Bashkim Driza
Në vitin 1995 shtetasi Bashkim Driza, atëherë vetëm 38-vjeçar me vendim të gjykatës ka hapur një fondacion të quajtur “Populli”. Ky fondacion, si të gjithë të tjerat në atë kohë, “Gjallica”, “Sudja”, “Cenaj”, etj, filloi mbledhjen parave me përqindje (fajde) nga popullata. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës me nr.442, datë 18 qershor 2002, Driza u dënua me 16 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” në bashkëpunim, pasi gjatë viteve 1995-‘97, ka mashtruar 304240 shtetas, nga të cilët ka përfituar shumën 870 milionë lekë. Nga ana tjetër Driza kishte arritur t’i shpëtonte prangave të policisë në vitin 1997 duke u arratisur. Në vitin 2002 ai dënohet në formën e prerë për t’u arrestuar në vitin 2008 në Uruguaj. Pas arrestimit nga gjykata e këtij vendi, u izolua në shtëpi, nga ku është arratisur dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.