Bashkim Shkodra është një ish luftëtar shqiptar nga Shkodra i cili iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjatë luftës e thërrisnin "Ushtar Shkodra". Gjatë luftës të UÇK-së ai kishte komandant Sheremet Jashari, i njohur si Komandant “Klina”. "Ushtar Shkodra" ishte plagosur rëndë dhe kishte marrë dy plumba, një prej të cilit e ka akoma në trup pasi nxjerrja e tij do t’a paralizonte. Ai sot jeton në Shqipëri së bashku me gruan shqiptare nga Kosova dhe me 6 fëmijët e tyre.