Dashuri e Pafund (Turqisht: Kara Sevda, teknikisht Dashuri e Errët) është një seri, telenovelë e dramë turke, prodhuar nga Ay Yapım që pati premierën e saj në Star TV më 14 tetor 2015. Sezoni i parë kishte 35 episode dhe episodi i fundit u dha më 15 qershor 2016. Sezoni i dytë filloi më 21 shtator 2016.[1] Kishte 39 epizoda dhe episodi i fundit u dha më 21 qershor 2017.

Informacione mbi serialin
Kara Sevda Logo.png
Titulli shqip: Dashuri e Pafund
Dashuri e Errët
Titulli origjinal: Kara Sevda
Shteti i prodhimit: Turqi
Viti i prodhimit:
(Vitet e prodhimit):
20152017
Kohëzgjatja e një episode: rreth 120 - 150 minuta
Episode: 74
Gjuha origjinale: Turqisht
Intro: Toygar Işıklı
Studio / Prodhuesi(t): Star TV
Krijuesi(t):
Zhanri: Seri televizive
Telenovelë
Transmetimi i parë në TV: 14 tetor 2015
Interpretojnë

PërmbajtjaRedakto

Kemali (Burak Özçivit) është një djalë i ri që jeton në një lagje të klasës punëtore në Stamboll. Babai i tij Hyseini (Orhan Güner) është berber dhe nëna e tij Fehime është amvise. Ka një vëlla më të madh se ai, që quhet Tarëk (Rüzgar Aksoy), i cili është xheloz ndaj Kemalit dhe një motër më të vogël se ai, që quhet Zejnep (Hazal Filiz Küçükköse).

Nihan (Neslihan Atagül Doğulu) është një vajzë e re e dhe e pasur. Ka një vëlla binjak të quajtur Ozan dhe jeton me prindërit e saj Vildan dhe Önder. Emir Kozxhuollu (Kaan Urgancioğlu) është një biznesmen arrogant, i cili ushqen ndjenja dashurie ndaj Nihanit.

Biznesit të Önderit dalëngadalë i vjen fundi. Vildani, duke mos mundur ta japë pasurinë e saj, i thotë Nihanit të martohet me Emirin për ta shpëtuar biznesin e familjes, por Nihani refuzon pasi nuk i pëlqen arroganca e Emirit. Takimi i parë mes Kemalit dhe Nihanit ndodh në autobus dhe pas një muaji, Kemali i shpëton jetën dhe prej aty miqësia e tyre fillon të shndërrohet në dashuri.

Emiri e kupton se Nihani është e dashuruar dhe e krijon një plan që rezulton të jetë Ozani të vrasë një vajzë. Nihani tani mbetet pa zgjidhje dhe detyrohet të martohet me Emirin për të mos e lënë Ozanin të çohet në burg. Të nesërmen, Kemali i propozon Nihanit për martesë, por ajo e refuzon dhe e lë mes lotëve. Kemali lëndohet thellë nga refuzimi i Nihanit dhe dëshiron të largohet nga vendi, kështu që për të krijuar një jetë të re, ai zhvendoset në Zonguldak.

Katër vite më vonë, në xehetoren ku ai punonte ndodh një aksident. Kemali i shpëton jetën shefit të tij, Hakki, dhe ai e merr atë pastaj si asistent në profesionin e tij.

Pas një viti, Kemali kthehet në Stamboll për të kryer një çështje biznesi me kompaninë e Emirit. Nihani lufton t'i kontrollojë ndjenjat për Kemalin me rikthimin e tij dhe vazhdimisht qan. Gjatë kësaj kohe, Asu Allaxhahan (Melisa Aslı Pamuk), partnerja e Kemalit për biznes, vendoset në Stamboll nga dashuria që ka për Kemalin. Emirit i rriten dyshimet për lidhjen mes Kemalit dhe Nihanit derisa Asu merr vesh se Nihani ishte vajza që i kishte thyer zemrën Kemalit. Emiri shfrytëzon xhelozinë e Tarëkut ndaj sukseseve të Kemalit për ta mbajtur Kemalin larg vetes. Ozani dashurohet me Zejnepen. Kur familjet e tyre e kuptojnë për lidhjen e tyre ata nuk takohen më. Ozani nuk mund ta harrojë Zejnepen dhe e ndjek vazhdimisht. Gjatë kësaj kohe, ai zbulon se miku i Kemalit, Salihu, është i dashuruar me Zejnepen por Zejnepja nuk ka të njëjtat ndjenja për të.

Kemali shumë shpejt gjen se Nihani nuk është e lumtur me martesën e saj dhe se është e detyruar ta mbajë atë gjendje. Kemali mundohet të gjejë arsyen e martesës së Nihanit me Emirin dhe gjatë këtij procesi, Nihani dhe Kemali, pa e ditur as ata vetë, fillojnë ta kthejnë romancën e tyre të vjetër. Kemali është afër ta zbulojë të vërtetën, por Nihani ka frikë se Ozani mund të arrestohet nëse Kemali e kupton, kështu që ajo i kërkon atij ta ndalojë romancën mes tyre. Kemali është i lënduar se Nihani nuk po e beson, kështu ai edhe një herë distancohet nga ajo.

Pasi i thyen zemrën Salihut dhe Ozanit, Zejnepja gjendet në krahët e Emir Kozxhuollut. Mjaft shpejt Emiri dhe Zejnepja flenë bashkë në një hotel dhe Emiri pastaj e largon Zejnepen nga dhoma dhe zbulohet se ky akt ishte vetëm një kurth për ta lënduar Kemalin. Zejnepja mbetet e traumatizuar në fillim, por pastaj planifikon hakmarrjen ndaj Emirit. Ajo e gënjen Ozanin gjoja e do atë dhe kështu bëhet nusja e shtëpisë së Emirit, duke e lënë familjen e Kemalit dhe atë të Nihanit me gojë hapur.

Kemali më në fund e zbulon të vërtetën që qëndron pas detyrimit të Nihanit që rri e martuar me Emirin. Kemalit i rriten dyshimet për këtë situatë dhe bashkë me Nihanin mundohen ta gjejnë nëse Ozani vërtetë e kishte vrarë atë vajzën apo ishte bërë e gjitha kjo nga Emiri. Derisa Emiri merr vazhdimisht e-maile nga një person i panjohur, i cili ka videon që dëshmon se Ozani s'e kishte vrarë atë vajzën, Kemali e zbulon dhe i tregon Emirit se ai ka një vëlla.

Nihani dhe Kemali vendosin të ikin bashkë dhe Ozani bindet të dorëzohet në polici për krimin që ka bërë. Zejnepja që akoma është e dashuruar me Emirin zbulon vendndodhjen e Kemalit me Nihanin dhe i tregon Emirit. Emiri mbërrin te ata dhe e kërcënon Nihanin se nëse nuk e lë Kemalin, ai do t'i thotë gjuajtësit që ka armën e tij drejt Kemalit, që ta vrasë Kemalin. Kur Kemali kthehet, Nihani i tregon atij se gjithçka mes tyre ka mbaruar dhe se do të kthehej tek Emiri. Kemali i kthehet jetës së tij të mëhershme në Stamboll dhe vendos të martohet me Asunë.

Pas disa ngjarjeve, zbulohet se vëllai i Emirit në fakt është motra e tij, Asu dhe ai që i dërgonte e-maile është asistenti i tij, Tufani. Asu ka frikë se Emiri do ta vrasë atë nëse e zbulon kush është. Emiri fshehurazi i jep Asusë një ofertë, që të bashkëpunojë me të për t'i ndarë Kemalin dhe Nihanin përgjithmonë në vend se ta vrasë.

Në fejesën e Kemalit me Asunë, Nihani alivanoset pasi i ndërrojnë unazat. Ozani, që tashmë është i lirë, kapet nga policia në një tentim për t'u arratisur me Zejnepen. Ozani arrestohet dhe dërgohet në qeli. Derisa gjendet brenda qelisë, atij i dërgohen disa fotografi intime të Zejnepes me Emirin. Pasi e kërcënon Zejnepen, ai dërgohet në spital sepse helmohet në ushqim. Në spital, Ozani ndjen se dikush po vinte në dhomën e tij dhe në skenën tjetër e shohim Ozanin të varur në dhomën e tij. Babai i tij, Önderi, në pamundësi për ta përballuar vdekjen e Ozanit, pëson sulm në zemër dhe vdes fill pas të birit. Nihani shkon te mjeku dhe zbulon se është shtatëzënë dhe bart fëmijën e Kemalit. Kemali në këtë kohë e zbulon lidhjen e Emirit me Zejnepen. Ai shkon tek shtëpia e Emirit ndërsa Emiri mban armë. Ata fillojnë të përleshen dhe arma gjuan drejt Emirit dhe e plagos në këmbë. Kemali thërret policinë dhe pastaj dëshiron të futet brenda shtëpisë së Emirit, por e sheh Nihanin teksa vjen drejt tij. Nihani humb kontrollin se si t'i tregojë Kemalit se bart fëmijën e tij dhe në të njëjtën kohë merr një telefonatë ku i tregojnë se Ozani kishte vdekur. Kemali, i zemëruar se Nihani s'i kishte treguar për Emirin dhe Zejnepen e tall Nihanin. Nihani bie në tokë dhe fillon të bërtasë. Ajo vrapon drejt Kemalit dhe e akuzon atë për vdekjen e të vëllait. Kemali mbetet i shokuar dhe Zejnepja e kishte ndjekur këtë akt nga prapa, tani fillon të qajë e të bërtasë. Zejnepja tenton të arratiset por gjatë kësaj ajo humb beben dhe kështu kthehet në shtëpinë e saj. Sezoni përfundon me Emirin në spital, teksa lufton për jetë. Kemali futet në burg për tentim-vrasjen e Emirit dhe Nihani lë Stambollin për ta rritur fëmijën larg të gjithëve.

Fillimi i sezonit të dytë

Fillon me Emirin teksa lirohet nga spitali në karrocë, sepse këmba e tij është e paralizuar. Nihani po jetonte në një shtet tjetër dhe Kemali del nga burgu. Pak kohë pas daljes nga spitali, Emiri rremben Denizen, vajzën e Nihanit. Nihani shkon te Kemali për ndihmë, por e largojnë pa e dëgjuar. Nihani tashmë pa pasur asnjë ndihmë, nuk i mbetet asnjë zgjidhje vecse të kthehet tek Emiri. Kemali fillon të bëjë përgatitjet për dasmën me Asunë, derisa Nihani kthehet të luajë familjen e lumtur me Emirin.

Shënim: Sezoni i dytë është i fundit i serialit dhe mbaron me një ngjarje tragjike.

Aktorët dhe personazhetRedakto

Kryesorë / Ndihmës
Aktorët Roli Shënime
Burak Özçivit Kemal Sojdari Protagonist kryesor
Neslihan Atagül Doğulu Nihan Sezin Kozxhuollu / Nihan Sezin Sojdari Protagoniste kryesore
Kaan Urgancıoğlu Emir Kozxhuollu Antagonist kryesor
Hazal Filiz Küçükköse Zejnep Sojdari Sezin / Zejnep Sojdari Kozxhuollu Kryesore
Melisa Aslı Pamuk Asu Alaxhahan Sojdari / Asu Alaxhahan Kozxhuollu Kryesore
Zerrin Tekindor Lejla Axhemzade Kandarli Ndihmëse
Orhan Güner Hysejin Sojdari Ndihmës
Zeyno Eracar Fehime Sojdari Ndihmëse
Neşe Baykent Vildan Axhemzade Sezin Ndihmëse
Barış Alpaykut Ozan Sezin Ndihmës
Rüzgar Aksoy Tarık Sojdari Ndihmës
Ali Burak Ceylan Tufan Kaner Ndihmës
Burak Sergen Galip Kozxhuollu Ndihmës
Kerem Alışık Ajhan Kandarli Ndihmës
Uğur Arslan Zehir (Fikret) Ndihmës
Erhan Alpay Hakan Ndihmës
Arven Beren Deniz Kozxhuollu/ Deniz Sojdari Ndihmëse
Të tjerë
Aktorët Roli Shënime
Çağla Demir Banu Akmeriç Sojdari Sezoni 1 & 2
Gökay Müftüoglü Salih Sezoni 1
Kürşat Alnıaçık Önder Sezin Sezoni 1
Metin Coşkun Hakkı Alaxhahan Sezoni 1 & 2
Ece Mudessiroğlu Zehra Tozkan Sezoni 2
Gizem Karaca Ekmekçi Merxhan Komser Sezoni 2

Çmimet dhe nominimetRedakto

Viti Organizimi Kategoria Nominimi (et) Rezultati Ref.
2015 Bilkent Television Awards Aktori më i mirë në dramë Burak Özçivit Fitues
Ayaklı Newspaper Awards Aktori më i mirë
Ayaklı Newspaper Awards Aktorja më e mirë Neslihan Atagül Doğulu
Ayaklı Newspaper Awards Aktori më i mirë ndihmës Kaan Urgancıoğlu
Ayaklı Newspaper Awards Aktorja më e mirë ndihmëse Zerrin Tekindor
2016 International Conference on Occupational Health and Safety Çmim të veçantë Kara Sevda
Golden Object Awards Aktorja më e mirë ndihmëse Hazal Filiz KucukKose
KKTC Magazine Gazeteciler Aktorja më e mirë ndihmëse Hazal Filiz KucukKose
Magazinci.com Internet Media (Best) TV

Performanca e vitit

Burak Özçivit
Magazinci.com Internet Media (Best) Seriali i vitit Kara Sevda
Magazinci.com Internet Media (Best) Aktorja më e mirë Neslihan Atagül Doğulu
Golden Object Awards Aktorja më e mirë Neslihan Atagül Doğulu
.Müzikonair Awards Aktorja më e mirë Neslihan Atagül Doğulu
Ege University 5th Media Awards Aktorja më e mirë Neslihan Atagül Doğulu Nominuar
Ege University 5th Media Awards Aktori më i mirë Burak Özçivit
6.Ayaklı Gazete TV Stars Awards Aktorja më e mirë për dramë Neslihan Atagül
KTÜ Media Awards Aktorja më e vlerësuar Neslihan Atagül Doğulu
43.Pantene Golden Butterfly Awards Aktorja më e mirë Neslihan Atagül Doğulu
43.Pantene Golden Butterfly Awards Aktori më i mirë Burak Özçivit
43.Pantene Golden Butterfly Awards Muzika më e mirë Toygar isikli
43.Pantene Golden Butterfly Awards Regjisori më i mirë Hilal Saral
43.Pantene Golden Butterfly Awards Seriali më i mirë Kara Sevda
43.Pantene Golden Butterfly Awards Çifti më i mirë Burak Özçivit

&

Neslihan Atagül Doğulu

43.Pantene Golden Butterfly Awards Aktorja më e mirë e re Melisa Asli Pamuk Fitues
Seoul International Drama Awards Aktorja më e mirë Neslihan Atagül Doğulu Nominuar
Seoul International Drama Awards Seriali më i mirë Dashuri e Pafund Fitues
2017 Bilkent TV Awards Aktorja më e mirë Neslihan Atagül Doğulu Nominuar
Turkish Children's Awards Aktorja më e mirë Neslihan Atagül Doğulu
Magazinci.com Internet Media Magazine Oscars Awards Aktorja më e mirë ndihmëse Zerrin Tekindor Fitues
Ayaklı Newspaper Awards Aktorja më e mirë ndihmëse Melisa Asli Pamuk
44.Pantene Golden Butterfly Awards Muzika më e mirë Toygar isikli Nominuar
44.Pantene Golden Butterfly Awards Çifti më i mirë Burak Özçivit

&

Neslihan Atagül Doğulu

44.Pantene Golden Butterfly Awards Aktori më i mirë Burak Özçivit
44.Pantene Golden Butterfly Awards Aktorja më e mirë e re Hazal Filiz KucukKose Fitues
45th International Emmy Awards Telenovela më e mirë Dashuri e Pafund Fitues [2]

PopullaritetiRedakto

  • Seriali është shitur në më shumë se 74 shtete.
  • Seriali është përkthyer në më shumë se 50 gjuhë.
  • Seriali i parë turk që fiton International Emmy Awards, njërin nga çmimet më të rëndësishme në botë.
  • Seriali i parë turk që arriti 1 milionë abonues në platformën e YouTube.

ReferimetRedakto

  1. ^ Kara Sevda Yeni Sezon 2. Tanıtım. Ay Yapım. 29 gusht 2016. Marrë më 22 shtator 2016 – nëpërmjet YouTube. Kara Sevda yeni sezon ilk bölümüyle 21 Eylül Çarşamba günü saat 20.00'de Star'da! Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "2017 International Emmy® Awards Nominees". Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2017. Marrë më 29 shtator 2018. |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)