Cassidy Freeman (e lindur më 22 prill 1982 në Çikago, Illinois) është një aktore dhe këngëtare amerikane. Ajo njihet për rolin e saj si Tess Mercer në SmallvilleThe CW.

Cassidy Freeman

Jeta dhe arsimi Redakto

Prindërit e saj janë fermerë bagëtish. Ajo ka dy vëllezer më të mëdhenj, aktori Crispin Freeman dhe muzikanti Clark Freeman.

Freeman u diplomua nga Shkolla Latine e Çikagos dhe pastaj nga Middlebury College në 2005 me gradë në Teatër dhe Spanjisht.

Aktrimi Redakto

Freeman interpreton në trilerin YellowBrickRoad që është shkruar dhe drejtuar nga Andy Mitton dhe Jesse Holland. Ajo është shfaqur në disa seriale televizive si CSI: Hetimi i Skenës së Krimit si Oficerja Donna Grayson, një nga oficerët e perfshirë në një shkëmbim zjarri në sezonin 10, episodi 4: Coup de Grâce.

Në shtator 2008, Freeman filloi të interpretojë në serialin Smallville si CEO e Luthorcorp, Tess Mercer, deri në fund të serialit në maj 2011.

Muzika Redakto

Freeman, i vellai i saj, Clark Freeman dhe Andy Mitton formuan bandën e quajtur "The Real D’Coy", ku Freeman këndon dhe luan në piano.

Jeta personale Redakto

Hobit e Freeman janë shëtitje, volejboll dhe waterpolo, kënga dhe piano. Ajo ka një qen që quhet Shasta.

Bamirësi Redakto

Freeman është një anëtare aktive e bamirësisë "Heal the Bay", e cila punon për të pastruar dhe për të mbrojtur ujërat e Bregut Perëndimor dhe meson fëmijet e paprivilegjuar të Santa Monikës si pjesë e projektit "Virginia Avenue Project".

Filmografia Redakto

Titulli Viti Lloji Roli Shënime
Razor Sharp 2006 Film i shkurtër Veronica Sharpe
Clock 2006 Film i shkurtër
Finishing the Game: The Search for a New Bruce Lee 2007 Film Shirley
An Accidental Christmas 2007 Film televizioni Kristine
Austin Golden Hour 2008 Film televizioni Charlie
Starlet 2008 Film i shkurtër Courtney
Cold Case 2008 Serial televiziv Laura McKinney Episodi: "True Calling"
Smallville 2008-2011 Seriali televiziv Tess Mercer (Lutessa Lena Luthor) Rol i rregullt, 47 episode
You've Reached the Richarde & Gribbeen 2009 Film i shkurtër Theresa
Shades of Gray 2009 Film i shkurtër Lisa
CSI: Crime Scene Investigation 2009 Serial televiziv Oficerja Donna Grayson Sezoni 10, episodi 4: Coup de Grâce
YellowBrickRoad 2010 Film Erin Luger


  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.