Dhuna përkufizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si "përdorim i vullnetshëm i forcës a fuqisë fizike, si kërcënim ose e aplikuar, kundrejt një tjetri, person ose komunitet duke pasur me gjasë rezultate ose mundësi në dëmtime, vdekje, pasoja psikologjike, keqzhvillim, ose pamundësi", megjithëse grupi është i vetëdijshëm që përfshirja e "përdorimit të forcës" në përkufizimin e vet shtrihet përmbi kuptimit konvencional të fjalës[1].

Kaini duke vrarë Abelin.

Siç shpesh justifikohet duke e quajtur instinkt natyror dhe kusht për dominim dhe afirmim e Uni-it mbi tjetrin e pra, kusht i ekzistencës fizike, nuk mund të lejojmë që ky instinkt të mbisundojë akoma në jetën shoqërore. Pulsione të tilla janë, që me daljen e njeriut nga shpella, të dëmshme për të gjitha palët dhe me kalim të shekujve dhuna bëhet gjithnjë e më shumë formë e egërsisë së panevojshme, të ushtruar dhe e servuar individëve dhe më gjerë gjer në nivele kombëtare-etatike si nevojë për mbrojtje të një ashtuquajture vlerë shoqërore-politike e fetare. Dhuna e karakterizuar si katastrofë thjeshtë e ardhur nga natyra si element i lëvizjeve në të, nuk mund të barazohet e as të krahasohet me dhunën historike të panevojshme të paramenduar dhe thurur nga vet njeriu për përfitime egoiste dhe që shkaktojnë dhimbje të hatashme mbi tjetrin. Logjika e së drejtës shtetërore dhe hyjnizimeve kombëtare që shkaktoi shkatërrime dhe vrasje masive e gjer shfarosje të tjetrit nuk zë vend në asnjë shkallëzim krahasues me natyrën dhe rrjedhat e saj. Kjo dhunë, është e njohur se rrjedh nga kombinimi i forcës dhe retorikës dinake të shtetit por dhe institucioneve më të vogla shoqërore, kuptuar këtu edhe familjen, për të shërbyer interesat e caktuara të dhunuesit.

Për ne, nuk është e rëndësishme tani të trajtojmë dhunën e bashkëlindur dhe atë të fituar se dhuna nga do qoftë ta ketë pikënisjen, pjellë ekstremizëm, luftë, shkatërrim e dhembje. Duke u nisur nga kjo, duhet kërkuar me ngulm rrugët dhe proceset për edukim cilësor që nënkupton tolerancën, paqen bashkëjetesën dhe dashurinë. Jeta shoqërore, në raste të ndryshme ka nevojë për represion është fakt, por, asnjë represion nuk guxon të kalojë në dhunë eksesive qoftë edhe për ndërprejen e izolimin e autorit – autorëve të dhunës. Paedukata, lakmia, padurimi, obsesionet, dallimet midis njerëzve dhe shteteve janë pikënisje të dhunës pas së cilës nganjëherë është më lehtë të kapesh se ti kundërvihesh prandaj dhe është më e guximshme kundërvënia se tolerimi i saj. Ku të kërkojmë guximin dhe formën më të suksesshme për të çrrënjosur dhunën ? « Edukimi fillon njëzet vjet para se të lind fëmija », dhe ky është burimi më begatshëm për të ju shmangur dhunës. Një edukim i brezërave i bazuar në parime të shëndosha humane « prodhon » njerëzimin me vlera dhe ndjenja cilësore që mënjanon dhunën fizike dhe verbale. "Është gjithashtu e rëndësishme që për çdo fëmijë, për çdo adoleshent të mësoj të qeverisë agresivitetin e vet në atë mënyre që të mos shndërrohet në dhunë".

Çdonjëri prej nesh, do të pranoj atë që e quejmë vartësi shoqërore, vartësi nga njëri tjetri e për njëri tjetrin në relacion njeri-njeri ; njeri - botë shtazore ; njeri – botë bimore dhe njeri natyrë e vdekur e anasjelltas. Ky princip i mospërjashtimit të relacioneve të parapërmendura shterë burimin e dhunës që në rrënjët e saj. Kjo ndërpret edhe burimet tjera të thjeshta të dhunës sepse parandalon ngritjen e idesë së të drejtës totale dhe të fajit apo të padrejtës totale në marrëdhëniet e individit apo grupit me botën e jashtme.

Kjo edukatë sa më shumë të jetë e praktikuar do të ndihmojë në ngritjen e lirive të vërteta dhe ruajtjen e dinjitetit vetanak, familjar dhe kombëtar në nivel botëror. Dialogu, demokracia dhe të drejatat e njeriut do të kenë vendin e merituar në shoqëri. Çdo dëshirë për të vendosur « të drejtën time » duke vrarë e përdhunuar vlerat e tjetrit do të ndërpritet në zanafillë dhe skajshmëria do të ndërpritet nga vet edukimi i guximshëm që të guxojmë të mos përdorim dhunë se është shumë ma e lehtë dhuna se sa kundërshtimi i saj. A nuk themi shpesh se paqa ndërtohet me paqe ? A nuk themi se dhuna pjellë dhunë? Të mbjellim paqe, që të korrim paqe!

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Krug et al., "World report on violence and health", World Health Organization, 2002.