Dimotkë (Greqisht: Διδυμότειχο/Didymóteicho, [ðiðiˈmotixo]) është një qytet i pozicionuar në pjesën lindore të Rajonit Evros në Maqedoninë Lindore dhe Traki, në verilindje të Greqisë. Ajo është selia e komunës me të njëjtin emër. Qyteti (popullsia. 9,263 në vitin 2011) shtrihet në një fushë dhe gjendet në jug lindje të Svilengradit, në jug të Edirnes, Turqi dhe Orestiadas, në perëndim të Uzunköprü, Turqi, rreth 20 km në veri të Soufli dhe rreth 90 km në veri të Alexandroupoli. Komuna e Dimotkës ka një sipërfaqe prej 569.5 km2 dhe një popullsi prej 19,493 banorësh. Gjatë Luftës së Parë Botërore ishte në përbërje të Bullgarisë.

Dimotkë
Διδυμότειχο
Qytet
Xhamia e Çelebi Sulltan Mehmetit

Emri Redakto

Qyteti ishte i njohur më parë në Katharevousa si Διδυμότειχον, Didymóteichon, nga δίδυμος, dídymos, "binjake" dhe τεῖχος, teîchos, "mur". Emra tjerë relevant të qytetit janë Didymoteicho, Dimotika (në gjuhët sllave të jugut, duke përfshirë gjuhën bullgare dhe pomake) dhe Dimetoka (në gjuhën turke). Për një periudhë kohore ka qenë qendër e rëndësishme ballkanike e bektashizmit.

Shih edhe Redakto