Komuna e Ulqinit
Komuna e Ulqinit (mal.: Opština Ulcinj) është komunë në Mal të Zi, e cila gjendet në pjesën më jugore të rajonit bregdetar të Malit të Zi dhe kufizohet me Shqipërinë në lindje, me Detin Adriatik në jug e perëndim dhe me Komunën e Tivarit në veri. Qendër e kësaj komune është qyteti i Ulqinit, ndërsa popullsia e komunës është 19,921 banorë (2011)[1] dhe ka një sipërfaqe prej 255 km2.
Komuna e Ulqinit
Opština Ulcinj | |
---|---|
Shteti | Mali i Zi |
Selia | Ulqin |
Qeveria | |
• Kryetari | Omer Bajraktari |
• Kuvendi | Kuvendi i Komunës së Ulqinit |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 255 km2 (98 sq mi) |
Popullsia (2011) | |
• Komuna | 19.921 |
• Dendësia (Komuna) | 79,47/km2 (20,580/sq mi) |
Zona kohore | ZKEQ (UTC+1) |
• Verës (DST) | OVEQ (UTC+2) |
Kodet postare | 85360, 85361, 85362 |
Prefiksi | +382 (0)30 |
Kodi ISO 3166 | ME-20 |
Targat | UL |
Dita e Komunës | E shtuna e parë e prillit |
Faqja zyrtare | ul-gov.me |
Vendbanimet
RedaktoKomuna e Ulqinit përfshin qyetin e Ulqinit dhe këto vendbanime:[2]
|
| ||
Shënimet:
a Vendbanime të reja të themeluara sipas Statutit të Komunës së Ulqinit, 2019.[2] b Vendbanime të reja të themeluara sipas Ligjit të ri për organizimin territorial të Malit të Zi, 2011.[3] c Vendbanime të reja të themeluara sipas Vendimit për caktimin e emrave të vendbanimeve në territorin e Komunës së Ulqinit, 2016.[4] d Vendbanimi Mozhur është fshirë sipas Satutit të Komunë së Ulqinit dhe Ligjit të ri për organizimin territorial të Malit të Zi. |
Historia
RedaktoUlqini është themeluar rreth shekullit V p.e.s. dhe me pushtimin romak të tij në vitin 163 p.e.s. ka fituar statusin si qytet me privilegje të veçanta (lat. oppidum civium Romanorum). Më pas ka fituar statusin municipium, me çka nënkuptohet si qytet i pavarur brenda Perandorisë Romake.[5]
Porta e Lartë ndërmori më 1864 një reformë administrativo-territoriale, sipas së cilës u suprimuan ejaletet dhe vendin e tyre e zunë vilajetet. Sipas kësaj reforme, në vitin 1867/68 u formua Vilajeti i Shkodrës, pjesë e të cilit ishte Sanxhaku i Shkodrës, ku bënte pjesë Kazaja e Ulqinit.[6]
1880 – 1920
RedaktoPas një rezistence të shkurtër të mbrojtësve shqiptarë ndaj ushtrisë osmane nën komandën e Dervish Pashës, ushtria osmane më 23 nëntor 1880 hyri në Ulqin. Më 26 nëntor 1880, Ulqini iu dorëzua ushtrisë malazeze.[7] Principata e Malit të Zi ishte e ndarë në nahi dhe fise ose rrethe. Rrethi i Ulqinit (sr. Ulcinjski okrug), që përfshinte tokat nga Lumi Buna deri tek mali i Mozhurit, ishte pjesë e Nahisë së Bregdetit (sr. Primorska nahija).[8] Në vitin 1894, Ulqini sipas madhësisë ishte qyteti i dytë në Mal të Zi.[9]
Në vitin 1903, me miratimin e ligjit të ri për ndarjen administrative të Principatës së Malit të Zi, formohet Kapiteneria e Ulqinit (e njohur edhe si kapetania; Ulcinjska kapetanija), që ishte pjesë e Qarkut të Bregdetit dhe Cermnicës (Primorsko-crmnička oblast).[10]
Më 22 janar 1916, Ulqini pushtohet nga Austo-Hungaria. Pas kapitullimi të Malit të Zi, Austro-Hungaria ngriti General guverninë P. e M. të ushtrisë në Mal të Zi dhe e ndau në rrethe (gjermanisht: Kreis). Ulqini ishte pjesë e Rrethit të Tivarit të Vjetër.[11]
Me 3 nëntor 1918, Ulqini pushtohet nga trupat italiane.[12]
1920 – 1941
RedaktoPas largimit të trupave italiane në qershor të vitit 1920, Ulqini u bë pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë.[13] Komunat Ulqin (qytet), Braticë dhe Shtoj-Zogaj përbënin Rrethin e Ulqinit (Srez Ulcinj), që i takonte Qarkut të Tivarit (Okrug Bar) të Krahinës së Malit të Zi (Pokrajina Crna Gora).
Nga viti 1922 deri në vitin 1929, hiqen qarqet, dhe Rrethi i Ulqinit i takon Rajonit të Zetës (Zetska oblast). Me reformën e re administrative, Rrethi i Ulqinit i bashkohet Rrethit të Tivarit, si pjesë e Banovinës së Zetës. Rrethi i Tivarit pas reformës përfshinte komunat: Tivar (qytet), Ulqin (qytet), Bunë-Katërkollë, Cermnicë, Krajë, Merkot, Pashtroviq e Spiç.[14]
1941 – 1944
RedaktoPas kapitullimit të Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1941, Ulqini ishte nën pushtimin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Italisë. Vittorio Emanuele III, Mbret i Italisë e Shqipërisë dhe Perandor i Etiopisë, më 12 gusht 1941, nënshkroi dekretin për kufijtë e rinj të Mbretërisë Shqiptare. Me këtë dekret Ulqini u bë pjesë e Mbretërisë Shqiptare.[15]
Sipas Dekretit Mëkëmbësor Nr. 166 të vitit 1942, Nënprefektura e Ulqinit, me qendër në Ulqin, i bashkohet Prefekturës së Shkodrës.[16]
Nënprefektura e Ulqinit përbëhej nga:[17]
- Bashkia e Ulqinit, që përfshinte qytetin e Ulqinit;
- Komuna e Qendrës Ulqin, me qendër në Ulqin, që përfshinte fshatrat Braticë (e Sipërme dhe e Poshtme), Krythë, Kruç, Salç, Kullomz, Mozhurë, Pistull, Zoganj, Mal i Brijës, Darzë, Qyrkanj, Shëngjergj, Reç, Shtoj i Sipërm dhe Shtoj i Poshtëm.[18]
- Komuna e Kadërkollit, që përfshinte fshatrat e Anës së Malit;
- Komuna e Krajës, me qendër në Ostros, që përfshinte fshatrat e pjesës lindore të Krajës;
- Komuna e Merkotit, me qenër në Peçuricë,[19] që përfshinte fshatrat e Merkotit.
1945 – 1952
RedaktoSipas Vendimit për ndarjen e re administrative të vitit 1945, themelohet Rrethi i Ulqinit (sr. Ulcinjski srez) me qendër në Ulqin. Rrethi i Ulqinit ndahet në 9 këshille popullore vendore (sr. Mjesni narodni odbor):[20]
- Këshilli popullor vendor qytetar Ulqin, me qendër në qytetin e Ulqin;
- Këshilli popullor vendor Shtoj i Sipërm, me qendër në Shtoj të Sipërm, dhe përfshinte fshtatrat Shtoj i Sipërm, Shtoj i Poshtëm dhe Reç;
- Këshilli popullor vendor Zogaj, me qendër në Zogaj, dhe përfshinte fshtatrat Zogaj, Shëngjergj, Darzë, Mal i Brinjës dhe Pistull;
- Këshilli popullor vendor Braticë, me qendër në Braticë, dhe përfshinte fshtatrat Braticë, Salç, Kollomzë, Kërruç, Krythë, Kodra dhe Mal i Bardhë;
- Këshilli popullor vendor Goranë e Vogël, me qendër në Goranë të Vogël, dhe përfshinte fshtatrat Goranë e Vogël, Goranë e Madhe, Mozhur, Pelikë dhe Kunjë;
- Këshilli popullor vendor Krythë, me qendër në Krythë, dhe përfshinte fshtatrat Krythë, Leskoc, Megjureç, Kaliman, Millë, Bojkë dhe Kosiq;
- Këshilli popullor vendor Sukobinë, me qendër në Sukobinë, dhe përfshinte fshtatrat Sukobinë, Kravar, Rashtish, Draginë, Lisna Borë dhe Shtodër;
- Këshilli popullor vendor Katërkollë, me qendër në Katërkollë, dhe përfshinte fshtatrat Katërkollë, Fraskanjell, Amull, Këllezën e Poshtme, Shas dhe Brajshë;
- Këshilli popullor vendor Ostors, me qendër në Ostros, dhe përfshinte fshtatrat Ostros i Madh, Ostros i Vogël, Martiq, Skje dhe Arbënesh.
Sipas Ligjit për ndryshimin e Vendimit për ndarjen e re administrative të vitit 1946, numri i këshilleve popullore vendore ulet në 7:[21]
- Këshilli popullor vendor qytetar Ulqin, me qendër në Ulqin;
- Këshilli popullor vendor Braticë, me qendër në Braticë, dhe përfshinte fshtatrat Braticë, Salç, Kollomzë, Kërruç, Krythë, Kodra, Mal i Bardhë, Zogaj, Shëngjergj, Darzë, Mal i Brinjës, Qurkaj dhe Pistull;
- Këshilli popullor vendor Shtoj, me qendër në Shtoj të Sipërm, dhe përfshinte fshtatrat Shtoj i Sipërm, Shtoj i Poshtëm dhe Reç;
- Këshilli popullor vendor Goranë, me qendër në Goranë të Vogël, dhe përfshinte fshtatrat Goranë e Vogël, Goranë e Madhe, Mozhur, Pelikë dhe Kunjë;
- Këshilli popullor vendor Katërkollë, me qendër në Katërkollë, dhe përfshinte fshtatrat Katërkollë, Amull, Këllezën e Poshtme, Këllezën e Sipërme, Shas, Brajshë, Krythë, Leskoc, Megjureç, Kaliman, Millë, Bojkë dhe Kosiq;
- Këshilli popullor vendor Sukobinë, me qendër në Sukobinë, dhe përfshinte fshtatrat Sukobinë, Kravar, Rashtish, Draginë, Lisna Borë, Fraskanjell, dhe Shtodër;
- Këshilli popullor vendor Ostors, me qendër në Ostros, dhe përfshinte fshtatrat Ostros i Madh, Ostros i Vogël, Martiq, Skje, Arbënesh, Gështenjë, Thtjan dhe Bobosht.
Me miratimin e Ligjit për ndarjen administrativo-territoriale të Republikës Popullore të Malit të Zi të vitit 1947, hiqet Rrethi i Ulqinit, ndërsa këshillet popullore vendore të tij i bashkohen Rrethit të Tivarit (sr. Barski srez).[22] Këshillet popullore vendore mbesin të njëjtë, përveç Këshillit popullor vendor Sukobinë, i cili i bashkohet Këshillit popullor vendor Katërkollë; dhe Këshilli popullor vendor Braticë që ndërron emrin në Braticë-Zogaj. Këshilli popullor vendor Ulqin kishte statusin e varoshit, që ishte poshtë statusit të qytetit. Sipas dekretit të vitit 1948, fshati Kaliman i Vogël në Këshillin popullor vendor Peçuricë i kalon Këshillit popullor vendor Katërkollë.[23]
Sipas Dekretit për shpalljen e vendbanimeve qytete në kuadër të rretheve të vitit 1949, Ulqini shpallet qytet në kuadër të Rrethit të Tivarit.[24]
Me miratimin e Ligjit të ri për ndarjen administrative të Republikës Popullore të Malit të Zi të vitit 1952, shfuqizohet ligji i vitit 1947, si dhe këshillet popullore vendore zëvendësohen me komuna (sr. opština), e cila mund të ishte me status qytetar (gradska opština; e barazvlefshme me bashkitë e Shqipërisë së vitit 2000[25]) ose fshatar (thjeshtë opština; e barazvlefshme me komunat e Shqipërisë së vitit 2000[25]). Në territorin e ish-rrethit të Ulqinit u formuan katër komuna, që ishin pjesë e Rrethit të Tivarit:[26]
- Komuna qytetare Ulqin (Gradska opština Ulcinj), që përfshinte Ulqinin dhe fshatrat: Braticë, Salç, Kollomzë, Kërruç, Krythë, Kodra, Mal i Bardhë, Zogaj, Shëngjergj, Darzë, Mal i Brinjës, Qurkaj dhe Pistull;
- Komuna e Katërkollës (Opština vladimirska), që përfshinte fshatrat: Katërkollë, Amull, Këllezën e Poshtme, Këllezën e Sipërme, Shas, Brajshë, Krythë, Leskoc, Megjureç, Kaliman, Millë, Bojkë, Kosiq, Sukobinë, Kravar, Rashtish, Draginë, Lisna Borë, Fraskanjell, dhe Shtodër;
- Komuna e Merkotit (Opština mrkojevićka), që përfshinte fshatrat: Peçuricë, Goranë e Madhe, Goranë e Vogël, Katund i Madh, Pelikë, Kunjë, Ujëmirë, Dabeziq dhe Gërdoviq;
- Komuna e Krajës (Opština krajinska), që përfshinte fshatrat: Ostros i Madh, Ostros i Vogël, Martiq, Skje, Arbënesh, Gështenjë, Thtjan dhe Bobosht.
Komunat tjera në Rrethin e Tivarit ishin Komuna qytetare Tivar, komuna e Pashtroviqit, komuna e Spiçit dhe komuna e Cermnicës.
1955 - sot
RedaktoMe miratimin e Ligjit për territorin e rretheve dhe komunave të vitit 1955, hiqet Rrethi i Tivarit, dhe komunat e tij i bashkohen Rrethit të Cetinës. Me këtë ligj bashkohen Komuna qytetare Ulqin dhe Komuna e Katërkollës duke formuar Komunën e Ulqinit (Opština Ulcinj), në formën dhe madhësinë që mban edhe sot.[27] Fshatrat e Komunës së Merkotit u bënë pjesë e Komunës së Tivarit, ndërsa Komunës së Krajës u ndryshua emri në Komunën e Ostrosit.
Në vitin 1957, u miratua Ligji për ndarjen territoriale të Republikës Popullore të Malit të Zi në komuna, me të cilin parashihej heqja e rretheve.[28] Me këtë ligj, fshatrat e Komunës së Ostrosit u bënë pjesë e Komunës së Virit (Opština Virpazar). Rrethet u hoqën përfundimisht me 1 janar 1958, dhe kështu komunat u bënë niveli i vetëm i qeverisjes lokale në Mal të Zi.[29] Me Ligjin e ri për ndarjen e Republikës Popullore të Malit të Zi në komuna të vitit 1960, fshatrat e Komunës së Virit u bënë pjesë e Komunës së Tivarit.[30]
Gjeografia
RedaktoUlqini është qyteti i vetëm në Mal të Zi i cili është i rrethuar me fusha pjellore në të cilat kultivohen pemët dhe perimet e kualitetit më të lartë. Aty gjëndet edhe liqeni egzotik i Shasit, të cilin ornitologët e quajnë "miniatura e liqenit të Shkodrës". Liqeni i Shasit ka peshq dhe zogj uji. Afër jane edhe fshatrat bregdetare të Shtojit të Sipërm dhe Shtojit të Poshtëm, të cilët, me natyrën e tyre përreth, janë tërheqje e veçantë për gjueti.
Toponime
RedaktoToponime bregdetare
Redakto- Ishulli Ulqini i Vjetër
- Kepi Ulqini i Vjetër
- Gjiri Rakita
- Gjiri i Kërruçit
- Kepi i Kërruçit
- Gjiri i Doçes
- Kepi i Mavrijanit
- Gjiri i Fushës së Latës
- Kepi i Rrepit
- Gjiri i Vejushës (Shkami i Nuses)
- Gjiri i Gropës së Ujkut
- Gjiri i Valdanosit
- Kepi i Mendrës
- Shpella e Pëllumbit
- Kepi i Trashë
- Punta malazeze
- Gjiri i Madh
- Gjiri i Xhemiles (Lugu i Xhemiles)
- Gjiri i Opalikës
- Gjiri i Bashbylykut
- Guri i Madh
- Guri i Vogës
- Kepi i Nuradinit (Ponta e Nuradinit)
- Kepi i Barjakut
- Gjriri i Ranës (Marina e Ulqinit)
- Kepi i Sukës
- Kepi i Shkallave mbretërore
- Kepi i Gjeranave
- Marina e Milenës
- Grykëderdhja e Bunës
Klima
RedaktoUlqini i takon zonës së skajshme subtropike të Mesdheut evropian me variantin adriatik të klimës mesdhetare dhe me vegjetacion subtropik. Kjo zonë shquhet për pasurinë e dritës e të nxehtësisë me rreth 2700 orë me diell në vit, me dimër të butë ku temperatura mesatare e ajrit në muajin më të ftohtë - në shkurt, është 7,1 °C, kurse dëbora është fenomen shumë i rrallë dhe paraqet ngjarje të vërtët për vendasit; me pranverë të hershme, të ngrohtë dhe të bujshme, me vjeshtë të gjatë, të ngrohtë e të pasur dhe me verë të zjarrtë e të thatë kur zhiva në termometër ngritet edhe deri në 38 °C në muajin më të nxehtë - në korrik (me temperaturë mesatare 25,2 °C), ndërsa dielli nxeh pa pushim edhe deri 11,5 h në ditë.
Ekonomia
RedaktoEkonomia tradicionale e Ulqinit është detaria, tregtia dhe industria e kripës. Në ditët e sotem vendit e tyre e ka marrë turizmi.
Ekonomia në masen më të madhe është e bazuar në turizem, hoteleri dhe shërbime. Ekonomia hotelerike bie kohë pas kohe për shkak të rrënimit të hoteleve (si p.sh. Hotel Galebin, Holel Lidon etj.) dhe diskriminitit të pronave private dhe publike nga ana e agjencive dhe inspeksioneve shtetërore. Përveç ekonomive të lartëpërmendura ulqinakët merren edhe me detari, bujqësi, blegtori, përpunimin e kripës, peshkim etj.
Demografia
RedaktoPër më shumë informacione shikoni artikullin Demografia e Ulqinit |
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2011, në territorin e Komunës së Ulqinit jetojnë 19,921 banorë, nga të cilët 10,707 (53.74%) në qytetin e Ulqinit, ndërsa 9,214 (46.26%) jetojnë në fshatrat e komunës. Dendësia e popullsisë është 78.1 banorë/km2, që e bën një nga komunat më të dendura të Malit të Zi.
Shumica e popullisë së Komunës së Ulqinit janë shqiptarë (70.66% ose 14,076 banorë), dhe së bashku me Komunën e Tuzit janë dy komunat e vetme me shumicë shqiptare në Mal të Zi.
Struktura e popullsisë
Redakto
|
|
|
Popullsia historike sipas përkatësisë etnike
RedaktoCensusi | 1948 | 1953[35] | 1961[36] | 1971[37] | 1981[38] | 1991[39] | 2003[40] | 2011 | 2023 |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorë[41] | 12.861 | 14.080 | 16.213 | 18.955 | 21.576 | 24.217 | 20.290 | 19.921 | 20.507 |
Shqiptarë | 9557
(67,88 %) |
10.390
(64,08 %) |
13.706
(72,31 %) |
15.663
(72,59 %) |
17.469
(72,14 %) |
14.638
(72,14 %) |
14.076
(70,66 %) |
15.078
(73,53 %) | |
Malazezë | 4320
(30,68 %) |
5600
(34,54 %) |
3442
(18,16 %) |
3346
(15,51 %) |
2995
(12,37 %) |
2421
(11,93 %) |
2478
(12,44 %) |
2435
(11,87 %) | |
Serbë | 83
(0,59 %) |
91
(0,56 %) |
223
(1,18 %) |
241
(1,12 %) |
404
(1,67 %) |
1509
(7,44 %) |
1145
(5,75 %) |
1025
(5,00 %) | |
Myslimanë | 19
(0,12 %) |
687
(3,62 %) |
710
(3,29 %) |
1171
(4,84 %) |
681
(3,36 %) |
770
(3,87 %) |
330
(1,61 %) | ||
Jugosllavë | 19
(0,13 %) |
17
(0,10 %) |
522
(2,75 %) |
1150
(5,33 %) |
1191
(4,92 %) |
22
(0,11 %) |
20
(0,10 %) | ||
Boshnjakë | 297
(1,46 %) |
449
(2,25 %) |
797
(3,89 %) |
Bashkësitë lokale
RedaktoKomuna e Ulqinit është e ndarë në 13 bashkësi lokale:[42]
Bashkësia lokale | Përfshin vendbanimet | Harta |
---|---|---|
Ulqin I | pjesën jugore të qytetit të Ulqinit (lagjet Ranë, Kala, Meteriz, dhe pjesë e Pijneshit) | |
Ulqin II | pjesën veriore të qytetit të Ulqinit (lagjet Mëhallë e Re, Merajë, Totosh, Kodër, Gjeranë I dhe II) dhe vendbanimet Mal i Bardhë dhe Kodër | |
Kravar | Kravari i Sipërm, Kravari i Poshtëm, Rashtishë e Sipërm, Muçaj, Gjonaj | |
Katërkollë | Katërkollë, Shas, Selitë | |
Krythë | Krythë, Millë e Sipërme, Këllezna e Sipërme, Këllezën e Poshtme, Bojk, Kosiq, Zenelaj, Leskoc, Kaliman, Megjureç | |
Braticë | Braticë, Krythë e Ulqinit, Kllomzë, Salç | |
Shtoj | Shtoj i Poshtëm, Shtoj i Sipërm, Kodër Dakaj, Reç | |
Bashkimi | Lisna Borë, Amull, Fraskanjell | |
Zogaj | Zogaj,Pistull, Gaç, Mozhur | |
Darzë | Darzë, Qurkaj,Sutjell, Mal i Brinjës, Shëngjergj | |
Sukobinë | Sukobinë, Dragaj, Çaprej, Shtodër, Rashtishë e Poshtme | |
Brajshë | Brajshë, Gjonzë, Sumë i Zenj | |
Kërruç | Kërruçi |
Qeverisja vendore
RedaktoKomuna e Ulqinit ka dy organe të qeverisjes vendore: Kuvendin e Komunës dhe Kryetarin e Komunës. Kuvendi i Komunës është organi përfaqësues i qytetarëve dhe përbëhet nga 33 anëtarë që shërbejnë për një mandat katërvjeçar. Anëtarët e kuvendit zgjidhen në zgjedhjet lokale, të cilat janë mbajtur pët herë të fundit më 27 mars 2022. Kryetari i Komunës është organi ekzekutiv i Komunës. Qeverisjen vendore e ushtron koalicioni paszgjedhor Fillm i Ri dhe Forca e Re Demokratike. Kryetar i Kuvendit është Ardijan Mavriq (Forca),[43] ndërsa Kryetar i Komunës është Omer Bajraktari (URA).[44]
Partia/Koalicioni | Ulëse | Statusi | |
---|---|---|---|
URA – PD – PSD – SD – ASH | 14 | Në qeverisje | |
PDS – PB | 6 | Në opozitë | |
UDSH – LD në MZ | 6 | Në opozitë | |
Forca | 5 | Në qeverisje | |
Demokratët | 2 | Në opozitë |
Shiko edhe këtë
RedaktoReferime
Redakto- ^ Zavod za statistiku Crne Gore - MONSTAT:Stanovništvo Crne Gore prema polu, tipu naselja, nacionalnoj, odnosno etničkoj pripadnosti, vjeroispovijesti i maternjem jeziku po opštinama u Crnoj Gori. Podgoricë, 2011 (malazezisht dhe anglisht)
- ^ a b "Kuvendi i Komunës, Statuti i Komunës" (PDF). www.ul-gov.me. Marrë më 2022-06-18.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ Rellie, Annalisa (2012). Montenegro (në anglisht). Bradt Travel Guides Ltd, IDC House, The Vale, Chalfront St Peter, Bucks SL9 9RZ, England: The Globe Pequot Press Inc. fq. 207–208. ISBN 978 1 84162 381 8. Marrë më 2013-06-20.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Vendodhja (lidhja) - ^ Gençoğlu, Mustafa (2015-10-09). "İŞKODRA VİLAYETİ'NİN İDARİ TAKSİMATI VE YAPISI (1867/1868-1908)". Manisa Celal Bayar Üniversitesi Sosyal Bilimler Dergisi (në turqisht). 13 (3): 259–290. doi:10.18026/cbusos.07372. ISSN 1304-4796.
- ^ "Para 140 vjetësh: LUFTA PËR ULQIN 1880". Ulcinj info. 2020-11-25. Marrë më 2022-06-16.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "[Projekat Rastko - Cetinje] Zemljopis Knjaževine Crne Gore (1899)". www.rastko.rs (në serbisht). Marrë më 2022-06-16.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ "Племена у Црној Гори - Порекло". www.poreklo.rs (në serbisht). 2017-05-31. Marrë më 2022-06-16.
- ^ Brendel, Heiko (2019-09-18). "Lieber als Kacake als an Hunger sterben": Besatzung und Widerstand im k. u. k. Militärgeneralgouvernement in Montenegro (1916-1918) (në gjermanisht). Campus Verlag. ISBN 978-3-593-51035-4.
- ^ "The other fronts - Esercito Italiano". www.esercito.difesa.it (në anglisht). Marrë më 2022-06-17.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Knežević, Saša (2020). "Slavko Burzanović, CRNA GORA U ITALIJANSKOJ SPOLJNOJ POLITICI 1861–1923". Историјски записи (në serbisht) (3–4): 201–203. ISSN 0021-2652.
- ^ "Religious composition of Yugoslavia 1931". pop-stat.mashke.org (në anglisht). Marrë më 2022-06-18.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ “Fletorja Zyrtare”, 29 gusht 1941
- ^ "Dekret Mëkambësuer Nr. 166 22 Korrik 1942 Ndryshime në ndarjen Admin. të Tokave të Lirueme" (PDF). Fletorja Zyrtare. 93: 3. 7 gusht 1942 – nëpërmjet Biblioteka Kombëtare.
- ^ "Ethnic/religious composition of Liberated areas". pop-stat.mashke.org (në anglisht). Marrë më 2022-06-15.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Historiku i Komunës së Qendrës Ulqin, së bashku me katundet që bëjnë pjesë në të dhe me numrin e popullsisë të ndarë edhe sipas feve. Arkivi Qendror Shtetëror, F. 410, V. 1944, D.105
- ^ Korrespondencë e Komunës së Merkotit në Nënprefekturën e Ulqinit, mbi lidhje bese. Arkivi Qendror Shtetëror, F. 410, V. 1943, D. 135
- ^ "Službeni list NRCG, broj 3/1945". Službeni list NRCG (në serbisht). 3/1945: 31. 1954-09-05.
- ^ "Službeni list NRCG, broj 9/1946". Službeni list NRCG (në serbisht). 9/1946: 70–73. 1946-05-15.
- ^ "Službeni list NRCG, broj 9/1947". Službeni list NRCG (në serbisht). 9/1947: 1–2. 1947-05-01.
- ^ "Službeni list NRCG, broj 14/1948". Službeni list NRCG (në serbisht). 14/1948: 1. 1948-07-01.
- ^ "Službeni list NRCG, broj 30/1949". Službeni list NRCG (në serbisht). 30/1949: 1. 1949-10-27.
- ^ a b "LIGJ Nr.8652, datë 31.7.2000 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE" (PDF). Marrë më 15 qershor 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Službeni list NRCG, broj 12/1952". Službeni list NRCG (në serbisht). 12/1952: 1. 1952-05-24.
- ^ "Službeni list NRCG, broj 16/1955". Službeni list NRCG (në serbisht). 16/1955: 1–3. 1955-06-09.
- ^ "Službeni list NRCG, broj 15/1957". Službeni list NRCG (në serbisht). 15/1957: 262–264. 1957.
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ "Službeni list NRCG, broj 10/1960". Službeni list NRCG (në serbisht). 10/1960: 149–151. 1960.
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ Knjiga 9, Stanovništvo, uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, podaci po naseljima, Republički zavod za statistiku, Podgorica, septembar 2005, COBISS-ID 8.764.176
- ^ "Ethnic composition of Montenegro 1953". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ethnic composition of Montenegro 1960". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ethnic composition of Montenegro 1971". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ethnic composition of Montenegro 1981". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ethnic composition of Montenegro 1991". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ethnic composition of Montenegro 2003". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Montenegro censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
- ^ "Ulqin: OMER BAJRAKTARI ËSHTË KRYETARI I RI I KOMUNËS". Ulcinj info (në anglisht). 2022-06-03. Marrë më 2022-06-18.