Termi "Derbi i Tiranës" i referohet derbit lokal në Tiranë, kryeqytetit të Shqiperisë të luajtur ndërmjet dy prej tre klubeve profesioniste të futbollit KF Tirana, Dinamo ose Partizani . Ai i referohet në mënyrë specifike ndeshjeve individuale midis klubeve, por mund të përdoret gjithashtu për të përshkruar rivalitetin e përgjithshëm të vazhdueshëm midis klubeve, lojtarëve dhe/ose tifozëve.

Tirana është i vetmi qytet në Shqipëri që ka tre klube profesioniste futbolli dhe i vetmi që ka më shumë se një klub profesionist.

Rivalitetet Redakto

KF Tirana v Partizani Redakto

Derbi i Madh quhet çdo ndeshje e zhvilluar mes klubeve të futbollit KF Tirana dhe Partizani Tirana, dy rivalët më të mëdhenj në kryeqytetin TiranëShqipërisë . Ndeshjet mes dy skuadrave kanë një histori të gjatë dhe pothuajse gjithmonë kanë bërë faqen e parë të lajmeve në vend, me tensione të larta mes tifozëve në tribuna dhe lojtarëve. Megjithatë, që nga viti 2008, me rënien e Partzanit, derbi u zbeh për pak kohë deri në rikthimin e tyre për sezonin 2013-14. Që atëherë derbi mori edhe një herë rëndësi.

KF Partizani ka një avantazh historik prej 20 fitoresh dhe 50 golash në kampionat. [1]

Ditet e derbit në Tiranë na shoqerojnë me tensione në Tribina nga Tirona Fanatics dhe Guerrils,festimet e golave etj.

Dinamo - KF Tirana Redakto

Rivaliteti mes KF Tirana dhe Dinamo Tirana, është një nga derbet më të gjata që zhvillohen aktualisht në Shqipëri. [2] Të dy janë klubet më të suksesshme nga qyteti. KF Tirana dominon qoftë historikisht, qoftë gjatë 25 sezoneve të fundit ndaj Dinamos. Megjithatë, ata kanë barazime në kompeticionin e Kupës.


Por ky derbi nuk ishtë më i madh se derbi mes Tiranës dhe Partizanit sepse Tirana dominon në të gjitha aspektet ndaj Dinamos.

Dinamo – Partizani Redakto

Derbi mes Partizanit të Tiranës dhe Dinamo Tiranës është kontestuar shumë herë dhe po ngjall emocione të forta. Duke qenë se dy skuadrat kanë pasur fate të ndryshme kohët e fundit, të dyja në periudhën larg ligës së lartë, derbi është rritur në rëndësi. Duke qenë se Dinamo ishte historikisht e lidhur me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe pasi Partizani ishte e lidhur me Lëvizjen Nacionalçlirimtare, kjo ndeshje shpesh cilësohet në mënyrë nënçmuese si "derbi komunist".

Por ky nençmim ndaj derbit nuk e ndal Partizanin e Tiranës që të mos demoloi ekipin e Partizanit,çoftë taktikisht,çoftë edhe historikisht

  1. ^ "Derbys between 1997-present". fotbal.tv. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2012. Marrë më 17 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Derbys between 1990-present". fotbal.tv. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2012. Marrë më 17 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)