Diego Costa
Diego da Silva Costa (Spanjisht: [ˈdjeɣo ða ˈsilβa ˈkosta], Portugalisht: [ˈdʒjeɡu dɐ ˈsiwvɐ ˈkɔstɐ]; lindur më 7 tetor 1988), njohur që në fillimet e karrierë së tij si Diego, është një futbollist spanjoll i cili luan me klubin anglez Chelsea në Premier League dhe me kombëtaren spanjolle. Ai luan si sulmues dhe shquhet për mentalitetin dhe aftësinë për të qënë golashënues dhe aftësinë për të ruajtur topin.
![]() Costa duke luajtur për Çelsin në vitin 2015 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Diego da Silva Costa[1] | ||
Datëlindja | 7 tetor 1988 | ||
Vendlindja | Lagarto, Brazil | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Atlético Madrid | ||
Numri | 19 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2004–2006 | Barcelona EC | ||
Karriera si profesionist* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006 | Braga | 0 | (0) |
2006 | → Penafiel (huazim) | 13 | (5) |
2007–2009 | Atlético Madrid | 0 | (0) |
2007 | → Braga (huazim) | 7 | (0) |
2007–2008 | → Celta (huazim) | 30 | (5) |
2008–2009 | → Albacete (huazim) | 35 | (9) |
2009–2010 | Valladolid | 34 | (8) |
2010–2014 | Atlético Madrid | 94 | (43) |
2012 | → Rayo Vallecano (huazim) | 16 | (10) |
2014– | Chelsea | 89 | (52) |
2017– | Atlético Madrid | 44 | (7) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2013 | Brazili | 2 | (0) |
2014– | Spanja | 24 | (10) |
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 7 mars 2020 ‡ National team caps and goals correct as of 1 korrik 2018 |
Ai filloi karrierën e tij me Bragën dhe Penafiel në Portugali, dhe më pas u ble nga Atlético Madrid në vitin 2007. Ai u huazua sërisht mbrapsht te Braga, dhe më pas te Celta dhe Albacete përpara se të shitej te Valladolid në vitin 2009. Ai u rikthye te Atlético sezonin tjetër dhe qënë një pikë kyçe në sulm, duke shënuar 27 gola me klubin që fitoi titullin në vitin 2014, dhe më pas u bashkua me Çelsin për 32 milion £.
Në nivel ndërkombëtar, Costa luajti dy herë me Brazilin në vitin 2013, por më pas tregoi dëshirën e tij për të luajtur me Spanjën, duke marrë pasaportën spanjolle në shtator 2013. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e re në mars 2014, dhe u zgjodh për Kupën e Botës të atij viti.
Referime Redakto
- ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" [FIFA Kupa e Botës Brazil 2014: Lista e lojtarëve] (në anglisht). FIFA. 11 qershor 2014. fq. 29. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2015. Marrë më 12 korrik 2014.