Dermir Krasniqi ka lindur më 10 shkurt 1950 në fshatin TygjecDardanësKosovë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm-drejtimin muzikor e keru në Prishtinë. Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku, që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”.

Demir Krasniqi
U lind më10 shkurt 1950
Tygjec
Vdiq më20. 8. 2021, Gjilan
KombësiaShqiptar
Gjinitë letrarekëngëtar - shkrimtar

Punoi si mësimdhënës i kulturës muzikore në shumë shkolla të Kosovës, profesion të cilin edhe tash e ushtron. Këngës dhe folklorit deri më sot nuk i është ndarë asnjëherë.

Në opusin e tij krijues, ka më se 1500 këngë e valle origjinale, të thurura, të kompozuara dhe të incizuara nëpër disqe[1] gramafoni, audiokaseta, videokaseta, CD e DVD. Është mbledhës i folklorit burimor muzikor dhe deri më tash ka grumbulluar mbi 4000 këngë të ndryshme, disa prej të cilave i ka të publikuara, e, që janë deshifruar nga etnomuzikologu Lorenc Antoni në blenet IV, V, VI dhe VII të “Bleni muzikor shqiptar”. [2]

Demir Krasniqi merret edhe me gazetari. Punoi dhe jetoi në Gjilan ku edhe më 20.8.2021 ndërroi jetë.[3]

Demir Krasniqi, ka botuar edhe këto vepra

  1. Mallëngjima e ushtima, Prishtinë, 1993
  2. Qamili i vogël-zë që nuk shuhet (monografi), Prishtinë, 1995
  3. Gjakon Kosova, Gjilan 1998
  4. Bejtë Pireva, Gjilan 2002
  5. Zeqir Maroca,Gjilan 2002
  6. Këngë krismash lirie I, Gjilan, 2003
  7. Këngë krismash lirie II, Prishtinë, 2003
  8. Familja Kurti nga Tygjeci (monografi), Prishtinë 2004
  9. Shtojzovallet e Gollakut, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 2005
  10. Kushtrim lirie, SH.B. “Kurora”, Gjilan 2005
  11. Liman Shahiqi-trimi i Gollakut, Prishtinë, 2005
  12. Kroi i këngës-Gjilan, 2006
  13. Qamili i Vogël: Këngë përjetësie (mblodhi, redaktoi dhe deshifroi me nota Demir Krasniqi), nëntor 2006
  14. Krenaria e Gollakut ( Me rastin e 40-vjetorit të karrierës dhe krijimtarisë muzikore) - Gjilan, 2008
  15. Diell Lirie, Gjilan, 2008[4]



Shih edhe këtë

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ http://www.discogs.com/artist/2018820-Demir-Krasniqi
  2. ^ https://rajonipress.com/ndahet-nga-jeta-demir-krasniqi-krijues-i-palodhshem-kengetar-popullor-i-admiruar-nga-te-gjithe/
  3. ^ https://rajonipress.com/ndahet-nga-jeta-demir-krasniqi-krijues-i-palodhshem-kengetar-popullor-i-admiruar-nga-te-gjithe/
  4. ^ http://krijimtaria.blogspot.com/2008/11/diell-lirie-demir-krasniqi_9726.html

Lidhje të jashtme

Redakto