Dariga Nursultanqyzy Nazarbayeva (kazakisht: Дариға Нұрсұлтанқызы Назарбаева; rusisht: Дарига Нурсултановна Назарбаева; e lindur më 7 Maj 1963) është një politikane kazake dhe vajza e presidentit të Kazakistanit Nursultan Nazarbayev. Ajo ishte Zëvendës Kryeministre nga viti 2015 deri në 2016.

Dariga Nazarbayeva në vitin 2006.

Jeta dhe karriera Redakto

Nazarbayeva ka lindur në Temirtau në vitin 1963. Një kohë ajo ka punuar si kreu i agjencisë zyrtare të lajmeve shtetërore, Khabar. Ajo formoi partinë politike kazake Asar, që përkthehet "të gjithë së bashku". Partia e saj Asar u bashkua me partinë pro-Nazarbayev, Otan, në korrik të vitit 2006.[1]

Shumë analistë besojnë se presidenti Nazarbajev po përgatit vajzën e tij për ta pasuar atë pas pensionimit ose vdekjes së tij. Marrëdhënia e saj me babain e saj është përkeqësuar kohët e fundit, pjesërisht për shkak të kritikave ndaj administratës së tij që ajo ndonjëherë shpreh.[2]

Më 3 prill 2014 Nazarbayeva u zgjodh nënkryetar i Mazhilis. Më 11 shtator 2015 ajo u emërua zëvendëskryeministër. [3][4] Një vit më vonë, më 13 shtator 2016, ajo u emërua në Senat; Ajo u caktua si kreu i Komitetit të Senatit për Çështjet Ndërkombëtare, Mbrojtje dhe Siguri më 16 shtator.[5]

Referime Redakto

  1. ^ Background Note: Kazakhstan U.S. Department of State
  2. ^ Kazakhstan: Apparent Rift Opens Within Nazarbaev Family RadioFreeEurope/RadioLiberty
  3. ^ "Dariga Nazarbayeva appointed Vice PM of Kazakhstan" (në anglisht). Kazinform. 11 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2018. Marrë më 17 dhjetor 2015.
  4. ^ Kazakhstani President appoints Dariga Nazarbayeva as deputy PM, Ilaha Ahmadova in Astana for Azertac news agency, Baku 12 September 2015.
  5. ^ "Kazakh president's daughter appointed head Of Senate committee", Radio Free Europe/Radio Liberty, 16 September 2016.

Lidhje të jashtme Redakto