Durim Taçi shkrimtar shqiptar. Ka lindur në vitin 1964 në Gramsh. Ai e ka lënë Tiranën në vitin 2000, ku ka punuar si skenarist, gazetar dhe në fund si specialist i botimeve në Ministrinë e Kulturës. Jeton në Bergamo me gruan dhe vajzën. Veç formimit në filologji e kinematografi në Tiranë, ka studiuar për filozofi në Milano. Frekuenton rrethet filozofike në Bergamo e Milano ku ftohet shpesh edhe në cilësinë e relatorit. Është gjithashtu anëtar i Shoqatës Vullnetare “Orobica Ambiente”, e cila merret me kujdesin dhe ruajtjen e mureve veneciane të Bergamos, të mbrojtura nga UNESCO. Durim Taçi është përkthyes i mbi pesëdhjetë titujve letrarë në gjuhën shqipe nga italishtja dhe anglishtja, sikurse edhe i mjaft autorëve shqiptarë në italisht. Është edhe vetë autor i shumë librave; shkrimtar dygjuhësh, italisht e shqip.

Botime Redakto

  • Extra time - 2019
  • Një prani në ikje - 2020
  • Nga një derë tjetër - 2021
  • Liqeni në mes të detit - 2022