Dhimitër Lamani do shkëlqente si diplomat i njohur karriere gjatë regjimit komunist. I diplomuar në Bashkimin Sovjetik, diplomati i njohur Dhimitër Lamani do rreshtohej menjëherë në radhët e diplomacisë shqiptare. Në vitin 1958 ai emërohet ambasador në një nga ambasadat më të rëndësishme të vendit tonë gjatë regjimit komunist në atë të Francës. Dhimitër Lamani e mbajti këtë post për gati 7 vjet, nga viti 1958 deri në vitin 1965. Gjatë kësaj periudhe që ai drejtoi ambasadën shqiptare në Paris, ku marrëdhëniet midis dy vendeve u forcuan shumë dhe pati një lidhje të rëndësishme midis të dyja vendeve. Kjo edhe për vetë faktin se Shqipëria në atë periudhë ishte një vend i izoluar nga vendet e tjera perëndimore.