Dobrolishti

Zgjidhja e Greqisë, Maqedonia Perëndimore

Dobrolisht (greqisht: Καλοχώρι/Kalokhóri) është fshat në qarkun i Kosturit, Greqi. Përpara vitit 1926, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Δοβρόλιτσα/Dovrólitsa.[1]

Dobrolisht
Καλοχώρι
Fshat
Emri i banorëveDobrolishtas

Gjeografia Redakto

Nga veriu Dobrolishti kufizohet me Çetirokun, nga jugu me Zelegozhdin, nga lindje me Tikvanjin dhe nga perëndimi me Oshanjin.

Toponimet të fshatit Dobrolisht:(Para vitit 1923)[2]

  • Alevicë/a - mal, majë mali, në J.
  • Ara e Bathëve - ara, në L.
  • Ara e Derrit - arë ku i zoti i saj pati vrarë një derr kur po i bënte dëm në arë, në P.
  • Ara e Laraskës – arë, në V.
  • Ara e Kupos - arë, në VP.
  • Arat e Klishës - sot kullotë, në P. Kanë qenë dikur prona të Kishës.
  • Bredhi i Bubës - bredh shekullor, në P. Këtij bredhi nuk i afrohej kush nga frika duke besuar se atje ishte një bubë e madhe (lloj kuçedre) që të hante.
  • Bredhi i Vetëm - bredh shekullor i vetëmuar nga të tjerët, në P.
  • Bumballë/a – breg, në J.
  • Burim i Dhive - burim ku pinin ujë kopetë me dhi, në V.
  • Çukë/a - ara, në J.
  • Fush/a e Burrave - shesh ku mblidheshin burrat për të kuvenduar, afër qendrës.
  • Guri i Gjarpërit – shkëmb, në P.
  • Hije e Shëmitrit - kodër e vogël e veshur me pyll, në J.
  • Hijet - kodër e veshur me ah në mal, në J.
  • Jamje/a – ara, në P.
  • Këmba e Plakut - pllajë, në P.
  • Klishë/a - në L.
  • Kodër e Borrovigjës - kodër, në P.
  • Kodër e Gjatë - kodër, në P.
  • Kodër e Thimes - kodër mbi fshat, në J.
  • Kok’e Malit - majë mali, në J.
  • Koria e Kolë Qorrit - kodër me lisa, në J.
  • Koria e Syl Kamanit - kodër e veshur me lisa, në P.
  • Koria e Xhemkës - breg me kroie, në L.
  • Koria e Ysit (Hysit) - kodër me kroie, në P.
  • Kroi i Bardhë - krua, në L.
  • Kroi i Bekulit - krua, ara pyll që mbajnë këtë emër, në L.
  • Kroi i Birbilit - krua, në L.
  • Kroi i Çoçorit – krua, në lagje.
  • Kroi i Fshatit - krua, në qendër.
  • Kroi Kulluar - krua, në fshat.
  • Kroi i Starës - burim që del nga toka poshtë, në P.
  • Livadhet e Sterrës - kullota e ara, në V.
  • Luadhet e Shapatinës - ara e kullota, në JP.
  • Lum i Belicës – lum i cili vjen prej Gramozit dhe kalon nga Kosturi.
  • Mirosana - ara, në J.
  • Rruga e Çetirokut - rrugë e ara në drejtim të Çetirokut, në L.
  • Rruga e Shënedjellit - rrugë e ara në drejtim të Shënedjellës, në V.
  • Stena e Begollit - shpellë që strehon bagëti, në P.
  • Shapatinë/a - ara e kullota, në JP.
  • Shtegu i Ujkut - shteg kodre, në J.
  • Shur i Bardhë - kodër e madhe e bardhë, në P.
  • Ura e Zypit - urë prej druri mbi lumin e fshatit, në qendër.
  • Vër e Ariut - shkëmb me shpellë, në V.
  • Xhamia - xhami në qendër.
  • Zadra - kodër e ara, në P.
  • Zimbik e Alitit - kodër, në JP.

Lidhje të jashtme Redakto

Burimet Redakto

  1. ^ Πανδέκτης: Dovrólitsa - Kalokhóri
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 494-495. Tregoi: Feti Xhafer Jupe nga Dobrolishti, sot me banim në Tiranë. Tiranë, qershor 1970.