Biblioteka e Studimeve Gjinore dhe për Familjen

Biblioteka e Studimeve Gjinore dhe për Familjen është biblioteka e parë feministe në Shqipëri. Kjo bibliotekë është hapur së fundmi nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim. [1]

"Biblioteka e Studimeve Gjinore dhe për Familjen", Tiranë

Në bibliotekë gjenden rreth 3000 tituj librash, revistash dhe botimesh studimore, përfshirë koleksionin e librave të filozofes amerikane Anne Donchin. Librat u përkasin fushave të ndryshme shkencore – studimore si feminizmit, të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore, shëndetit riprodhues, bio-etikës, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë, seksualitetit dhe gjinive të ndryshme letraro-artistike. Pjesa më e madhe e tyre janë në gjuhën angleze.

Referime Redakto

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2018. Marrë më 11 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)