Dekameroni cilësohet si kryevepër e Giovanni Boccaccio-s. Kjo vepër në hyrje shtjellon sëmundjen e murtajës që ishte përhapur me të madhe në Firence të Italisë në vitin 1348, sëmundje kjo që shkaktoi humbje të mëdha njerëzish. Dekameroni ka dhjetë protagonistë, shtatë vajza e tre djem, të cilët për t'i shpëtuar murtajës që po bënte kërdi gjithandej, vendosin të largohen nga Firencja për t'u vendosur në një vend larg qytetit, ku asgjë nuk të kujton murtajën dhe lëngatën. Të gjithë protagonistët janë të rinj, nga tetëmbëdhjetë në njëzet e tetë vjeç dhe qëndrojnë së bashku për dy javë. Ata vetorganizohen, ndajnë punët, rolet dhe detyrat. Çdo ditë, mbreti apo mbretëresha e zgjedhur do ta udhëheqë grupin në mënyrë sa më të çmendur, që askush të mos mërzitet dhe që të shmangen tërë konfliktet e mundshme. Gjatë këtyre dy javëve të qëndrimit së bashku, të rinjtë mblidhen në një lëndinë dhe secili me radhë tregojnë nga një rrëfenjë, sipas temës që përcaktohet nga mbretëresha apo mbreti i ditës. Rrëfenjat kanë si karakteristikë kryesore të tregohen në mënyrë sa më të çiltër e të lirë nga të rinjtë që i frikësohen murtajës por jo fjalës. Gjithashtu kemi edhe rrëfenja të një strukture të dyfishtë: struktura e parë është ajo e kuadrit të rrëfimit, kurse struktura e dytë është ajo e ditëve të rrëfimit.

Shpjegim
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


Decameron, 1492