Dhimitër Ligori (1934-2019) karikaturist shqiptar. Në vitin 1949 ai hyri në Liceun Artistik në degën e Arteve figurative. Konsiderohet edhe si i fundmi i plejadës në revistën “Hosteni”, i cili e nisi krijimtarinë e tij, rreth shtatë dekada më parë, si bashkëpunëtor i jashtëm i saj. Ligori shquhet për kombinimin e elementëve të veçantë të pikturës së kavaletit me karikaturën grafike.