Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Demir Krasniqi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

si sot ekujtoj,une isha femije,shkonim neper shetitje organizuar nga shkollat.Shkolla jone organizoin je shetitje ne fshatin Tuxhevc,vendlindjae DEMIR Krasniqit.Ate bote Demir Krasniqi punonte mesues ne fshat.Udha nje program muzikor qe me lambresa te medha,qe edhe sot pas tri dekadave me ka mbetur ne kujtese,kendonte Demir Krasniqi.'Te gjitha kenget i kendoi bukur,por ajo qe meberi pershtypje te thelle ishte'kenga per Shote Galicen"KJO KOSOVË KA DHËNË SHUMË TRIMA;QË S´HARROHEN KURRË":Nje ze te embel,nje percjelleje shume te mire instrumentale dhe bresherite e simpatizueseve meduartrokitje.DemirKrasniqi i zoteronte mire shume vegla,por kishte mjeshtri shume te talentuar ne violine.Njeri me autoritet te larte neKosove,veqmas ne rrethin e Anomoraves,i cilishquhej per mjeshtri te artit muzikor,por edhe thuaj ishte njeri i pare i shkolluar ngaky rreth malor.Njeri qe kendonte shumeper atdheun me nje motiv patriotik,i shquar te kendoj edhe ne motivin erotik,reportuar te pasur me satire.Kengetar dhe krijues,mesues e edukator i brezave.Ka punuar shume ne mbrojtejen e kultures kombetare,ka luftuar futjene elementeve te huaja ne kengen shqipe,shume kenge,shume albume,mbledhes i folklorit,kompozitor imire dhe botues i 13 librave me kenge.Shume ishte i pranishem ne RTP,kishteshume teinqizuara audio kaseta dhe disqe.Ka qene i guximshem per te vene ne thumb regjimin komunist pushtues dhe korupcionin ne shoqeri,permes kenges.Ka kryar shkollimin per mesimdhenes dhe gazetar.Ka mbi 1500 kenge te vetat te melosit folklorik dhe popullor.Afro kater dekada me kengen,ka kenduar neper festivale,dasma,oda, me grupe te ndryshme folklorike.Njeri qe me punen e tij eshte deshmuar e shperblyar.E qmoj dhe e rrespektoj,kam idhull muziken etij.

     Me nderime ShabanCakolli@yahoo.de

Kesaj skam qka ti shtoi vetem e pergezoi kete person i cili me knaqesi e kujton dhe e respekton kusheriein tim demir krasniqi nga i cili shume kengetare te njohur sot ne Kosove i kane marre hapat e pare nga vete demiri nder ta eshte eshte edhe xhavit sdiku i cili nga muzika ka mberri mjaft ne shume aspekte

me nderiem bialll Krasniqi Prishtine

ing.i dipl.i elktros

Miradie Zymberi-Avdullahi commented on your shënim "Demir Krasniqi: Shpërnguljet e shqiptarëve në këngët tona popullore":

Ky tekst i kesaj kenge me ben te kthehem 11 pas, isha edhe une e debuar me femijet, por isha ne nje familje shume mikepritese dhe zemerbujare ne Sllupçan te Kumanoves! Prandaj te gjithe ata qe e kane perjetuar fatin e tille mund ti ndjejne me nje emocion te veçant vargjet e ketij teksti te kenges se z. Demir Krasniqi! Se paku ne kenge mos te harrohen vuajtjet e dhembjet e popullit se ndryshe po me duket sikur shume kush e ka harruar ate te kaluat te dhimbshme! Flm mik i nderuar Shaban per mundesin qe na jep per te lexuar krijime te tilla em vlera te medha dhe shume domethenese!Respekt per ju dhe z. Demir Krasniqin!

FJALA ËSHTË PËR KËNGËN E SHPËRNGULËJEVE Redakto

Demir Krasniqi: Shpërnguljet e shqiptarëve në këngët tona popullore


Kënga është shënuar në gjuhën lokale të vendit ku edhe është krijuar e kënduar. Pra, në dialektin gegë, ashtu siç flitet në krahinën e Malësisë së Gollakut.

Këngën e ka thurë dhe kënduar Ismajl Shukri Bucaliu, me rastin e vizitës së tij të parë që ia bëri familjes së tij, të gjerë në qytetin Bursa të Turqisë, në vitin 1969.

Familja Bucaliu, nga fshati Jallaqë – komuna e Kamenicës, ishte shpërngulur nga dhuna dhe represioni okupues i pushtetit serbë, në vitin 1958 .

Këngën ( të cilën ia le amanet autori i ndjerë për ta ruajtur, kënduar dhe publikuar), e ka shënuar Demir Krasniqi, në vitin 1998 dhe të njëjtën e ka botua në librin e tij autorial:”Gjakon Kosova”, në Gjilan, më 1998.



Shpërnguljet e treta të popullatës shqiptare, nga trojet e veta etnike, do të realizohen në vitin 1999, nga regjimi fashist i Sllobodan Millosheviqit, i cili për realizimin e këtij elaborati, e vuri në veprim terë arsenalin dhe makinerinë e tij ushtarako-policore. Kështu që populli autokton i Kosovës, duke mos pasur kurrfarë mbrojtje, iu nënshtrua gjenocidit, djegieve, vrasjeve dhe përndjekjeve të dhunshme për në Maqedoni, vende të dyta e të treta, me qëllim të një spastrimi etnik dhe krijimit të një Serbie të pastër etnike.

Duke iu falënderua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, SHBA-ve dhe aleatëve të NATO-së, më 12 Qershor 1999, Kosova njëherë e përgjithmonë çlirohet nga fallangat e regjimit serb, për t’u shpall shtet i pavarur dhe sovran më 17 Shkurt të vitit 2008.

Ndër qindra këngë, që gjeniu ynë popullor ua kushtoi këtyre ngjarjeve, përndjekjeve dhe gjenocidit serbë, mbi popullatën e pafajshme dhe të pambrojtur shqiptare, ne për lexuesit tanë të nderuar, zgjodhëm vetëm njërën prej tyre, duke menduar se përmes kësaj kënge, pasqyrohet më së miri shpërngulja e shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999.


4. BLLACA E TMERRIT – KAMP I FERRIT


Nëpër shekuj vazhdoi përpjekja –

Mbi shqiptarë t’ bëhej përndjekja ,

Me i përzënë prej trojeve t’ veta ,

N’ Andaoll e n’ vende t’ treta!...

Egërsi forcash barbare –

Mbi çdo gjë që është shqiptare!

Mbi shqiptarët duarthatë –

Bëjnë hakmarrje, bëjnë fushatë!...

Kurrë barbarët s’e ndalen sulmin,

Në muajin Mars, arritën kulmin!

Në muajin Mars, Nëntëdhjetë e Nëntë,

S’ duan shqiptarë n’ Kosovë për t’ lënë!

Marsi i Kuq – Nëntëdhjetë e Nëntë,

Forcat serbe janë çua në këmbë,

Mbi shqiptarë do të bëjnë nam ,

Prej Kosovës me i përzënë !

Forca t’ mëdha me shumë ushtarë,

Milici, paramilitarë...

E kanë skuqë Kosovën n’ gjak –

Mbi shqiptarë duke marrë hak!

Tanke, topa, ushtarë, çetnikë –

Bëjnë me dhunë spastrim etnik!

N’ territoret kosovare –

Duan t’i qesin shqiptarët fare !

Më 24 Mars, Nëntëdhjetë e Nëntë,

Forcat e NATO-së me aeroplanë,

I filluan bombardimet –

Në Kosovë, për t’ i ndalë krimet!...

Mbi Serbi – bomba çdo kund,

Gjenocidit për t’ i dhënë fund !

Në tmerrim u tund Serbia ,

Mbarë ushtria e milicia!...

Pse bënë NATO-ja bombardime –

Mbi shqiptarë sulen me krime !

Pse kërkojnë shqiptarët të drejta –

Me i përndjekë prej trojeve t’ veta!

Marsi i Kuq – ai Mars i shkretë,

Nuk harrohet kurrë për jetë,

Për ata që u dëbuan

Dhe ata që n’ shtëpi qëndruan !

31 Marsi – s’ harrohet kurrë,

Rrjedhin lotët porsi gurrë...

Një lum njerëzish kur i përzunë –

Prej shtëpive i nxorën me dhunë!...

Pleq e plaka dhe fëmijë –

Jo më pak se njëqind mijë!

N’ stacion t’ trenit n’ Prishtinë –

Presin urdhrin për n’ Luginë!...

Presin t’ vijnë trenat e zi –

Me i përcjellë n’ Maqedoni,

Autobusë, kamionë të vjetër ,

Për n’ Shqipëri, a ndo ‘i vend tjetër!...

31 Marsi – një mbrëmje e TERRIT –

Shkojnë shqiptarët në rrugë të TMERRIT!

N’ Luginë t’ lotëve, Luginë t’ FERRIT –

Si n’ Aushfic, n’ regjim t’ HITLERIT!...

N’ Kamp të Bllacës – n’ atë baltë të gjallë,

JETA – VDEKJES i rrinë për ballë!

N’ DASMË T’ MJERIMIT – të rinjtë BASHKOHEN,

Me lot dhembje – KURORËZOHEN!...

Lindin foshnje – jetët sosën,

Hiq pa rite – aty varrosën .

N’ baltë të Bllacës, plot trishtim –

Prehen njerëzit në AMSHIM!

Nga përndjekjet e barbarëve –

Bllaca u bë – FERR I SHQIPTARËVE!

Mbi atë baltë – populli jetonte,

Mbi ta – qielli po lotonte !...

N’ Luginë t’ Bllacës – n’ atë ferr të shkretë,

Nuk do t’ shuhen shpresat për jetë!

Duart drejt Zotit, do t’i shtrijnë –

Vëllezërit në ndihma do t’ ju vijnë !

Ju vijnë në ndihma vëllezërit shqiptarë –

Shkup, Tetovë e Gostivar,

Kumanova, Dibra, Kërçova ,

T’ marrin vëllezërit nga Kosova !

T’ gjithë drejt Bllacës u drejtuan –

Kosovarëve në ndihmë ju shkuan,

Me lot vëllezërish u përqafuan,

Shumë familje i strehuan.

Hapen zemrat dhe shtëpitë ,

Hapen shkollat dhe xhamitë ,

Ju dhanë ujë dhe bukë ju shtruan,

Nga kjo mortje i shpëtuan.

N’ Gostivar e n’ fshat me fshat –

Mbushë shtëpitë me refugjatë .

Pleq e plaka, gra e fëmijë –

U strehuan tetëdhjetë e pesë mijë!...

Ndër shumë fshatra nga Gostivari –

Ky Çegrani, priu ma i pari,

Hapen dyert për strehim,

Pesëdhjetëe pesë mijë gjetën shpëtim!...

Lindin shpresat – bien mërzia ,

Angazhimet nga mjekësia,

Hapen shkollat për mësime,

Dhe kuzhinat për ushqime.

Si në lindje, ashtu në vdekje –

Për shpëtim u bënë përpjekje!

T’ gjitha lindjet, t’ gjitha vdekjet –

Atje u bënë qysh janë adetet!

N’ Gostivar, n’ Teqe t’ Tetovës,

Për dëshmorët e Kosovës –

Mbajtën “Mbrëmje Përkujtimore”,

Iu zien hallve “Përshpirtërore”!

Një lehonë – nuse e Kosovës ,

U vendos n’ spital t’ Tetovës .

Në spital kishte ndërrua jetë,

Por nuk shkoi si nënë e shkretë!

S’ ishte e shkretë, ajo shpirt ngrate –

Në Simnicë, ishte refugjate.

Në Simnicë të Gostivarit –

U varros me nderë t’ shqiptarit.

Humben fëmijë – s’ pushonte vaj,

U nda vajza , prej prindërve t’ saj !

Vajzës së vogël – dyvjeçare ,

Gostivari i bëri çare.

Në familje e strehuan,

Si fëmijë t’ vetin e adaptuan.

Rritet vajza e thotë:”Kam prind,

N’ Gostivar – thotë – unë kam lindë!”

Mediumet i mbajtën lidhjet,

N’ mes familjeve – me familjet!

Ishte e madhe kjo ndihmesë,

Për t’ jetuar ndo ‘i ditë me shpresë!

Për tre muaj, sa këtu qëndruan,

Shumë i këqyrën dhe u munduan.

Gostivari u betuan –

Nuk bënë dasma, as s’ u fejuan!...

Pas shumë vuajtjesh – erdhi KËTHIMI ,

Përqafohen DHEMBJA E GËZIMI,

Për një NDARJE e MIQËSI TË RE,

Për një JETË, që mbeti ATJE!...

Drejt Kosovës, shkrepin sytë –

ATJE , mbeti FAMILJA E DYTË!

Këto familje kurrë s’ harrohen ,

Shkuarje – ardhjet gjithnjë shtohen!

Në çdo djep të kosovarit –

Këndohen ndihmat e Gostivarit,

Këndohen zemrat e bujarisë,

Për gjithë vëllezërit e Maqedonisë,

N’ gjithë ahengjet e shtëpisë,

Dhe në DASMËN E LIRISË,

Gjithmonë së bashku do t’ festojmë ,

Kurrë për jetë nuk ju harrojmë!


Këtë këngë e thuri dhe e këndoi autori: Demir Krasniqi, i cili edhe e publikoi në librin e tij, me titull:”Diell lirie” në Gjilan, më 2008, faqe 26-32.

ANALIZË KËNGËSH NGA FOLKLORI YNË MUZIKOR

Nga Demir Krasniqi

   Me kërkesë të një mikut tim, i cili më është drejtuar me nofkën “Kronisti” dhe me dëshirat më të mira që t’i disponoj , respektoj dhe nderoj të gjithë lexuesit e “Zemrës Shqiptare”, së bashku me të gjithë miqtë, adhuruesit e mi dhe të këngës popullore shqiptare në përgjithësi, do të përpiqem që t’i analizoj dy këngë të vjetra qytetare , ku krahas analizës , do t’ua sjell edhe tekstet e tyre origjinale .
   Kënga e parë titullohet :”Hej, moj Dukane”, që është një këngë tipike autoktone nga rrethi i Gostivarit, e të cilën për herë të parë përmes valëve të Radio Prishtinës, na e ka sjellë këngëtarja e mirënjohur, tani e ndjera Hanife Sejfullahu – Reçani , që në fillim të viteve të 70-ta .
   Kjo këngë që i përket ciklit të lirikës së dashurisë, për kah ritmi, melodia dhe mënyra e interpretimit , na jep përshtypje se ka elemente të këngës së traditës qytetare . Por, nëse e analizojmë motivin e tekstit të saj, atëherë na jep të kuptojmë se vargjet e kësaj kënge e kanë burimin nga ambienti, jeta dhe motivet e punës në fshat.
   Personazhi kryesor i kësaj kënge me emërtimin Dukane, nuk na e jep emrin e vërtetë të vajzës së bukur dhe punëtore, të cilës i përkushtohet kjo këngë, por ky emërtim ose ka të bëjë me toponimin e vendbanimit të asaj vajze për të cilën është thurë e kënduar kënga, ose mund të jetë edhe vet mbiemri i saj, nga se kemi shumë njerëz që e mbajnë mbiemrin Duka.
   Djali i dehur nga bukuria magjepse e Dukanes , e cila ishte duke punuar diku në punët bujqësore të fushës, e që kënga nuk e përcakton se çka në të vërtetë ishte duke punuar ajo , i afrohet me ngadalë me dëshirë që së paku  t’ i thotë vajzës :”Puna e mbarë!” dhe të njihet me te më për së afërmi !
   Por, përpjekjet e djalit për të vënë kontakt me vajzën (Dukanën) dështojnë, nga se në ato momente paraqitet babai i saj , i cili del papritmas nga mali dhe po të afrohej djali aty pari, do të sulmohej nga babai i vajzës dhe do të shkaktohej rrezik për jetën e djalit!
   Këtë akt, djali i dashuruar në Dukanën, do ta përshkruaj se ishte i sulmuar dhe i rrezikuar nga babai i saj, të cilin e krahason me një gjarpër i cili do t’ i  hajë që të dy dhe në asnjë mënyrë nuk do t’ i lejonte dy të rinjtë që të kënaqen !
   Më tutje, djali i dashuruar marrëzisht ndaj bukurisë së Dukanes, nuk do të heq dorë në asnjë mënyrë nga kjo dashuri e imagjinuar dhe përmes vargjeve të këngës, do t’i drejtohet asaj nga larg , duke e pyetur se ku do të rrimë nesër mbrëma ?
   Vajza, duke e pa se djali nuk do të heqë dorë nga ajo, i preferon djalit që të shkojë nesër mbrëma si mysafir në odën e vogël të babait të saj, ku do të mirëpritet, shërbehet dhe gostitet nga vajzat e reja, të cilat sipas traditës i shërbenin mysafirët .
   Djali i dashuruar , me kënaqësi shkon mysafir në odën e vogël të familjes së vajzës, ku në atë odë të vogël nuk kishte ndriçim të mjaftueshëm nga se në atë kohë kishte vetëm llamba të vogla të vajgurit. Por, për ta ndriçuar më shumë atë odë, do të ndihmonin tri vajza të bukura të cilat po u shërbenin mysafirëve me të gjitha të mirat dhe begatitë që kishin, por që mbi të gjitha , ishin aq të bukura sa dukej se po bënin dritë më shumë se sa tri llamba të vajgurit!
   Djemtë e ri, të cilët shërbeheshin me gjëra ushqimore, pemë, rrush, leblebija dhe kafe të herë pas hershme që nuk do t’i linte çunat të bien në gjumë, do të dehen nga bukuritë përrallore të atyre vajzave edhe më shumë se sa të kishin konsumuar raki !
   Një pjesë e vargjeve të kësaj kënge, këndohet edhe nëpër ahengjet popullore të traditës gjakovare, por me një motërzim tjetër melodik , ritmik dhe tekstual, ku ata e këndojnë :”Dola n’ bahçe , moj, me ledhë lula – lumi une, moj, po m’ vjen pula “!
   Por, të dëgjojmë tani vargjet origjinale të kësaj kënge , të kënduar në variantin e Gostivarit:
   HEJ,  MOJ DUKANE

Hej, moj Dukane, moj Dukane , Puna e mbarë , deshta me t’ than-e, Hej, hej, hej, Puna e mbarë deshta me t’ than-e !

Hej, puna e mbarë , deshta me t’ than-e, Duel ni gjarpën me na ngran-e, Hej, hej, hej, Duel ni gjarpën me na ngran-e !

Hej, me na ngranë e me na kaq-e , Nuk na la ne me u kënaq-e, Hej, hej, hej, Nuk na la ne mu u kënaq-e !

Hej, ku po rrina nestër proma ? -N’ odë të vogël rreth me xhama, Hej, hej, hej, N’ odë të vogël rreth me xhama !

Hej, n’ odë të vogël rreth me xhama, Aty rrijshin dy – tri zana, Hej, hej, hej, Bajshin dritë sa dy – tri llama !

Hej, bajshin dritë sa dy – tri llama , Bajshin kafe me sahana, Hej, hej, hej, Bajshin kafe me sahana .

Hej, me sahana, me çinija , Rrush të bardhë e leblebija, Hej, hej, hej, Rrush të bardhë e leblebija .

Hej , rrush të bardhë e leblebija , Krejt k’ta çunat i zu rakia , Hej, hej, hej, Krejt k’ta çunat i zu rakija !

   NJË KËNGË E VJETËR QYTETARE QË KRIJON KONFUZITET TEK DËGJUESI
   Njëra ndër këngët e vjetra popullore me motive qytetare , që është kënduar nëpër shumë dekada nëpër të gjitha krahinat shqiptare, sidomos nëpër ahengjet me karaktere qytetare, e që vazhdon të këndohet me të madhe edhe në ditët e sotme , është kënga me titull:”LULE MOS PREK”!
   Kjo këngë, që për kah struktura e saj melodike, ritmike dhe tekstuale , duket se e ka prejardhjen nga Shqipëria e Mesme, edhe pse këndohet kaq gjatë brenda shpirtit të popullit, nga se melodia e saj i bënë për veti shumë interpretues të këngës popullore dhe dëgjuesit që i konsumojnë vlerat e saj artistike , brenda tekstit të saj fshihet një konfuzitet që krijon huti tek dëgjuesi dhe interpretuesi i saj, e që as sot e kësaj dite nuk u dhanë sqarime profesionale se për çfarë teme vërtetë bëhet fjalë në këtë këngë?!
   Fillimisht, teksti i kësaj kënge na bënë të kuptojmë se kjo këngë i takon ciklit të këngëve lirike të dashurisë , por strofa e fundit e saj është aq konfuze , sa krijon një mjegullnajë të pa kuptueshme në mes të dashurisë së dy të rinjve , ku nuk dihet se për çfarë dashurie këndohet këtu?!
   Në fillim të këngës , vajza e cila figurativisht i prezantohet djalit që e dashuron , si një lule e malit që është e pa prekshme ! Kur djali i dashuruar tenton që t’ia vë dorën mbi krah vajzës , për t’i dhënë shenj se e dashuron – vajza e kundërshton atë, duke e refuzuar dorën e tij nga krahu i saj, të cilin ajo e krahason me gemin e lules i cili nuk bënë të preket !
   Më tutje, ajo ia bënë me dije djalit të dashuruar se gjatë ditës ajo nuk bënë të preket, por kur të vijë nata mund të ulet dhe të bije !Me këtë, ajo nuk ia këputë shpresat djalit, por e kurrajon se dashuria mund të vazhdojë në orët e mbrëmjes, kur nuk do t’i shohë askush!
   Pas një dashurie të këtillë, do të vjen koha e ndarjes në mes të këtyre dy të rinjve , por që e vetmja lidhje e komunikimit në mes tyre  për të mos u harrua , do të jenë letërkëmbimet !
   I tërë konfuziteti , mjegullnaja , paqartësia në këtë këngë dhe përshkrimit të një dashurie të pa fat në mes të dy të rinjve , na paraqitet në vargjet e strofës së fundit të saj, kur raportet në mes të këtyre dy të rinjve na paraqiten si raporte të një dashurie si vëllai me motër dhe si motra me vëlla , të cilët janë rritë në një sofër dhe tani si do të mund të ndahen ?!
   Kur e dëgjojmë këtë këngë, me të vërtetë nuk mund të dihet se për çfarë dashurie bëhet fjalë:- Dashuria normale dhe natyrale në mes të dy të rinjve, apo dashuria anormale dhe amorale në mes të vëllait me motrën?!
   Se është vërtetë kështu, të lexojmë vargjet origjinale të kësaj kënge dhe do të bindemi se për çfarë dashurie në të vërtetë bëhet fjalë këtu !
   Këngët e tilla , me porosi të dyshimta morale  , edhe kur të joshin me meloditë dhe ritmet e tyre, duhet pasur kujdes që t’i flakim nga repertori dhe konsumimi , nga se mund të ndikojnë negativisht në edukimin e gjeneratave të reja !


   LULE MOS PREK

O, djalë, prej gemit , Dorën ma hjek-e ; Se unë kam emnin – Lule mos prek –e !

Unë jam nji lule , Që rri n’ saksi-e ; Kur t’ erret nata – Ulem e bije !

Ndër male t’ shkreta , Unë du me shkue ; Ndiçëm me letra – S’ kem me u harrue !

T’ kam dashtë si motër , M’ ke deshtë si vëlla-e; Jem rritë me i sofër – Qysh domë me u nda-e ?!

Gjilan, më 09.12.2009.

Mblodhi dhe analizoi: Demir KRASNIQI

RRAPSODI YNË QË SHPALOSI HISTORINË KOMBËTARE PËRMES KËNGËS Redakto

RRAPSODI YNË QË SHPALOSI HISTORINË KOMBËTARE PËRMES KËNGËS

Shkruan:Shaban Cakolli

Demir Krasniqi,ky emër i njohur për artëdashësit anekënd trojeve shqiptare nga fëmijëria iu përkushtua këngës,një kënge domethënëse që qonte shtigjeve të historisë kombëtare,këngë të dëgjuara me ëndje nga populli që përqëndroheshin në personalitetet kapitale të historisë dhe kulturës sonë kombëtare.Kështu ai bëri shtegtime nëpër hapisërën kombëtare plot dyzet vjet,ku tani shënon dyzetvjetorin e krijimtarisë së tij.Krijues,pedagog,këngëtar dhe kompozitor,krijoi për kombin,edukoj gjenerata të reja në frymën kombëtare,thuri e kompozoi tekste poezish e këngësh,i këndoi dhe i mbolli në shpirtin e popullit.

DEMIR KRASNIQI

U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës. Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione: Pedagog muzikor, Këngëtar dhe rapsod popullor, Kompozitor i këngës dhe valles në frymën e melosit popullor burimor, Krijues poetik i vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike, Mbledhës i folklorit burimor muzikor shqiptar, Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike, Radio – gazetar dhe Gazetar hulumtues.

Veprat e publikuara deri më tani janë:

“Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993. “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet” ,( monografi) – Prishtinë, 1995, “Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998, “Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002, “Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002, “Këngë krismash lirie”I – Gjilan, 2003, Këngë krismash lirie” II – Prishtinë, 2003, “Familja Kurti nga Tugjeci” (monografi) – Prishtinë, 2004, “Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë, 2005, “Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005, “Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005, “Kroi i këngës” – Gjilan, 2006, “Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006, “Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe “Diell lirie” – Gjilan, 2008. Jeton, punon dhe krijon në Gjilan. Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij është:

“ Për emrin e Zotit, Për nderin e kombit, Për gjakun e dëshmorëve, Për eshtrat e varreve”!

Në këngët dhe veprat e tij krijuese radhiti figurat e shquara të historisë sonë kombëtare,vlerat tona dhe pasuritë afirmative,epiloget e dyndjeve dhe luftrave nga iliria,protagonistët e kohes nga epoka e Skëndërbeut filluar me këngën për Gjergj Kastriotin,këngë kjo ku Demiri e filloi karierën e vet,i këndoj Rilindjes kombëtare dhe figurave të etapës së saj,Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Lëvizjeve kaçake dhe kohës së Shqipërisë etnike nga vitet 1941-1945.Janë këto momente të vlimeve kombëtare të cilat ashtu si i paraqiti Demir Krasniqi,nuk i ka shtjelluar as historian,dhe as këngëtar.Reportuaret e tij kanë nxitur një kureshtje të theksuar,nga se dëgjuesi ynë kishte dhe ka nevojë për një vlerë të tillë historiko-kulturore,sidomos dëgjuesit tanë të rinjë që kanë interes të njohin peripecitë e të kaluarës historike shekullore.Këngët e tij me misione kombëtare padyshim nuk priteshin si në kopshte lulesh nga pushtuesi dhe UDBA-shët e tij,fshiheshin,përndiqeshin,por ky dashamirë i këngës dhe kombit,i përtrinte,u jipte shpirt,pavarësisht sakrificave para të cilave ndodhej,para grackave që i kurdiseshin.Demir Krasniqi mes këngës së tij paraqiti qëndresën e shqiptarëve për liri,përndjekjet,burgosjet,dhunimet dhe masakrimet mbi shqiptarët liridashës,dukedhënë komente mes këngës për 570 mijë të vrarësh dhe masakruarish,nga vitet 1878 deri më sot,paraqiti tmerrin e diskriminimit fizik dhe intelektual të shqiptarëve,i cili në mënyrë dinjitoze nuk harroi asnjë cep të Kosovës.Demir Krasniqi ka kultivuar edhe muzikën popullore,dhe pavarësisht motiveve,këngës i ka dhënë frymë kombëtare.Këngët e Demir Krasniqit,kanë vlerë reale historike për të kaluarën e kombit,aq më tepër për të sotëmen,këngë që do të i qëndrojnë edhe kohërave të ardhshme.Edhe pas dyzet vjet krijimtarie Demir Krasniqi me të njejtën energji,i përkushtohet krijimtarisë dhe këngës,shkruan,kompozon këndon,i këndon kombit dhe mbetet i dashur dhe shumë i dëgjuar nga populli.

ff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f3.jpg

ËSHTË MËKAT TË HESHTET PARA KËSAJ PUNE TË KËNGËTARIT TË POPULLIT Redakto

Punëtorë i pa epur,mbrojtës dhe pasurues i folklorit kombëtar,begati e kulturës dhe institucioneve të saj,njeri që nuk pajtohet me padrejtësitë,që i ve ato në thumb përmes këngës,ky është Demir Krasniqi,për të cilin do të duhej të shkruanin etnomuzikologët,instituti albanologjik......(Sh. Cakolli)


Aktualitete:


NJË DASMË SA NJË SHTËPI


Nga Demir KRASNIQI


           Në kohën kur gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale e ka pllakosur shumicën e  popullatës së  Kosovës edhe ashtu të shumëvuajtur , në kohën kur më se 70% të kësaj popullate janë të pa punë dhe një përqindje marramendëse e tyre jetojnë në një gjendje skajshmërish të varfër, në kohën kur shumë njerëz dhe familje kosovare jetojnë ende pa kulme mbi kokë , në kohën kur Kosova ka një armatë njerëzish me aftësi të kufizuara fizike, njerëz me sëmundje të rënda, për të cilët shërimi i tyre kushton shumë shtrenjtë dhe atë , vetëm në spitalet jashtë vendit, në kohën kur rrugët dhe sheshet e qyteteve të Kosovës janë mbushur me lypsarë te të gjitha moshave, kategorive dhe gjinive, të cilët kërkojnë lëmoshë sa për të blerë një kafshatë buke dhe prej të cilëve nuk mundesh as një kafe ta pishë i qetë -  në dasmat tona popullore  na paraqitet një fenomen i ri , i cili nuk ka presedan në botë për kah mënyra e organizimit dhe shpenzimeve marramendëse të parave për organizimin dhe përfundimin e tyre .


Parapërgatitja e dasmës, lukset e tepruara dhe kostoja e saj


           Duke pasur parasysh se nuk ka mbetur gati asnjë familje shqiptare pa u prekur nga virusi shumëshekullor i quajtur “Kurbeti i zi”,  në ditët e sotme , për të organizuar një dasmë , apo çfarëdo ahengu tjetër familjarë , në rend të parë duhet pasur parasysh kurbetçarët , pushimet e tyre dhe përshtatjen e kohës së dasmës , për t’ iu krijuar atyre mundësitë që të mund të marrin pjesë në dasma, apo ahengje tjera familjare .
           Nisur nga këto rrethana, sot , organizatori i një dasme familjare, duhet që t’ua fillojë parapërgatitjeve së pakut  gjashtë  muaj, apo një  vit përpara .
           Së pari, Zoti i Dasmës, është i obliguar që në  harmoni  me familjarët e vajzës së fejuar , përkatësisht , nuses për të cilën do të organizohet Dasma , së pakut gjashtë muaj, apo një vit përpara t’ a  përcaktojnë ditën, datën dhe muajin më të preferuar se kur do të organizohet Dasma!
           Për shkak të rrethanave të krijuara , të cilat u cekën më lartë, muajt më të preferuar për organizimin e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare , pa dyshim se janë muajt: Korrik dhe Gusht .
           Rrethanat e këtilla, kanë ndikuar që të shkelen shumë tradita të dasmave të vjetra, ndër të cilat po i përmendim vetëm ditët e martesave, që dikur ishin vetëm ditët e enjte dhe të dielave , kurse sot nuk zgjidhen ditët dhe dasmat mund të organizohen gjatë gjithë ditëve të javës, madje para dhe pas ditës, nga se problemi kyç për organizimin e dasmave dhe ahengjeve tjera familjare, sot paraqet sigurimi i lokaleve hoteliere dhe sigurimi i grupeve muzikore dhe këngëtarëve që do të angazhohen për argëtimin dhe disponimin e dasmorëve të ftuar .


Përcaktimi i grupeve muzikore dhe këngëtarëve të dasmës – për emra të mëdhenj , e jo për vlera e kualitete artistike


           Fill pas përcaktimit të ditës, datës dhe muajit për organizimin e Dasmës -  Zoti i Dasmës , obligohet që të vrapojë për sigurimin e grupeve muzikore dhe këngëtarëve , të cilët do të angazhohen për argëtimin dhe disponimin e dasmorëve , të cilët duhet siguruar së pakut 6 muaj, apo 1 vit përpara !

Kostoja e grupeve muzikore dhe këngëtarëve që këndojnë nëpër dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore , kapë shifra marramendëse të çmimeve, të cilat sillen prej 2500 deri në 5000 Euro, që do të thotë se mesatarja e tyre sillet në shumën prej 3000 Eurove .

Ajo që është më se e vërtetë , shumë këngëtarë e grupe muzikore përzgjidhen , angazhohen dhe paguhen për dasma me çmime marramendëse, vetëm për emra të mëdhenj , e jo për vlera e kualitete artistike !

Kur kihet parasysh një pagë mesatare mujore e një mësimdhënësi , e cila sillet rreth 200 Euro, atëherë na del se një grup muzikor bashkë me këngëtarët që do të angazhohen në një dasmë me çmim mesatar prej 3000 Eurosh, është e barabartë me 15 paga mujore të një arsimtari !

Problemi akut i cili jo rrallë lind në mes të organizatorëve të dasmave dhe emrave të mëdhenj të muzikës lind atëherë kur dikush nga “emrat e mëdhenj të estradës muzikore”, do të gjejë ndonjë viktimë dasmore i cili do t’ iu afrojë pagesa me çmime më të larta se sa ato që janë goditur më parë dhe në këto raste, “emrat e mëdhenj të muzikës” nuk do të hezitojnë që ta lënë dasmën e goditur më parë, duke përdorur gënjeshtra e mashtrime ndër më të ndryshmet ndaj dasmorit të parë ! Gënjeshtrat dhe mashtrimet më të popullarizuara në këto raste janë ato të tipit:”Kam rast vdekje në familje!”, “Jam i sëmurë, apo i helmuar dhe i shtrirë në spital”... “Por, për të mos u lënë pa këngë e muzikë, po ua dërgoj një zëvendësim , i cili nuk do t’ jetë aspak më i dobët se unë!”...

Në anën tjetër, jo rrallë, ka raste kur organizatori i Dasmës, do të gjejë grupe e këngëtarë me çmime më të ulëta dhe atëherë do të gjejë forma e metoda të ndryshme për t’i refuzuar grupet dhe këngëtarët e goditur më parë për dasmë !


Angazhime plotësuese të grupeve folklorike dhe rapsodëve popullor


Për t’ ua shtuar edhe më shumë namin dasmave dhe kostos së tyre, në mungesë të odave popullore , ka shumë raste kur organizatorët e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme popullore, përveç grupeve muzikore dhe “yjeve” të estradës muzikore , angazhojnë edhe grupe folklorike të rapsodëve popullor, madje edhe grupe të valltarëve popullor .

Për dallim nga grupet muzikore me “yjet” e estradës – grupet folklorike me rapsodët popullor kushtojnë 50% më lirë se sa “yjet”!...Ngjashëm me grupet folklorike, do të kushtojnë edhe grupet e valltarëve popullor .

Grupet folklorike të rapsodëve popullor që angazhohen në këso dasmash nëpër lokalet publike hoteliere , nuk do të kenë aq shumë punë sikur që kanë ata të “estradës” dhe “yjet”!

Për grupet folklorike dhe rapsodët popullor do të skenohet një sofër e madhe diku në mes të sallës së hotelit dhe aty do të imagjinohet skena e odës popullore dhe atmosfera e dikurshme muzikore në ato ambiente . Qëndrimi i rapsodëve në këto ambiente nuk mund të zgjas më shumë se dy orë program.


Angazhimi i mefterëve (tupanëve dhe surleve) për dasma dhe roli i tyre


           Si pjesë dekorative për rritjen e namit dhe famës së dasmave të sotme qytetare , pa tjetër do të angazhohen edhe grupe mefterësh (tupanë dhe surle ), të cilët gjithashtu duhet angazhuar shumë muaj më herët , para se të filloj dasma .
           Këto grupe mefterësh , zakonisht shkojnë në dasma në formacion me nga dy surle dhe dy tupanë . Edhe çmimet për sigurimin e grupeve të këtilla , kushton përafërsisht 50% më i lirë se sa grupet muzikore të “yjeve” dhe të “estradës”.
           Roli i tupanëve dhe surleve në dasmat popullore do të jetë shoqërimi i tyre me muzikë përgjatë udhëtimit të dasmorëve deri tek marrja e nuses dhe anasjelltas, të cilët gjatë tërë kohës së udhëtimit do të qëndrojnë mbi rimorkio të kamionëve , apo të kombibusëve duke iu rënë surleve dhe tupanëve , për të alarmuar mbarë terrenin nga kalojnë krushqit se këtu bëhet dasmë e madhe !
           Po ashtu, mefterët do ta shoqërojnë aktin solemn të hyrjes së nuses në sallën e hotelit – para dasmorëve, ku në atë rast do të vallëzohet së pakut një orë e pastaj mefterët do të lirohen për në shtëpi, kurse muzika e “estradës” dhe “yjet” do të vazhdojnë me programin e tyre .


Angazhimi i pajtonave me kuaj për defileun e nuses nëpër qytet


           Krahas angazhimit të dhjetëra e qindra veturave , kombibusëve, kamionëve, motoçikletave për gjatë defileut të dasmorëve nëpër rrugët dhe sheshet e qytetit, ku nuk pushojnë kurrë sirenat e tyre dhe bubullimat e tupanëve , si pjesë dekorative e këtij defileu , jo rrallë , do të angazhohen edhe pajtona me kuaj, të zbukuruar e dekoruar me shumë kujdes nga ana e organizatorit të Dasmës .
           Në pajtonin e kuajve , do të defilojnë nëpër qytet nusja dhe dhëndri , të cilët para masës publike duken si të ishin mbretër të dikurshëm .
           Përveç defileut të nuses me dhëndrin , pajtonët shpesh angazhohen edhe për defileun e fëmijëve me rastin e synetive të tyre .
           Kostoja e angazhimit të pajtonit për një defile të tillë, nuk mund të jetë më i ulët se sa 300 Euro .


Angazhimi i veturave më luksoze amerikane për marrjen e nuses


           Për t’ia rritur famën dhe namin dasmës së vet, krahas qindra veturave të tipave më të ndryshme të dasmorëve pjesëmarrës , Zoti i Dasmës , do të angazhojë edhe një nga veturat më luksoze amerikane të tipit “Shevrolette” me nga tri palë dyer, me të cilën do ta merr nusen nga familja e saj deri në shtëpinë e dasmorit dhe nga aty bashkë me dhëndrin do të shoqërohet deri në hyrje të hotelit , ku bëhet dasma .
           Angazhimi i veturave të këtilla, varësisht nga largësia e terrenit, nuk mund të kushtojnë më pak se sa 300 Euro !


Rezervimi i hoteleve, restoranteve dhe sallave tjera ekskluzive për dasma


           Krahas angazhimeve të Zotit të Dasmës , rreth sigurimit të grupeve muzikore dhe pjesëve tjera dekorative për organizimin sa më të mirë të dasmës, element kyç për te, është sigurimi i hotelit, restorantit apo sallës ekskluzive, ku do të mbahet Dasma .
           Edhe për sigurimin e këtyre lokaleve, Zoti i Dasmës duhet të angazhohet së pakut 6 muaj , apo 1 vit përpara !
           Kostoja e sigurimit të hotelit, restorantit , apo ndonjë salle adekuate, varësisht prej numrit të dasmorëve të ftuar për Dasmë, për ushqim dhe pije të dasmorëve, do të sillet mesatarisht me nga 15 Euro për person .
           Kur kihet parasysh numri i dasmorëve pjesëmarrës në dasma të këtilla, i cili nuk mund të jetë më i vogël se sa 300 dasmorë e deri në 500 sish, atëherë llogaria e kostos së kësaj dasme sillet prej 3000 deri në 5000 Euro .


Shtypja e ftesave për dasmorë


           Në mesin e lukseve rreth organizimit të dasmave dhe ahengjeve tjera popullore, kohëve të fundit kanë hyrë në “modë” edhe ftesat për dasmorë, të cilat duhet të shtypën ekskluzivisht nëpër shtypshkronja , me teknikën kolor, me takste poetike dhe me fotografi të kolorit .
           Edhe shtypja e këtyre ftesave duhet të bëhet shumë kohë para fillimit të dasmës, në mënyrë që ato të iu shpërndahen me kohë të gjithë atyre që do të ftohen në dasmë.
           Kostoja mesatare e shtypjes së ftesave të këtilla , mesatarisht sillet rreth shumës prej 200 Eurosh .Por, deri tek shpërndarja e këtyre ftesave nëpër vendet e caktuara, do të bëhen edhe shpenzime tjera, duke mos e llogaritur kohën e humbur për shpërndarjen e tyre.


Si thirren dasmorët sot në dasma dhe kush thirret?


           Organizatori i Dasmës, që nga momenti kur do të caktohet dita, data dhe muaji i Dasmës, menjëherë do ta përpilojë regjistrin për thirrjen e mysafirëve që do të marrin pjesë në Dasmë. Ai, në bazë të atij regjistri , do t’i plotësojë ftesat e shtypura në shtypshkronjë dhe menjëherë do të fillojë që t’ua shpërndaj atyre që do të ftohen në Dasmë .
           Ajo, që bien në kundërshtim të plotë me traditat tona shekullore , me rastin e dorëzimit të këtyre ftesave, është përkufizimi i caktuar i të ftuarve përmes tyre, ku shkruhet:”Ftohet në dasmë Filan Fisteku me bashkëshorten e tij”?!
           Këto lloj ftesash përkufizuese , nuk i përkasin thirrjeve tona tradicionale për dasmat dhe ahengjet tona familjare, nga se edhe në kohërat kur nuk kishte as bukë boll për dasmorët, organizatorët e dasmave dhe të ahengjeve të ndryshme familjare i ftonin gojarisht të gjithë rrethin familjarë, të gjithë rrethin miqësor dhe atë shoqëror , pa kurrfarë kufizimesh, por thirreshin të gjithë komplet, duke mos i lënë anash as pleqtë , plakat, beqarët dhe fëmijët ...
           Thirrjet e këtilla me përkufizime dhe me përcaktime:”Vetëm me çifte bashkëshortore”, nuk janë të drejta, nga se ato krijojnë shumë pakënaqësi në mesin e familjeve, miqëve dhe shokëve, të cilëve u mohohet e drejta për të marrë pjesë në dasma për shumë arsye!
           Me këtë rast, ka shumë burra e pleq të moshuar , të cilëve iu kanë vdekur bashkëshortet, apo anasjelltas dhe tash krahas dënimit që e kanë marrë ata prej Zotit, do të dënohen publikisht me mos pjesëmarrjen e tyre nëpër dasma e ahengje të familjeve e miqve të tyre ?!
           Me këtë përkufizim të thirrjeve për dasma, iu mohohet e drejta për pjesëmarrje të gjithë të rinjve (beqarëve e beqareshave)?!
           Ka edhe raste tjera më tragjike, kur dikujt iu ka vra burri në luftë, kur dikush e ka bashkëshortin e shtrirë në spital, kur dikush e ka bashkëshortin larg atdheut në kurbet...etj.etj.
           Pra ,aplikimi i ftesave të këtilla për pjesëmarrje në dasma, më tepër është iritues dhe nënçmues, se sa nderues !
           Dukuria tjetër edhe më irituese që shfaqet me rastin e thirrjes së dasmorëve për pjesëmarrje në Dasmë, nga ana e organizatorit të Dasmës, pa dyshim është fenomeni i thirrjes së njerëzve për interesa të ngushta personale, interesa karrieriste , politike... me ç’ rast lihen anash njerëzit e varfër nga rrethi i ngushtë familjarë dhe ai miqësorë , kurse në anën tjetër, thirren njerëz të kategorive të ndryshme në baza partiake, në baza të pozitave zyrtare, njerëz biznesmenë të pasur nga të gjitha trevat e ndryshme që nuk kanë lidhje as me farë e as me fis të organizatorit të Dasmës !


Dhuratat për pjesëmarrje në dasmë


           Kaptinë e veçantë për pjesëmarrje në dasmat e sotme , pa dyshim janë dhuratat e dasmorëve , të cilat nuk janë të pakta dhe as të vogla .
           Derisa , sipas traditave të vjetra , dasmorët e ftuar për pjesëmarrje në dasmë, çonin dhurata të ndryshme , si për dasmorin, ashtu edhe për nusen , ku çoheshin desh, jorganë, rroba të ndryshme, suvenire të ndryshme, kafe, sheqer , çaj e deri tek bonbonierat , në dasmat e sotme, këto lloje dhuratash më nuk aplikohen, madje as suvenire e bonboniera .
           Dasmorët pjesëmarrës , me qëllim që t’ i ndihmojnë Zotit të Dasmës, që sado pak t’ia zbusin shpenzimet e Dasmës, do t’i  fusin në zarf letre një shumë modeste të hollash, sipas mundësive të tyre dhe atë zarf do t’ia dorëzojnë njërit nga zotët e shtëpisë së dasmorit .
           Në të njëjtën mënyrë, dasmorët pjesëmarrës do të veprojnë edhe në rastin kur do t’ a   nderojnë nusen, ku edhe asaj do t’ia dorëzojnë zarfin e letrës me një shumë të hollash sipas mundësive ekonomike, të cilat ia dorëzojnë asaj femre e cila kujdeset për nusen!
           Pra, mënyra e dorëzimit të dhuratave për Zotin e dasmës dhe Nusen, tanimë nuk do të bëhet në mënyrë të eksponuar publike, ku një shtresë e dasmorëve më të dobët ekonomikisht do të skuqeshin para dasmorëve më të pasur !


Dhuratat ndaj muzikantëve dhe këngëtarëve të dasmës


           Gjatë ahengut që do të zhvillohet gjatë tërë natës së Dasmës, deri në orët e para të mëngjesit , pa dyshim se dhuratat më të mëdha të dasmorëve pjesëmarrës , do të shkojnë në llogari të muzikantëve dhe këngëtarëve të cilët do të kujdesen për argëtimin dhe disponimin e dasmorëve, duke filluar që nga mefterët, valltarët popullor, grupet folklorike të rapsodëve popullor e deri tek muzikantët dhe “yjet” e estradës .
           Për t’ua vjelë mirë xhepat e dasmorëve, muzikantët dhe “yjet” që e mbajnë programin muzikor gjatë dasmës, do t’i aplikojnë të ashtuquajturat :”Përshëndetjet dhe urimet e dasmorëve”, të cilët e përgëzojnë Zotin e shtëpisë dhe familjarët e tij për dasmën dhe çiftin e ri bashkëshortor për një jetë të gjatë e të lumtur bashkëshortore !
           Që nga fillimi i këtyre “Përshëndetjeve dhe urimeve”, do të fillojë gara në mesin e dasmorëve të pranishëm , se cili prej tyre do të japë më shumë urime dhe më shumë para bakshish për këngëtarët dhe muzikantët në skenë?!
           Në garat e tilla, menjëherë do të vërehen publikisht dallimet në mes të shtresave më të pasura dhe atyre më të varfra të dasmorëve pjesëmarrës të ahengut !


Kostoja e një dasme të sotme


           Po të llogariteshin mirë shpenzimet e një dasme që nga fillimi e deri në përfundimin e saj, duke i llogaritur këtu edhe shpenzimet rreth blerjes së gardërobave të nuses, stolive të arit, bizhuterisë , blerjes së gardërobës së dhëndrit, përgatitjet e dhomës së nuses bashkë me mobilimin e saj, përgatitjes së binës speciale për nuse, gjatë qëndrimit të saj në hotel, shpenzimet për muzikën, këngëtarët, rapsodët, tupanët, valltarët, pajtonin e kuajve , veturën ekskluzive për bartjen e nuses, shpenzimet për ushqimin dhe pijet hoteliere e shumë e shumë të tjera , atëherë llogaria përfundimtare e shpenzimeve do të na dilte e barabartë me koston e ndërtimit të një shtëpie moderne të kompletuar deri në çelës .
           Në anën tjetër, secili njeri i jashtëm që nuk e njeh realitetin ekonomik në Kosovë, po të kishte rastin që ta shihte luksin e shpenzimeve tona për një dasmë familjare, kurrën e kurrës nuk do të besonte se në Kosovë ekziston varfëri dhe papunësi deri në një shkallë të tillë çfarë jemi !


Gjilan, më 25 Korrik 2010.

NJË RRUGËTIM NËPËR HISTORI


Shkruan:Shaban Cakolli

Një pedagog i kulturës sonë muzikore,krijues i këngës popullore,kompozitor, këngëtar i muzikës të zhandreve popullore,mbledhës i folklorit,instrumentist, ky është Demir Krasniqi.Ai është edhe gazetar dhe poet,po edhe humorist,nga se shkruan parodi humoristike -satirike,më kujtohet diku kamn lexuar edhe humoreska të bukura nga ai.Demir Krasniqi me këngën ka filluar si fëmijë në bankat shkollore,por famën e mori viteve 68-ta.Në Radio Prishtinë atë botë filloi këngën e parë"Kuvendon Marta me gra" e cila mori jehonë të fuqishme,pastaj bëri diskun e parë"Fryn murlani me stuhi",kushtuar 500 vjetorit të vdekjes së"Gjergj Kastriotit,dhe nga këtu nuk u ndal asnjë çast.Ka edituar disa qindra albume që nga disqet e gramafonit,audio dhe video kaseta,kompakt disqe etj........ Demir Krasniqi ka mbi 2000 këngë të vetat që vet i komponoi dhe këndoi,rreth 400o këngë të mbledhura nga goja e popullit në hapësirën mbarë shqiptare.Të shkruash për Demir Krisniqin,këtë krijues të madh dhe të paepur,nuk do mundesh të përfundosh me një shkrim gazetash,duhesh për të shkruar libra. Demir Krasniqi dallohet si autor dhe kantautor i shumë festivaleve tradicionale si:"AKORDET E KOSOVËS", "KOSOVARJA KËNDON";"ESHKË E NDEZUR MBI SHKËLZEN",etj.......Veq festivaleve muzikore vendore,ishte pjesëmarrës edhe në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare.Demir Krasniqi i këndoi të gjitha llojet e këngës folklorike dhe popullore të të gjitha motiveve,por krijimtaria më e dashur,më shpirtërore,më e fuqishme e tij,që shquhet si kryevepër,është ajo e rrapsodive historike kombëtare,të cilat nuk i pati shkruar historia ,për shumë shkaqe,por këtë histori të pashkruar e faktoj,e shkrou vet,e këndoj dhe e përjetoj me dhembje të madhe,por nga kjo dhembje padyshim buronte krenaria e njerëzëve edhe pse të rëndomt,por liridashës,martir,që flijuan vetën për mbrojtëjen e kombit,nderit dhe pragjeve të shtëpisë.Demir Krasniqi e shkrou historinë kombëtare,e shpalosi përmes këngës,anë e kënd heroizmin dhe lavdinë e mbarë trojeve shqiptare. Pata fatin dhe nderin të kem në duar 16 librat e tij,dhe duke shfletuar një pas një,kësaj radhe do ndalem te libri i tij"KUSHTRIM LIRIE". Në këtë libër pjesa dërmuese e këngëve të tij iu janë përkushtuar fshatrave të Gollakut të Dardanës. Si duket kjo ishte më se e nevojshme nga se Gollaku kishte një histori të lavdishme kombëtare,por e lënë diku në pluhurin e harresës nga se ato kohë Gollakut i mungonin penda për të shkruar atë histori. Demir Krasniqi me mundi,forcë dhe vullnet i fakton këto histori të vuajtura të Gollakut,dhe i stolisë me nota dhe figura,i këndon me mjeshtri dhe stil këngëtari dhe i ngulitë në zemrën e popullit.Nëpër këto tufë këngësh Demir Krasniqi përshkruan historinë e lavdishme të trimave të Gollakut,të cilët gjithnjë në të gjitha kohët i bënë rezistencë dhunës pushtuese serbe dhe më gjërë.Me figura të tilla të ndritshme ishte mjaft e pasur edhe vendlindja e tij Tugjeci,si dhe mbarë fshatrat e Gollakut,kësaj malësie heroike,bij e bija të të cilës u flijuan dhe me të bëmet e tyre stolisen historinë me trimëri dhe krenari,për më të shtrejtën "Lirinë" që ua uzurponin pushtuesit.Këto tufë të pasura këngësh Demir Krasniqi i fur me një besnikëri,dashuri dhe krenari,nga se figurat e tyre martire vënin jetën në peshojë dhe flijoheshin për të bërë Kosovën e lirë. Të rrallë janë njerëzit si Demir Krasniqi,rrespektues me shumë merita i skenës dhe artdashësve.Ai i këndoi këto këngë për të plotësuar kërkesat e dëgjuesëve,për të freskuar shpirtërat e tyre,edhe pse për ideologjinë e këngëve që ka krijuar dhe kënduar para mase shpesh ka qenë i përndjekur dhe dënuar nga regjimi serb.Ka marrur pjesë nëpër mijëra koncerte,gazmende dhe dasma,dhe kudo i m ka kënduar këto histori të lavdishme. Demiri është i shpërblyar me shumë shpërblime dhe mirënjohëje,njeri i pa epur që nuk din për pushimin.Si pedagog i kulturës muzikore,ka punuar në shumë shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës shkruan,krijon,komponon si dhe ndihmon dhe afirmon talentet e ri të muzikës.Është gazetar i rregullt i javores"FOKUSI", gazetar dhe redaktor i kulturës në"RADIO VIKTORIA FM" në Gjilan,nëTelevizionin e pavarur"VALI"-Gjilan,po edhe hasim shkrimet e tija në shgumë faqe shqiptare në net dhe forume. Demiri ka një bagazh krijimtarie të vlefshme,i cili me dashuri,talent dhe punë të pa rreshtur,krijon vlera letrare,artistike dhe historike. Kthehemi edhe njëherë aty ku mbetëm te libri i tij "KUSHTRIM LIRIE"Libri ka 55 këngë të ngjeshura me figura të lavdishme veprimtarësh për të cilët liria ishte mbi të gjitha.Ne po përmendim disa: Rabë e Ajete Pishtari,Hanife Rushiti,Asllan Shahin Dushica,Xheladin Zhuja,Mulla Idriz Hajrullahu,Hasan Remniku,Alush Hogoshti,Muharrem Fejza,Sylë Zarbinca,Lotë Vaku,Metush Krasniqi-Dajkoci,Zija Shemsiu, Kadri Zeka,Rexhep Mala,Nuhi Berisha,Muharrem Shahiqi,;Halil Fejzullahu,Shyt Mareci,Agim Ramadani,Rafet Isufi....

Në pamundësi të zgjërohemi më tepër ne po ju japim tekstin e plotë të një kënge nga ky libër.



DEMIR KRASNIQI

KËNGË PËR RABË PISHTAREN


N´vatër t´shpisë ku ndizej zjarri- Po lufton një Rabë pishtari N´prag të shpisë ku mësynë bullgari-

Lufton Raba-bijë shqiptari.


Sulm po ban si shqiponjë mali

Për të u mbrojtë nderi e morali!

Kjo trimëreshë,bijë e shqiptarit Ja qau kokën në dysh bullgarit.


Gjeraçina e malësisë, Mirë ja din mananë kacisë! Mirë ia çau bullgarit kokën. Me gjak t´tij e uli tokën!


Mitralozi n´dorë t´bullgarit-

Zbrazi plumba të rafalit,

I shou jetën Rabë Pishtarit, Që luftoi si zanë e malit.


Tue mbrojtë nderin,plang e votër. Luftoi Raba me nji motër, Tue mbrojtë nderin dhe oborrin,

N´pragh të shpisë e gjeti vorrin!


Duel Ajetja nçósh të votrës


Me ia marrë hakun e motrës! Gajret ban,moj motra Rabë, S´ta len motra,gjakun falë!


Me sakicë sa rrebt po sjell- Nvend e preu nji oficer, Oficer dhe nji ushtar,

Që të dy ishin bullgar.


Mirë Ajetja e luen sakicën- Krejt bullgart desh u shashtrisen! Përmbi krye u rrin sakica- S´po i pret mali,as Jabllanica!


Fort qëndruen Raba e Ajetja, Si friksoj pushka,as vdekja! Nuk ju dhimbt gjaku,as jeta, Për me vdekë për troje t´veta!

Kto dy motra-dy kunata, NUK IU TREMBEN;PUSHKëVE T´GJATA

Para tytave t´barbarisë- Ranë si lulet në prag t´shpisë!


Tue mbrojtë rritën e fëmisë, Tue mbrojtë pragun e shtëpisë, Kto trimëresha të malësisë, Rritën famën e shqiptarisë.


Ku dhanë jetë tue mbrojtë oborrin- Aty djali ua bani vorrin, Te nji lis përskaj shtëpisë, Me i ba hije gjithë Shqipnisë.

DEMIR KRASNIQI

"GJAKON KOSOVA"

GJILAN,1998


              KËNGË DHIMBJESH DHE KRENARIE


Vitet kur po shkruhej kjo përmbledhje e këngëve nuk ishin kohë këngësh, ishin vite sfidash e tmerresh,dhëmbjesh e ofshamash,të dalura nga zemrat e një populli,i cili ishte nisur rrugës së qëndresës,kushtrimit,për të i thënë vdekjes: Ja ku jam për lirinë"Këtu më ke,sot dhe kur të duhem".Nuk është thën që moti rastësisht:" Vaji i burrit është kënga":Atë kohë autori i këtij libri"GJAKON KOSOVA",Demir Krasniqi,ishte i ngarkuar me këto dhëmbje kohe,kohë kur pushtuesi i egër barbar,para syve të botës së quajtur demokratike,po i rrëmbente popullit liridashës shqiptar gjithçka nga liria,edhe pse në këto katrahura e sfidime,populli liridashës nuk po lëkundej nga qëndresa,por secili prej tij mundohej të vënte nga një gurë në themelet e kështjellës,qëndreses, arsimit,duke hapur shtigje të reja nën breshëri plumbash,për të i dalur zot Kosovës martire,duke mbrojtur me gjak të gjitha vlerat që e karakterizojnë shqiptarin si popull liridashës. Ishte kohë kur pragjet shqiptare po mbroheshin me gjak,ku gjaku po rridhte rrëke,në njerën anë nga trimat e lirisë që po mbronin me armë trojet e tyre duke luftuar pushtuesin barbar, dhe në anën tjetër nga veprimet e ndyra tinëzare të armikut qyqar,i cili në pamundësi të matej në beteja me trimat, masakronte njerëz të pambrojtur,fëmijë,gra dhe pleq,masakra këto të papara ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Pra ishte kohë kur Kosova lahej në gjak,andaj autori Krasniqi me të drejtë e titulloi librin"GJAKON KOSOVA".Përmbledhja me rrapsodi"GJAKON KOSOVA"e Demir Krasniqit padyshim është një vulë e kohës,një kronikë dhëmbjesh,për ngjarëjet që rënduan mbi kurrizin e popullit tonë,të cilin padrejtësisht pushtuesi e kishte nëpërkëmbur, dhe tani ky popull liridashës po detyrohej që me gjak të mbroi pragun,shtëpinë,familjet dhe tokat shqiptare. Këto përmbledhje këngësh janë këngë të dhembjes dhe krenarisë:Ja përse: Këngë të dhembjes nga se autori në shpirtin e tij ndjeu thell dhembjen mbi torturat,masakrimet,djegëjet dhe përndjekëjet që po ua bënte armiku popullit të tij,dhe me dhembje proteston mes këngëve të shkruara,na jep vargje që i ofrohen një poezie plot me vlera artistike,e cila do të mishërohet me ndjenjën dhe përjetimin,e cila do të mbetet një histori e kapshme që do u përcillet brezave,qoftë dëgjuesit si këngë,qoftë lexuesit si vepër e begatëshme. Këngë krenarie nga se theksi i veqantë i këngës gjëthnjë bie mbi qëndresën dhe optimizmin e një populli,i cili i rënë nën veprimet çnjerëzore të pushtuesit,nuk po lëkundej asnjë çast nga mbrojtëja e pragut,por flijonin me vendosmëri për liri,dhe kjo vendosmëri tregonte se fitorja bie në anën e tyre.Ishte kohë kur bota demokratike ende po qëndronte e luhatur ndaj Kosovës,kohë kur para syve të kësaj bote,pushtuesi i egër serb po ushtronte kasaphanë mbi shqiptarët,andaj Demiri po protestonte me vargje kundër këtyre luhatëjeve,duke i ftuar botën demokratike për një vënje drejtësie,ku shprehet:

                 "Unë jam biri i Nënë Terezës
                  Bijë shqiptare,nënë e botës,
                  unë me motra e vëllezër
                  Jam familje e  Evropës"


Rrapsoditë e përmbledhëjes "GJAKON KOSOVA",e autorit Demir Krasniqi, janë dhe do të mbesin dëshmi para botës,para brezave tanë,për mizoritë që janë ushtruar mbi popullin tonë,të mbështjella me tmerret më tragjike në histori. Nota e tij e protestës mbi veprimet çnjerëzore që ushtroi armiku mbi njerëz të pambrojtur,përmblidhet kështu:


                  "Presin fëmijë,ata famëkeq
                   Pleq e plaka 90 vjeç
                   Therrin në bark shtatëzëna t´mbeta
                    Nxjerrin fëmiun me bajoneta"!

Autorit iu është dashur të fur rrapsodi të gjata,sepse vetëm si të tilla autorit i jepnin mundësinë që në formë kronolo- gjike të paraqes ngjarëjet tragjike të vitit 1998.,të shkaktuara nga një ushtri armike,që të vetmin art kishte ushtrimin e krimit mbi një popull liridashës. Përmbledhja"GJAKON KOSOVA" përbanë njëzet rrapsodi,mbi të cilat apostrofa është figurë e pranishme,figurë e cila i bënë të fuqishme kushtrimin dhe ndjenjën e një populli,e cila e gërshetuar me gradacionin rritë ndjesinë dhe e bënë vargun,strofën,poezinë të ndjeshme,të kapur,të dashur,dhe melodinë që i ka dhënë autori mishërohet gjithësesi me ndjenjen e lexuesit dhe dëgjuesit. Demir Krasniqi edhe si krijues,kompozues,këngëtar me mjeshtri përdor figurat si:epitetin,krahasimin,simbolin,metaforen ku me mjeshtri,ndjenjë dhe dhembshuri,mburrëje dhe krenari,e bënë këtë përmbledhëje të fuqishme e të mirëfilltë letrare,me elemente të begatshme jo vetëm për të e lexuar,por edhe për të e kompozuar dhe kënduar.Si e tillë përmbledhëja"GJAKON KOSOVA",merr vulën e një përmbledhjeje të mirëfilltë e cila do u qëndroj të gjitha kohërave.Lexuesi i vemendshëm dhe dëgjuesi i mirëfilltë i kësaj muzike të traditës historike,do të kenë në dorë një libër të fuqishëm,si dhe një reportuar këngësh të dhimbjes dhe krenarisë,që është përplot mbushur begati e ndjenja krenarie dhe dhembshurie,por i përmbyllur me plot vlera.Përmbledhja me rrapsodi"GJAKON KOSOVA" ishte dhe do te mbetet vulë e kohës,një kronikë dhembjesh për gjithë ngjarëjet që rënduan mbi kurrizin e popullit tonë, por edhe e veshur me krenari qendrese të popullit të palëkundur që mbi të gjitha synonte lirinë.

Tani lexuesi apo dëgjuesi nuk di cilën rrapsodi ta vë në vendin e parë:

-Unë jam biri i nënë Terezës -Masakra në Drenicë -Ose vdekje,ose liri -Gjaku tu bëftë dritë -Rroftë Ushtria Çlirimtare...... nga se në të gjitha gjenë kronikë dhembjesh,por edhe krenarie.


                        Jehuan këngët shqipëtare
                        Rroftë Ushtria Çlirimtare
                        Na i zgjidhë prangat e robërisë
                        Na i sjell  rrezet e lirisë.

Po,Demiri nuk lë pa i vuar në thumb edhe tradhëtarët e kombit,të cilët atë botë bashkëpunonin me pushtuesin.



                      O ky tradhëtari kudo qoftë
                       
                      Shumë kollaj është për ta njoftë
                      Mendje prishur-ftyra t´mjera,
                      Pleh i kalbur-ju vjen era


                       O,për komb t´vet-njeh kombe tjera!

Demir Krasniqi ka botuar 16 libra me këngë,por kohën kur botoi"GJAKON KOSOVA",në Kosovë po lundronte gjak,atë botë ky ishte libri i tretë i Demir Krasniqit,por lexuesi që e lexon në tërësi do të bindet se kemi të bëjmë me një libër të historisë të vuajtur kombëtare,plot vlera që do ju shërbejnë brezave.

Shaban Cakolli,veshtrim rreth librit"GJAKON KOSOVA",autor Demir Krasniqi

"KRENARIA E GOLLAKUT"DEMIR KRASNIQI Redakto

KRENARIA E GOLLAKUT"Demir Krasniqi-Gjilan 2008

 shkruan:Shaban Cakolli

Njëri ndër krijuesit tanë të shquar,poet,muzikolog,publicist është Demir Krasniqi,i cili me punën e tij të pa epur hyri në zemrat dhe dashuritë shpirtërore në mesin e çdo familjeje të sprovuar.Demir Krasniqi shkrou mijëra këngë të gjitha motiveve,poezi dhe histori kombëtare,nëpër kohë të vështira që i takuan edhe gjeneratës së tij,kohë të cilat pushtuesi me forcën e armëve,ndjekëjeve,vrasjeve dhe burgosëjeve,po mundohej të vëj rrënjet e pushtimit mbi trungun shqiptar të Dardanisë të dhuruar nga vet zoti,e të trashëguar gjysh e stërgjyshër nga iliria.Demir Krasniqi një këngëtar dhe krijues u frymëzua nga vegjëllia për të dashur atdheun dhe njerëzit e tij,për atdheun dhe popullin,këndoi e shkrou,gëzime dhe dhimbje,përkundraj sakrificave e sfidave nuk u ndal asnjë qast,por hodhi dritë mbi personazhet e historisë sonë kombëtare.Demir Krasniqi,emër i njohur i penës dhe këngës deri më tani shkrou gjashtëmbëdhjetë libra,por ne zgjodhëm të flasim për librin"KRENARIA E GOLLAKUT" libri i katrëmbëdhjetë i tij,i cili u botua me rastin e shënimit të dyzetvjetorit të krijimtarisë së tij.Pa hyrë më thell në analizën e këtij libri,desha me pak fjalë të ju njoh me jetën e autorit: Shënime biografike për pedagogun, këngëtarin, kompozitorin, poetin, mbledhësin e folklorit, publicistin dhe gazetarin: DEMIR KRASNIQI


U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës. Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione: -Pedagog i kulturës muzikore me një përvojë rreth dyzet vjeçare në shumë shkolla fillore e të mesme të Kosovës. -Këngëtar dhe rapsod popullor, i cili duke filluar që nga viti 1968, si këngëtar i rregullt i Radio Prishtinës, ka dhënë një bagazh shumë të madh inçizimesh me qindra këngë dhe albume të ndryshme muzikore, duke filluar nga shiritat e celuloidit, disqeve të gramafonit, audio kasetave, video kasetave, kompakt disqeve, DVD- ve etj. Si këngëtar dhe rapsod popullor, përveç mijëra dasmave e gëzimeve familjare gjithandej trojeve etnike shqiptare, përveç shumë koncerteve e festivaleve vendore, ka qenë katër herë përfaqësues i këngës kosovare në festivalet ndërkombëtare. Më 1996, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në Koncertin festiv mbarëkombëtar me karakter fetar në Shkodër. Me rastin e Jubileut të 100- vjetorit të Kongresit të Alfabetit, më 15 Nëntor 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues – kantautor nga Kosova. -Kompozitor i më se 2000 këngëve dhe valleve në frymën e melosit tradicional popullor burimor. Është autori i këngës së parë kushtuar UÇK-së, me titull:”Rroftë Ushtria Çlirimtare”, e botuar me tekst poetik dhe notal në të përditshmen “GAZETË E RE SHQIPTARE” në Prishtinë, më datën 17 Nëntor 1998, faqe 16. -Krijues poetik i mijëra poezive dhe vargjeve të dedikuara për këngë dhe rapsodi popullore. -Mbledhës i pasionuar i folklorit burimor muzikor shqiptar, i cili deri më tani ka mbledhur, shënuar dhe daktilografuar mbi 4000 këngë të llojeve të ndryshme gjithandej trojeve etnike shqiptare. -Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike nëpër shumë gazeta, revista dhe agjenci të ndryshme të internetit. -Është radio-gazetar dhe gazetar hulumtues i diplomuar, profesion ky që e ka ushtruar në shumë mediume publike elektronike dhe të shkruara, e që edhe sot punon palodhshëm në këto lëmi . Deri më tash, ka publikuar këto vepra autoriale: 1. “Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993, 2. “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”(monografi)-Prishtinë,1995, 3. “Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998, 4. “Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002, 5. “Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002, 6. “Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2003, 7. “Këngë krismash lirie II” – Prishtinë, 2003, 8. “Familja Kurti nga Tugjeci “ (monografi) – Prishtinë, 2004, 9. “Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë , 2005, 10. “Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005, 11. “Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë ,2005, 12. “Kroi i këngës “- Gjilan, 2006, 13. “Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006, 14. “Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe 15. “Diell lirie” – Gjilan, 2008. Librin voluminoz me titull:”LIRIKA POPULLORE E GOLLAKUT”, në të cilin ka punua plot 40 vjet dhe që përbëhet prej 1216 këngëve popullore të mbledhura nëpër fshatra të Malësisë së Gollakut, e ka të gatshëm për botim në CD, por që askush deri më tash nuk ia ka zgjatë dorën e ndihmave, për ta botuar këtë thesar kaq të çmueshëm popullor?!

Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.

Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij, është:

“Për emrin e Zotit,
Për nderin e kombit,
Për gjakun e dëshmorëve,
Për eshtrat e varreve”!

Po, madhështia e Demir Krasniqit, qëndron aty, se ai vet i shkruan tekstet, vet ua kompozon melodinë dhe vet i këndon për adhuruesit e muzikës shqipe!”...Tek libri i tij"KRENARIA E GOLLAKUT" këngët të cilat zënë vend në ciklin e parë të librit janë të atdhedashurisë.Përse?Kohët e kohës kur u botuar libri nuk ishin edhe të këngës,ishin kohë plagësh,kohë kur kapërdinte flaka,kur çdo gjë ishte pezull,kur pushtuesi po përdorte çdo mjet për të gllabërua e zotuar tokat shqipe,duke u përpjekur të humbiste qdo identitet shqiptar,kurse trimat tanë të lirisë po bënin çmos për të mos i lënë uzurpuesit asgjë nga e jona,nga toka,drita dhe liria shqiptare.Demir Krasniqi nuk u ndal asnjë çast,ai nuk donte të i linte asgjë harresës,ai mblodhi gjurmë që u duhen gjeneratave të ardhshme,që ata kanë për të kuptuar se rruga e lirisë nuk ishte e lehtë për të cilën u desht shumë sakrificë e mund.Edhe pse kënga "KUSHTRIMI I SKËNDER BEUT"i prinë këtij libri si personaliteti më eminent i kohës,Lidhja e Prizrenit,Kur Shkova në Manastir,Dasmën e Flamurit,RROFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE,janë këto këngë,që autorin e kanë nxitur mes tyre të ua shënojnëpavdeksinë atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit në emrin e të cilëve ne sot gëzojmë lirinë.Një cikël hynë edhe dëshmorët e kombit prej të cilëve disa dëshmorë nga malësia e Gollakut si Fatmir Ibishi,Rafet Isufi dhe Naser Ibrahimi,nga se Gollaku në historinë e vet ka pasur shumë vuajtëje por edhe figura të njohura qëndrese.Një nga këngët e tij si këngë himn,shquajmë FLAKA E JANARIT

           Flaka e Janarit-flakë e yjësisë,
           Kushtrim i shqiptarit-thirrje e lirisë!
           Flaka e  Janarit erdhi në Gjilan-e,
           Seç  i shporri mjegullat-diell mbi vatan-e,!
            Refreni:

Jusufi,Bardhoshi,edhe Kadri Zeka, Nuk i trembi plumbi,nuk i trembi vdekja Bashkë me ta Zijahu,Rexhepi,Nuhiu, Bora dhe acari-gjakun nuk ua ngriu! Gollaku si trevë shqiptare kufizohet me Llapin, me Rrafshin e Kosovës, me Anamoravën si dhe me Karadakun. Përreth Gollakut janë 9 qytete (qyteza; komuna) shqiptare, dhe vetëm Novobërda dhe Medvegja janë brenda kësaj malësie.Pavarësisht që libri është i titulluar Krenaria e Gollakut,vendi i lindjes dhe rritjes së autorit,autori nuk ka lënë vend pa shetitur në viset shqiptare,të cilat i deshi e u shkrou me zemër ,i këndoi Vlorë,Krujë e Manastir,Preshevëe Jabllanicë,Tivar e deri Triestë,ishte me popullin,me këngën,gëzimin dhe dhimbjen e përbashkët,Tematika tjetër e librit të Demir Krasniqit me zemërgjërësi dhe çiltërsi kujton krijimtarinë e tij të pregatitur me shokët prej të cilëve disa nuk janë më,e të cilët i përkujton me vargje dhembshurie të nxjerrura nga thellësia e shpirtit,dhembjen të cilën e hasim në këngën"TRUP I VDEKUR-ZË I GJALLË"kushtuar bashkëveprimtarit të tij me dhjetëra vite Shaip Berishës.Veq tyre gjejmë tematikat sociale të dhimbshme me të cilat është përballur një pjesë e popullatës,si dhe plagën e shekullit të ri,plagën e kurbetit që për shkaqe të njohura nëpër kohë kërkon shërim,por shkaqet mbeten tëpa evituara ende,dhe plaga dhemb,psh:

      ZEMRA KA FUQI

Zemra ka fuqi t´coptohet Dhe përsëri të bashkohet! Kur familja ikë nëpër botë, kur e kaplon malli i kotë!

  Refreni:

Vaj,vaj,vaj aman, Mu dogj shpirt e mu dogj xhan! Vaj,vaj,vaj,vaj medet Ç´më përvloi ky i ziu gurbet! Dhe kot se kot këndon, Dhe kot,së kot shpreson! Si askush më mirë Demir Krasniqi këndon parodi të cilat me mjeshtri i hodhi në vargje tek libri i tij"KRENARIA E GOLLAKUT"disa prej tyre dalin poezi edukative si psh"O DUHAN MORE DUSHMAN" Kujtoj vitet kur u mahita kujtoj ditët kur të ngjita mu duk vetja se u rrita me të ndezë ty,menzi prita.

Refreni

o,duhan more dushman a po e din se qka po m´banë? Më shkatrrove më qite vrerin, m´prishe shëndetin,m´prishe zërin..... Më tej gjejmë paroditë:Jam zotëri,Jam këngëtar;Jam shkrimtar e jam poet,Liber Locja po vajton,parodi këto të ngjeshura mirë me vlera poetike,që edhe kur janë thumbuese janë të veshura fund e krye me realitetin.

Libri"KRENARIA E GOLLAKUT" iDemir Krasniqit është një libër i ngjeshur me vlera,i përbërë me dyzet këngë,nisur me "Kushtrimin e Skënderbeut",e kënduar në 500 vjetorin e vdekjes së kryeheroit kombëtar,këngë me të cilen Demiri ka nisur karieren e vet,pastaj përshkon dhimbjet e historisë kombëtare shqiptare ënd e kënd trojeve shqiptare,qëndresën heroike shqiptare e cila u përball me shekuj me pushtuesin,por kurrë nuk u përul deri në realizimin e synimit kombëtar që ishte liria e trojeve të tyre nga pushtuesi,aty prek dhimbjet dhe krenarinë e qëndresës,shtresat e ulëta sociale,jetimët,kurbetin si plagë,rrëpatjet për dritën e diturisë që i gjejmë në këngën FESTA E LULEVE Festa e luleve-festa e shkronjave, Hidhet vallja e shqiponjave Që nga Korça e Manastiri- N´ballë iu prinë Pandeli Sotiri. Po ashtu qëndresa heroike e trimave të lirisë,e nxitë autorin të krijoj këngë,cilat veq dhimbjes i japin burim shpirtëror,krenari,drejt një perspektive të ndritur të atdheut,gjurmëve të pashlyara të krenarisë tonë duke u thirrur në legjendat e kullës së Jasharajve të cilën rrapsodi dhe poeti ynë Demir Krasniqi e quan Meka shqiptare.Demiri kendon edhe këngë të dhimbshme të pjesëve të trojeve tona të coptuara në katrahurat serbe nisur nga ajo"MIRË SE U GJEJË PLAVË E GUSI";KU MBETI PRESHEVA;MBAHU MEDVEGJË etj....Demiri mund të shquhet edhe këngëtari i guximshëm dhe poet i cili kohën kur veprimtarëve tanë nuk guxonin të iu përmendeshin emrat,ai thuri vargje për ta,i këndoi dhe i shpërndau në popull,vargje që u bënë të ëmbla e të dashura për të gjithë shqiptarët.Demiri pati fatin të hecën nëpër dhimbjet që shkaktuan katrahurat serbe,por edhe priti fatin të i buzëqesh e këndoi gëzimit të pavarësisë së Kosovës,tinguj dhe vargje që u bënë të dashura për gjithë popullatën.Libri i Demir Krasniqit"KRENARIA E GOLLAKUT",është një libër domethënës i cili nuk mund të përfundoi me një përshkrim kaq të shkurtër,ne deshëm të njoftojmë lexuesin tonë me këtë rrugë të krenarisë së Gollakut,por vetëm kur lexuesi të e lexoi tërësisht mund të njoh punën e ndritur të Demir Krasniqit në këtë libër ku me mjeshtri artistike dhe plot vlera përshkruan ecëjen e shoqërisë sonë nëpër katrahurën e egër serbe,sakrificat dhe qëndresat për të dalur prej saj,rrugën e mundimshme të mbrojtëjes së arsimit dhe kulturës sonë kombëtare,historinë e mundimshme kombëtare të veshur plot krenari e qëndresë,dhimbjen e përndjekjeve shqiptare,plagën e kurbetit,si dhe horizontin e ndritshëm të krenarisë kombëtare,pas daljes nga hallkat e pushtimit serb.Lexuesit i urojmë një lexim të këndëshëm të kësaj krenarie,kurse autorit shëndet dhe suksese në jetë botimin e shumë librave tjerë si dhe këngë gëzimi e krenarie kombëtare tërë jetën e tij.

nuk e di sa esht e vertet por me duket se Demiri ka qen edhe i burgosun vite te gjata nga nje aksident me nje femer e nuk e di si muni mi thon krenari kur ky ska as zo, as stil, as sen ne muzik thjesht me thonen njeri i deshtum totalisht

prsh

Return to "Demir Krasniqi" page.