Difraksioni i dritës- Çfarëdo devijimi i dritës nga përhapja drejtvizore e saj quhet difraksion. Difraksioni paraqitet kur drita kalon nëpër vrima apo çarje të vogla, pranë teheve të mprehta,apo kur ajo hasë në ndonjë pengesë në formë të gjysmërrafshit, fijes, sferës, cilindrit, rrjetës etj.[1]


Difraksioni në pengesa me vrimë ndodh kur dimensioni i tyre është i përafërt me gjatësinë valore të valës rënëse. Difraksioni shpjegohet vetëm nëse dritën e konsiderojm të natyrës valore. Nëse dimensioni i vrimës është më i madh se sa gjatësia valore e valëve të dritës, difraksioni ndodh vetëm afër skajeve të vrimës, e jo në mes të vrimës.

Dukuria e Difraksionit te drites 3D [2]

Shpjegimin e difraksionit të dritës më së lehti mund ta bëjmë me principin e Hajgensit (Huygens) sipas të cilit çdo pikë e valës në frontin valor mund të konsiderohet si burim i pavarur i valëve. Këto valë përhapen në drejtimin e frontit valor me shpejtësi të njëjtë me përhapjen e tij dhe pas një kohe ato superpunohen duke dhënë një front valor të njëjtë me frontin e parë valor, por të zhvendosur në distancën d=vt, ku v-është shpejtësia e valëve të dritës, ndërsa t-koha e përhapjes.[3]

Këndin e difraksionit e njësojmë nga formula:

k- nr. Rendor i spektrit
d- Gjerësia e vrimës
λ- Gjatësia valore e dritës
θ- Këndi i difraktimit


Nga formula e mësipërme shihet se rezultatet e difraksionit do të varen nga gjatësia valore e dritës dhe nga gjerësia e vrimës , saktësisht nga raporti λ/d. Sa më e gjerë të jetë çarja apo vrima aq më i madh do të jetë sinusi e aq më i gjerë do të jetë edhe këndi i shmangies që do të thotë difraksioni do të jetë më i qartë pasi largohen vijat e ndritshme apo te errëta në mes vete.


Rrjeti i difraksionit Redakto

Rrjeti i difraksionit zakonisht është një pllakë qelqi apo mase plastike në të cilat me një teknik shumë të përsosur gërvishen numër i madh i vijave paralele në distanca të njëjta vetëm në një drejtim të pllakës. Këto vija praktikisht paraqesin pengesë të kalimit të dritës, ndërsa vijat në mes tyre që janë pjesë e paprekur e pllakës paraqesin vijat e rrjetit nëpër të cilin kalon drita. Këto vija mund të identifikohen me çarje paralele në një perde. Për këtë arsye mund të themi lirisht se rrjeti i difraksionit paraqet një perde me shumë çarje paralele mes vete. Numri i çarjeve mund të jetë nga disa qind deri disa mijë çarje në një centimetër të gjatësisë së rrjetit optik.

 
Difraksioni i dritës, tek laseri i kuq kur hasë në një pengesë.

Konditë që të ndodhë difraksioni është:

 

ku d- është distanca ndërmjet çarjeve e cila quhet konstanta e rrjetës optike dhe jepet me këtë formulë:

 

ku N- është numri i çarjeve në njësinë e gjatësisë.


Aftësia zbërthyese e rrjetit të difraksionit Redakto

Aftësia zbërthyese e rrjetit të difraksionit paraqet raportin në mes të λ dhe Δλ, në mes të dy vijave të afërta të dritës së verdhë të natriumit.


 ,


  -Ndryshimi i gjatësia valore e dritës

Aftësia zbërthyese e rrjetit të difraksionit do të jetë aq më e madhe sa më i madh të jetë numri i çarjeve në njësinë e gjatësisë së rrjetit.


Referime Redakto

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2013. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://weelookang.blogspot.com/2011/10/ejs-open-source-single-slit-diffraction.html
  3. ^ Fizika për studentët e Fakulteteve Teknike / prof. Skender H. Skenderi, Rashit Maliqi.- Prishtinë: Universiteti i Prishtinës: FIEK, 2008.