fundit të shekullit të 19-të pranohej gjithnjë e më shumë koncepti sipas të cilit banka qëndrore duhej të vepronte si “huadhënësi i fundit”, që ka të drejtë t'u japi bankave qe po rrezikohen nga falimentimi para hua në mënyrë të lirshme. Kjo ndodhi edhe pas krizës së 2008 në vende të ndryshme të botës që aktualisht ndjekin politika ekonomike të tipit Keynesian.[3][4]

Vende me bankë qendrore

Redakto

Pjesa më e madhe e vendeve të botës kanë banka qendrore, në një mënyrë ose në një tjetër.

Vende pa bankë qendrore

Redakto

Panama, vend i Amerikës Qendrore, nuk ka një bankë qendrore.[5]. Republika e Panamasë pavarësisht se nuk ka një bankë qendrore që prej deklarimit të pavarësisë, jeton në një ambient makroekonomik të qëndrueshëm.

Mungesa e një banke qendrore në Panama e ka lënë ofertën e parasë nën influencën e tregut, çka duket se ka qenë edhe arsyeja se përse në rreth 20 vitet e fundit inflacioni ka qenë mesatarisht 1% çdo vit. Për më tepër në vitet 1986, 1989 dhe 2003 ka pasur edhe deflacion të çmimeve.[5]

Shiko dhe

Redakto

Referime dhe shënime

Redakto
  1. ^ Wikipedia: The Communist Manifesto, Stampa:EN
  2. ^ The Ten Planks of the Communist Manifesto, Laissez-faireRepublic -Vizituar më 07.09.2014.
  3. ^ £50bn bid to save UK banks, The Guardian, 8 Tetor 2008 - Vizituar 07.09.2014
  4. ^ NPR 21 Tetor 2010 "Tamara Keith, "Fannie Mae, Freddie Mac Bailout Costs Could Soar"". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)
  5. ^ a b David Saied. "Panama Has No Central Bank" Arkivuar 26 maj 2009 tek Wayback Machine, Mises Institute', 26.04.2007 – Vizituar më 07.09.2014

Lidhje të jashtme

Redakto