Besar Raphael Likaj është një kompozitor, producent dhe regjizor franko-shqiptar i lindur në vitin 1986 në Shqipëri.

Në moshën 6 vjeçare ai filloi të mësoi pianon në shkollën e muzikës "Onufri" në Elbasan (Shqipëri). Në moshën 14 vjeç, ai shpërngulet në Bordo, Francë, ku vazhdon studimet per letërsi dhe muzike. Mbasi mbaroi ciklin e mesëm me çmimin e parë ne Conservatoire National de Bordeaux për piano, në moshën 20 vjeçare, Besar u shpërngul në Paris dhe përfundon gjithashtu studimet me çmimin e parë në Conservatoire National de Paris për kompozim dhe muzikë dhome. Në fund të studimeve të tij Besar Likaj vendos ti përkushtohet kompozimit.

  • Në 2011 Besar Likaj merr pjesë si kompozitor në Concours de l'Eurovision 2011 (Albanie) me këngën "E bukura dhe bisha" interpretuar nga Besa Kokëdhima
  • Në 2012 kompozon të gjithe muzikën e filmit me metrazh të gjatë Ruptures, menaces nocturnes me regjizurë të Ana Gironella (në rol kryesor Nawell Madani ndër te tjerë...)
  • Në vitin 2013, ai mori çmimin "Magjia e parë" në festivalin Kënga Magjike me këngën "Ndej" interpretuar nga Xhoi

  • Në vitin 2014 Besar Likaj ështe kompozitori/soundesigner i agjencisë e OOB. Ai ka kompozuar muzikë për disa fushata publicitare për marka lluksoze si Yves Saint Laurent, Lancôme, Serkan Curaetj...
  • Në 2015 bëhet pjesë e ekipit të iTV Studios France si kastues i emisionit  The Voice : La Plus Belle Voix
  • Viti 2016 është viti ku Besar Likaj prodhon në bashkpunim me Sebastien Fouster single-in e parë për këngëtaren Diem të titulluar  Here You Gun. Ky vit është një pikë referimi e rëndësishme sepse ai do të ketë gjithashtu eksperiencën e tij të parë si regjizor në këtë klip.


  • Në 2018, Besar Likaj prodhon, kompozon dhe është regjizor në klipin e dytë të  Diem titulluar SAM . Albumi i parë "Urban Pop" vazhdon të degjohet në mbarë botën ( C8 në serialin Access me rol kryesor  Ahmed Sylla, ndër të tjerë...). Gjithmonë në bashkëpunim me Sébastien Fouster, dhe Diem ai krijon albumin e tyre të dytë, Fëmijët Shkojnë Pop 2 prodhuar në Universal Music Group.

Muzika e rëndë klasike është nje tipar i rëndësishëm në krijimet e Besarit por ai arrinë alkiminë mes saj, modernitetit, eklektizmit dhe inovimit. Besar Likaj është sot një artist me bashkëpunime të shumta në ekuacione të ndryshme muzikore. Në këte faqe Besar Likaj na fton në pasionin e tij, në botën e tij, MUZIKA.