Beteja e Muçibabës - më 30 nëntor të viti 1944 rreth 2 000 , partizan prej Gjilanit, në Pasjan e në Zhegër kaluan lumin Morava e Binçes dhe para orës nëntë të mëngjesit iu ofruan Muçibabës. Aty i priten rojet shqiptare . Kolonat partizane janë shtrirë për dhe. Ata kishin kërkuar leje me kalue gjëja se për Preshevë. Kjo kërkesë e tyre nuk u pranua dhe ne ora 10-të filloi sulmi I tyre.

Beteja e Muçibabës
Data30 nentor 1944
Vendodhja
Muçibabë
Pasoja Fitore Partizane masaker e civileve Shqiptar.
Palët pjesëmarrëse
Mbrojtes Shqiptar Partizanet Jugosllav
Fuqia ushtarake
120 2000
Viktimat dhe humbjet
nuk dihet , 73 shtepi u dogjen 68

Forcat shqiptare në Muçibabë nuk kalonion 120, dhe gjat ditës këtij numri iu shtuan edhe pak vetë. Partizanët u zbrapsën katër herë dhe u ndoqën deri në Pisjan. Numri i tyre vinte e shtohej gjithnjë duke u shtuar me serb të katundeve të Anamoravës.

Në mbrëmje partizanët e bënë edhe nji sulm. Në këtë fazë të luftës u plagos komandanti i forcave shqiptare Ymer Myçybaba dhe shum të tjrerë u vranë. Armiku që mësynte prej tri anëve në ora tetë hynë në katund, nga i cili gratë dhe fëmijët ishin larguar me kohë dhe ishin vendos ne Kokaj, e Llocë. Një orë më vonë flaka iu dha shtëpive. Komandanti Ymer Myçybaba i plagosur u bart dhe u vendos te nipat e tij në Kokaj, ku pas plagëve vdekjepruese ndërroi jetë dhe u vorros në fshehtësi në varrezat e fshatit. Nga plagët e marrura në këtë betejë ndrroi jetë edhe Ahmet Haziri nga fshati Llovcë.

Luftarëve të Myçybabës nuk u erdhi ndihma e duhur, mbasi mijëra partisan i qenë ofruar Karadakut, si nga ana e Gjilanit ashtu edhe nga ana e Preshevës. Prezenca e tyre në pika të ndryshme i pengoi vullnetarët tonë të arrijnë në Muçibabë .

Djegja e 73 shtëpive të Muçibabës u dha forcë kolonave partizane që t'i ngjiten Karadakut nga ana e Gjilanit, Preshevës, Ferizajit, Kaçanikut dhe Kumanovës. Për pak kohë, numri i tyre arriti rreth 20 000.

Për ta shtuar panikun , ata atë mbrëmje dhe të nesërmen krejtësisht ose pjesërieht i dogjën edhe: Depcën, Caravajkën, Lipovicën, Seferët, Lezbalitë, Kurbalijt etj.

Shih edhe Redakto