Deti i Azovit është det në Evropën Lindore, dhe nganjëherë konsiderohet si një shtrirje veriore e Detit të Zi. Deti Azov kufizohet në veri dhe perëndim (gadishulli i Krimesë) nga Ukraina dhe në lindje-juglindje me Rusinë. Deti Azov lidhet me Detin e Zi me ngushticën e Kerçit.. Lumenjtë e mëdhenj që derdhen në Detin Azov, lumi Don dhe lumi Kuban, e lidhin atë me zemrën kontinentale. [1][2]

Deti Azov nga pamja satelitore

Deti i Azovit është rreth 340 km i gjatë dhe 135 km i gjerë dhe ka një sipërfaqe prej rreth 37,600 km katrorë.[3] Deti Azov është deti më i cekët në botë, me thellësi që varion nga 0.9 në 14 metra.[4] Dyshemeja e detit është relativisht e lëmuar dhe e sheshtë për shkak të depozitimeve të baltës, rërës dhe guaskave nga prurja e lumenjve. Këto vendburime kanë shtuar numrin e gjireve, lagunave dhe limaneve. [5]

KlimaRedakto

Klima e Detit Azov është kontinentale. Temperatura e zakonshme vjetore atmosferike është 9–11°C. Në korrik temperatura e zakonshme është 23,5–24,5°C, kurse në janar 0–6°C. Gjatë vitit 220–500 mm reshje. Për shkak se Deti i Azovit është i cekët dhe i vogël, ujërat e tij zhvendosen shpejt, madje deri në fund. Prandaj ka pak ndryshim në temperaturë dhe kripësi nga sipërfaqja në fund. Temperatura mesatare vjetore e ujërave sipërfaqësore është 11–12°C. Në muajt më të ngrohtë temperatura mesatare e sipërfaqes është 25-30°C, ndërsa në dimër është nën 0°C. Në dimër, deti i Azovit ngrin nga dy muaj (në ngushticën e Kerçit) deri në katër muaj (në Tahanrih). Kripësia normale është 11-13 përqind. Në pjesën verilindore, ku zbrazen ujërat e ëmbla të lumit Don, kripësia mezi arrin 2-3 për qind, por në pjesën jugore dhe perëndimore, ku marrin ujërat më të kripura të Detit të Zi dhe liqenit të Syvashit (i cili ka një kripësi prej 60 përqind), kripësia rritet në 17.5 përqind. Uji në Detin Azov është i turbullt.[2]

 
Bregu i Detit Azov

ReferimeRedakto

  1. ^ "Sea of Azov | sea, Eastern Europe | Britannica". www.britannica.com (në anglisht). Marrë më 2022-03-06.
  2. ^ a b "Azov, Sea of" (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Sea of Azov | sea, Eastern Europe | Britannica". www.britannica.com (në anglisht). Marrë më 2022-03-06.
  4. ^ "The Shallowest Sea in the World". WorldAtlas (në anglishte amerikane). 2017-04-25. Marrë më 2022-03-06.
  5. ^ "The Shallowest Sea in the World". WorldAtlas (në anglishte amerikane). 2017-04-25. Marrë më 2022-03-06.