Baza e të dhënave (ang. database) është një grumbullim i të dhënave kompjuterike të paraqitura në mënyrë të organizuar [1]. Bazat e vogla të të dhënave mund të ruhen në sisteme skedarësh, ndërsa për bazat e mëdha të të dhënave priten në një grumbull kompjuter (ang. computer cluster) ose ruajtja në renë kompjuterike (ang. cloud storage).

Një sistem i menaxhimit të bazës së të dhënave mundëson lidhjen mes përdoruesve, aplikacioneve dhe vetë databazës për të kapur dhe analizuar të dhënat.

Bazat e të dhënave informatikeRedakto

Bazat e të dhënave informatike janë programe të cilat shërbejnë për të mbajtur, ruajtur dhe përdorur lehtësisht të dhëna dhe dokumente të ndryshme. Bazat e të dhënave janë të ndërtuara në formën e një matrice ku kolonat përmbajnë tipin elementeve përbërëse të informacionit kurse rreshtat përmbajnë vetë informacionet.

Nr Emri Mbiemri Mosha Vendlindja
1 Albin Gashi 16 Prizren
2 Alban Kasemi 16 Prizren
3 Aldin Hamzaj 16 Prizren
4 Ardit Kabashi 16 Prizren
5 Ana Kabashi 16 Prizren
6 Ariana Suka 16 Prizren

Shih edheRedakto

Burimi i të dhënaveRedakto

  1. ^ Raghu Ramakrishnan, Database Management Systems, 3nd edtion