Bazofilia
Bazofilia është term në mjekësi që tregon rritjen e numrit të granulociteve bazofile në gjak. Me termin bazofili përshkruhet gjithashtu vetia e qelizave, respektivisht organeve qelizore, gjatë ngjyrosjes në citologji ose histologji, me çka qelizat marrin ngjyrën e ngjyrave bazike. Është po kjo veti e cila ua ka dhënë emrin Garanulociteve bazofile.
Bazofilia është rritje e numrit të granulociteve bazofile në gjakun periferik. Ndeshet te sëmundjet si: anemia hemolitike, cirroza e mëlçisë, splenektomia apo eksponimi i tepruar ndaj rrezeve X. Po ashtu mund të jetë pasojë e sëmundjeve mieloproliferative, si p.sh. leukemia kronike mieloide dhe polycytemia rubra vera.[1]
Bazofilia shoqërohet shpesh me eozinofili.
Shiko edhe këtë
RedaktoBurimi i të dhënave
Redakto- ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |