Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Miti. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Thelbi i mitit nuk qëndron në anën e përrallës narrative, por në “porosinë strukturore”, që ana narrative mitit i shërben vetëm për paraqitjen simbolike të porosisë së tij apo të vetë logjikës së caktuar. Miti etimologjikisht rrjedh nga greqishtja që ka një kuptim si gojëdhënë, legjendë, pra ka të bëjë më shumë me të ashquajturën “oral histori,, apo histori gojore, që të gjitha këto janë të bartura brezë pas brezi nëpër traditën familjare. Madje, sipas Platonit miti është një mënyrë e posaçme e kallëzimit, e të folurit, që e spikat sidomos në analizën e tij “tregimi apo biseda për mitin”. Andaj, mitet janë pjesë e një populli që pasqyrojnë një traditë të lashtë, një kulturë, një prejardhje të etnogjenezës, pastaj mënyrën në të cilën ka jetuar ai popull, vlerat që janë bartur stad pas sdadi, pavarësisht nga ndryshimet dhe zhvillimet sociale të cilat i ka përjetuar ai popull. Mitet paraqesin një botëkuptim të një populli që janë formuar apo kanë lindur në rrethana të caktuar historike, dhe shoqërore, andaj edhe janë pjesë e memories kolektive të atij populli. Sociologët mitin e shohin si një produkt shoqëror dhe shprehje fantastike, simbolike e personalizuar e jetës shoqërore të njerëzve, ndërsa psikologët mitet i shpjegojnë si dukuri psikike, ku baza e burimi kryesor i tyre është vetë psikika e njeriut. Çdo popull, ka mitet e tij, ka pjesën e mitologjisë që tregojnë historinë e stërgjyshërve të tyre heroikë, duke ilustruar dhe pasqyruar në mënyra të ndryshme një të lavdishme të tyre. Kështu, që edhe mitet shqiptare janë të shumta si: Gjergj Elez Alia, Muja e Halili, Skenderbeu (edhe pse ende është i diskutueshëm ky problem)? A është mit apo jo?, etj, të gjitha këto na pasqyrohen me një karakteristikë të veçantë që tregojnë një të lashtë historike e të lavdishme të popullit shqiptarë.
Return to "Miti" page.