Hape menynë kryesore
4 dëshmorët e 2 prillit

Protestat kundër regjimit diktatorial të komunistëve enveristë në 2 prill të vitit 1991, i morën jetën katër të rinjve studentë në qendër të Shkodrës. Shpallja e protestave në të gjithë Shqipërinë, arriti pikën kulmore në kryeqendrën e veriut, nga ku u demonstrua hapur qëndresa e studentëve dhe popullsisë vendase, për te rrëzuar regjimin. Vrasja e të rinjve, futi në zi jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërinë, pasi u morën katër jetë të pafajshme, katër jetë rinore, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, të cilët u bënë martirë të demokracisë për të çuar në vend nderin e kombit[1].

BurimetRedakto

  1. ^ "Dëshmorët e Demokracisë". Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 dhjetor 2010. Marrë më 11 nëntor 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)