Edmond Rugova është trajner dhe ish futbollist shqiptar nga Kosova.

Edmondi është trajner i skuadrës përfaqësuese të Kosovës në futboll. Ai në këtë post është emruar nga Federata e Futbollit e Kosovës në muajin shtator të vitit 2006.

Edmond Rugova si futbollist profesionist i takon gjeneratës së artë të KF Prishtina të viteve 1980-ta kur bashkë me Fadil Vokrrin, Fadil Muriqin, Agim Canën dhe të tjerët arritën ta fusin KF Prishtinën në ligën e parë të futbollit në ish-Jugosllavisë.