Një bunker i tillë me 5 kate nën toke është ndërtuar mes viteve 1972 dhe 1978, me 106 dhe nga një sallë Kuvendi, ku ekspozohen objekte që janë përdorur nga ish udhëheqësit komunistë në vitet 76’-80’, ndodhet në zonën e njohur si Shish Tufina, në Tiranë. Komandanti suprem i forcave të armatosura në epokën e ndërtimit të bunkerit (1972-1978) ishte Enver Hoxha. Në epokën e ndërtimit të bunkerit (1972 – 1978) kryeministër ishte Mehmet Shehu, që në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes dhe inspirues i planit për bunkerizimin e Shqipërisë, e kishte vizuar gjithë ndërtimin e strukturës. Bunkeri antibërthamor nga netori 2014 është kthyer në një muze dhe quhet Bunk’Art.

Logo e BUNK'ART
Salla e madhe që do perdorej si Kuvend

Dhoma e Enver Hoxhës Redakto

Në tunel ndodhet apartamenti i Enver Hoxhës. Një paradhomë me një tavolinë pune, një telefon dhe makinë shkrimi, më pas dhoma e pritjes, me kolltuqe të vjetër, radio, një raft librash, e televizor bardh e zi. Ngjitur me të, dhoma e gjumit, e mobiluar thjesht, një krevat dopio në mes, mbuluar me një jorgan atllasi ngjyrë të kuq, dhe një dollap rrobash, e për ta kompletuar apartamentin, brenda një tualet, ku të bie në sy edhe bideja ngjyrë e kuqe.

Dhoma e Mehmet Shehut Redakto

Dhoma e ish kryeministrit Mehmet Shehu ndodhet në anën tjetër të tunelit, jo shumë afër me atë të udhëheqësit. Edhe ajo e mobiluar pothuajse njëlloj si e Hoxhës, por pak më e vogël në përmasa. Pjesa tjetër e tunelit përbëhet nga dhoma të veçanta, ku janë ekspozuar veshje ushtarake, armatime, libra, letra, tela me gjemba, radio, e objekte të ndryshme të asaj kohe. Në katin e tretë një bar-kafe e një kinema që mban 150 vetë.

Vendndodhj Redakto

Bunkeri, i cili ndodhet në Shish Tufinë, pranë Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm, u hap me rastin e 70 -vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, ku përmes shumë formave shprehëse, zbulon mesazhet që janë përcjellë brenda këtij bunkeri që simbolizon izolimin e Shqipërisë komuniste, por edhe përballjet e vazhdueshme mes bllokut komunist e perëndimit gjatë luftës së ftohtë.