Roma e lashtë sundonte një perandori që shtrihej nga Maroku në perëndim e Iraku në lindje, Britania në veri e Egjipti në jug. Në qendër ndodhej Mesdheu, “një kontinent likuid” që lehtësonte tregtinë dhe nga ku kalonin mallrat, skllevërit, gurët e çmuar për të mos përmendur ushqimet dhe verërat. Nga kjo bujari romakët krijuan një kulturë kënaqësie dhe pasion për ndjesitë që stimulonin gjithë shqisat njerëzore: Shikimin, vështrimin, nuhatjen, prekjen e me radhë. Një botë globale kënaqësish kishte mbërritur. Nën sundimin e perandor Tiberiusit romakët zhvilluan shijen për të pirë me stomak bosh. Vera ishte e disponueshme si në sasi dhe në cilësi, e para ishte e lirë dhe prodhohej në masë e ndonjëherë duhet të ëmbëlsohej me mjaltë. Gjatë festivalit të dhjetorit pija ishte ajo që mbizotëronte në radhët e romakëve dhe skllevërve të tyre. Në gjithë Pompein ekzistonin bare. Skenat e festave në afresket e Pompeit shpesh shfaqin meshkuj gjysmë të zhveshur dhe të veshur si femra, ku njëri prej tyre zakonisht po vjell. Romakëve u pëlqente që të bënin banjo më shoqëri dhe banjoja bëhej zhveshur. Krijimi i dritares së xhamit e transformoi eksperiencën e banjos nga një vend të errët e në formë bodrumi në një eksperiencë krejtësisht të re. Banjot u bënë të ndriçuara dhe struktura të bukura me mozaikë, ujë të pastër e të populluara nga njerëz të zhveshur. Një ndër pasionet e romakëve të lashtë ishin pa dyshim banjot e tashmë dihet se këto ishin të shoqëruar me nuditetin. Romakët kishin një pasion të veçantë për ndërtimin. Gjithë personazhet e famshme të historisë romake kanë të paktën nga një ndërtesë që shoqërohet me emrin e tyre: Teatri i Pompeit, Forumi i Augustusit, Shtëpia e Artë e Neronit, Forumi i Trajanit e kështu me radhë. Sofistikimi i arkitekturës nuk gjendej vetëm në pallatin e perandorit. Vilat në Romën e lashtë ishin të ndërtuara në një formë elegante dhe shumë të sofistikuar. Historia e Romës është e mbushur me flirte, dashuri e seks. Vajza e Augustusit, Julia u dëbua nga vendi pikërisht për këto. Më pas është bashkëshortja e Klaudiusit, Mesalina e cila dhe Klodia, ajo qe joshte meshkujt e rinj. Gjithë këto femra ishin nëna në të 30-at e jo ato femrat e reja e të idealizuara që martoheshin që në adoleshencë. Kleopatra nuk ishte shumë e re, kur ajo joshi Mark Antonin, por për romakët ajo ishte e bukur dhe joshëse pikërisht se ishte në moshë. Perandoria romake u themelua nga ekspansioni ushtarak që përfshinte dhe përftimin e thesareve nga armiku. Pushtimi i Maqedonisë rezultoi pre aq e mirë saqë taksimi u ndalua në Romën e vitit 167 para Krishtit. Shumë prej gjërave të plaçkitura të florinjta u shkrinë, por statujat e bronzit u bënë pjesë e koleksioneve të vilave të të pasurve. Koleksionet e objekteve me vlerë ishin një fenomen i parapëlqyer nga të pasurit. Romakët nuk e kishin zakon t’i shijonin kënaqësitë e tyre në rehati. Ekzistonte një këndvështrim se kënaqësia i kishte bërë qytetarët dhe shtetin romak të butë. Ky ishte një vizion që mund të përshkruhej si një rënie morale kolektive. Kënaqësia u importua në Britani pas pushtimit të saj dhe britanikët e pushtuar filluan të shijojnë pa masë banjot e ngrohta dhe festat me pije. Gjithsesi filozofia ishte që kënaqësia duhet të ishte disi e rrezikshme që të shijohej më shumë.

Territoret nën Trajanin

Pija Redakto

 
Vera

Nën sundimin e perandor Tiberiusit romakët zhvilluan shijen për të pirë me stomak bosh. Vera ishte e disponueshme si në sasi dhe në cilësi, e para ishte e lirë dhe prodhohej në masë e ndonjëherë duhet të ëmbëlsohej me mjaltë. Gjatë festivalit të dhjetorit pija ishte ajo që mbizotëronte në radhët e romakëve dhe skllevërve të tyre. Në gjithë Pompein ekzistonin bare. Skenat e festave në afresket e Pompeit shpesh shfaqin meshkuj gjysmë të zhveshur dhe të veshur si femra, ku njëri prej tyre zakonisht po vjell.

Zhveshja Redakto

 
Gjatë një banje Romake

Romakëve u pëlqente që të bënin banjo më shoqëri dhe banjoja bëhej zhveshur. Krijimi i dritares së xhamit e transformoi eksperiencën e banjos nga një vend të errët e në formë bodrumi në një eksperiencë krejtësisht të re. Banjot u bënë të ndriçuara dhe struktura të bukura me mozaikë, ujë të pastër e të populluara nga njerëz të zhveshur. Një ndër pasionet e romakëve të lashtë ishin pa dyshim banjot e tashmë dihet se këto ishin të shoqëruar me nuditetin.

Projektet madhështore Redakto

 
Teatri i Pompeit

Romakët kishin një pasion të veçantë për ndërtimin. Gjithë personazhet e famshme të historisë romake kanë të paktën nga një ndërtesë që shoqërohet me emrin e tyre: Teatri i Pompeit, Forumi i Augustusit, Shtëpia e Artë e Neronit, Forumi i Trajanit e kështu me radhë. Sofistikimi i arkitekturës nuk gjendej vetëm në pallatin e perandorit. Vilat në Romën e lashtë ishin të ndërtuara në një formë elegante dhe shumë të sofistikuar.

Femrat më të mëdha në moshë Redakto

 
Seksi në Romën e Lashtë

Historia e Romës është e mbushur me flirte, dashuri e seks. Vajza e Augustusit, Julia u dëbua nga vendi pikërisht për këto. Më pas është bashkëshortja e Klaudiusit, Mesalina e cila dhe Klodia, ajo qe joshte meshkujt e rinj. Gjithë këto femra ishin nëna në të 30-at e jo ato femrat e reja e të idealizuara që martoheshin që në adoleshencë. Kleopatra nuk ishte shumë e re, kur ajo joshi Mark Antonin, por për romakët ajo ishte e bukur dhe joshëse pikërisht se ishte në moshë.

Meshkujt më të rinj Redakto

 
Homoseksualiteti në Romën e Lashtë

Në Romën e lartë mendohet se meshkujt e rinj ishin të preferuarit e femrave dhe meshkujve në moshë. Adoptimi i Oktavianit nga Jul Cesari përshkruhet nga shumë historianë me faktin se Cesari kishte rënë në dashuri për të riun. Në shoqërinë tonë dhe kohën në të cilën ne jetojmë ky mund të duket një fenomen krejtësisht i papranueshëm, por në Romën e lashtë dëshira për meshkujt e rinj ishte thuajse normative.

Muzika dhe kërcimi Redakto

 
Një grua duke luajtur në kitharë

Shumë i njohin përpjekjet e Neronit për të kënduar dhe luajtur në lirë, por shumë prej senatorëve në atë kohë dinin të luanin në instrumente dhe festonin kështu fillimin e titullit të konsullit. Bashkë me muzikën ishte dhe kërcimi. Shkollat e kërcimit dhe mësimet e muzikës ishin pjesë e rritjes së fëmijëve romakë. Kërcimi ishte diçka që zgjaste përgjatë gjithë jetës, njerëzit nuk reshtnin kurrë së kërcyeri sapo mësonin.

Dhuna Redakto

 
Përleshje gladiatorësh

Si qenie njerëzore ne nuk mund ta pranojmë se njerëzit kanë prirjen ta pëlqejnë dhunën. Romakët ishin shumë të qartë në këtë pikë. Atyre u shijonin ndeshjet e gladiatorëve apo ndeshjet e njerëzve me luanët dhe gjithë spektakorët në amfiteatër ulërinin si të çmendur në favor të më të dobëtit apo më të fortit në dyluftim. Një pjesë e madhe e lojërave që zhvilloheshin në amfiteatër kishin në qendër dhunën e gjakun dhe me sa dukej njerëzve u shijonte ajo gjë.

Koleksionimi Redakto

Perandoria romake u themelua nga ekspansioni ushtarak që përfshinte dhe përftimin e thesareve nga armiku. Pushtimi i Maqedonisë rezultoi pre aq e mirë saqë taksimi u ndalua në Romën e vitit 167 para Krishtit. Shumë prej gjërave të plaçkitura të florinjta u shkrinë, por statujat e bronzit u bënë pjesë e koleksioneve të vilave të të pasurve. Koleksionet e objekteve me vlerë ishin një fenomen i parapëlqyer nga të pasurit.

Ushqimi Redakto

 
Kuzhinë Romake

Romakët kishin shije të mësuar me disa lloje ushqimesh të ëmbla, të hidhura e të kripura. Ata ishin të pasionuar pas gatimit e veçanërisht pas shijimit. Elementi kryesor në përgatitjen e ushqimeve ishte përdorimi i shumë përbërësve si erëzat e importuara nga India apo më gjerë. Recetat përfshinin gatimin e zogjve e deri tek supërat e thjeshta me barëra. Ushqimet ishin të aromatizuara në mënyrë të që ngjallnin dëshirën për të ngrënë.

Rreziku i kënaqësisë Redakto

Romakët nuk e kishin zakon t’i shijonin kënaqësitë e tyre në rehati. Ekzistonte një këndvështrim se kënaqësia i kishte bërë qytetarët dhe shtetin romak të butë. Ky ishte një vizion që mund të përshkruhej si një rënie morale kolektive. Kënaqësia u importua në Britani pas pushtimit të saj dhe britanikët e pushtuar filluan të shijojnë pa masë banjot e ngrohta dhe festat me pije. Gjithsesi filozofia ishte që kënaqësia duhet të ishte disi e rrezikshme që të shijohej më shumë.