Dërrasa e zezë është vegël që përdorin nxënsit në vend të fletave për të shkruar gajtë orës së mësimit. Dërrasa e zezë është emër i cili ka mbetur si identifikues i tabetës së shkrimit për shkak të ngjyrës së saj të zezë në vitet e paraqitjes së saj në trojet tona.

Dërrasa e zezë në një klasë

Sot tabelat e shkrimit kan ndërruar nga përbërja e ndërtimit, ngjyra ashtu edhe nga kualiteti duke mundësuar që mbi to të shkruhet jo vetëm me shkumës, por edhe me mjete tjera të shkruarjes më kualitative dhe ngjyra të ndryshme.

HistoriaRedakto

Dërrasa e zezë, një copë druri e rrafshët në formë katërkëndëshi kënddrejt e mbështjellur me një shtresë të zezë, deri në vitet 1950 në Kosovë për shumë nxënës ka shërbyer si mjeti i vetëm në të cilën me ndihmen e një shkumsi ushtronin shkrimin. Secili nxënës që shkonte në shkollë duhej që të merrte me veti një dërrasë të tillë, ashtu që detyrat e shtëpisë që kishte bërë, të ja tregonte mësuesit. Në skajet e dërrasës, nëpër dy bira ishte i futur një konop që ju mundësonte nxënsve ta varnin në qafë apo ta mbanin mbi krahë.[1]

Në fillimet e pasluftës së dytë botërore, shkalla e analfabetizmit në Kosovë ka qenë e lartë, shumë pak njerëz kanë ditur të shkruanin në alfabetin e gjuhës shqipe sa që edhe mësuesit kanë përdorur alfabetin cirilik për të shkruar shqipen. Në mungesë të kushteve materiale, me ndihmen e këtyre dërrasave ka filluar arsimi i popullit të Kosovës në gjuhën shqipe.


Burimi i të dhënaveRedakto

  1. ^ Përgjegje e pleqëve gjakovarë pyetjes së shtruar në nëntor 2006, në çka keni shkruar ju.