Beteja e Sfetigradit (1448)

(Përcjellë nga Beteja e Svetigradit (1448))

Stampa:Infobox konflikt ushtarak

Në qershor të vitit 1448, një ushtri e madhe osmane e komanduar nga Sulltan Murati II së bashku me të birin e tij 21-vjeçar, Mehmetin II, i cili më pas do të bëhej edhe ai sulltan. Ajo u përqendrua mbi kështjellën e Sfetigradit[1], si baza kryesore në sistemin mbrojtës të brezit lindor. Garnizoni i përbërë kryesisht nga dibranë dhe i drejtuar nga mirditasi Pjetër Perlati, jo vetëm hodhi poshtë kërkesën për dorëzim pa luftë, por e mbajti me heroizëm kështjellën, duke thyer të gjitha sulmet e njëpasnjëshme të trupave osmane. Skënderbeu godiste pa ndërprerje ushtrinë me sulme të befasishme dhe arriti të hynte deri në kampin e ushtrisë osmane. Kjo e lehtësoi detyrën mbrojtëse të kështjellës. Garnizoni rezistoi deri sa osmanët arritën të zbulonin e të prishnin kanalin e furnizimit të kështjellës me ujë të pijshëm. Pas bisedimeve me sulltanin, Pjetër Perlati dorëzoi kështjellën, me kusht që të largohej i lirë bashkë me armët. Në korrik të vitit 1448, Sfetigradi kaloi në duart e osmanëve. Për lidhjen e Lezhës kjo ishte një humbje. Kështjella e Sfetigradit ishte baza ushtarake kryesore e pjesës jugore të brezit kufitar lindor të trojeve shqiptare.

Të dhëna për betejënRedakto

  1. Beteja e Sfetigradit u zhvillua ne mars 1448.
  2. Kjo shënonte humbjen e parë të Lidhjes së Lezhës nga turqit.
  3. Sipas kronikanëve të kohës janë vrarë 1200 ushtarë.
  4. Mori emrin e Sfetigradit (qyteti i shenjtë), sepse aty ndodhen shumë vende kulti.
  5. Ajo zgjati një muaj, nga qershori deri në korrik.
  6. Skënderbeu nuk ishte në kështjellë, por sulmonte nga malet.
  7. Pas betejës aty u shpërngulën shumë turq, ku nisën jetën e tyre. Dhe sot fshati Koxhaxhik është i banuar nga popullsi turke.
  8. Vetë fshati Koxhaxhik e ka marrë këtë emër nga turqishtja, që do të thotë “betejë e madhe”.
  9. Varrezat ishin ndarë në dy pjesë, në myslimane, rreth 900, dhe katolike, rreth 300.
  10. Pasi iu ndërpre uji nga osmanët, kështjella u dorëzua.

NoteRedakto

  1. ^ Sot Komuna e Dibrës