Edona Llalloshi
This article possibly contains original research. |
Edona Llalloshi (lindur më 26 korrik 1979, Prishtinë) është një këngëtare kosovare.
Ajo në moshën 7-vjeçare kishte filluar të mësoj muzikën. Ka të mbaruar shkollën e ultë dhe të mesme të muzikës. në Prishtinë Ka studiuar dhe në Fakultetin e arteve, drejtimi i muzikës. Pas saj qëndrojnë shumë koncerte, çmime e suksese. Këngëtarja Edona Llalloshi ka marrë pjesë nëpër shumë festivale shqiptare. ”Akordet e Kosovës”, kur ishte fëmijë, “Festivali i këngës në RTVSH (Tiranë)”, 1994 me këngën e Gani Llalloshit orkestrim të Naim Krasniqit dhe me tekst të Hil Mosit, shpallet Debitantja më e mire e festivalit. Në viti 1995 me këngën e Naim Krasniqit "Kthemi ëndrrat"
Ka marrë pjes edhe në "Show Fest 1996" "Zambaku i Prizrenit 1997" ku dhe fitoi vendin e parë, "Polifest 2002", ku fitoi vendin e dytë dhe mikrofonin e artë, "Kënga Magjike 2005", ku fitoi çmimin e produkcionit dhe në dhjetor 2005 në këngën në RTSH arrin në finale me këngë dhe orkestrim të Xhevdet Gashit, tekst të Arsim Bunjakut.
Disa nga këngët e saja: "Simpatia", "Djali i Kosovës", "Gjenerata ime", "Në drrasë të vekut", "Mikja e parë", "Më Prit", "Borxhi i dashurisë", "S'dua hiç", "BeatBox potpuri", (këtë këngë e realizoi me vëllaun e saj Milotin), "Pikë në zemër", "Për ty po flas" (poashtu me Milotin), dhe shumë e shumë këngë e hite tjera. Ajo në vit realizon shumë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme rinore në Kosovë dhe jashtë saj. Shpesh ka qenë edhe në vende të para nëpër top-listat e televizioneve e radio shqiptare. Deri më tani ka realizuar gjashtë albume.
Pas një martese fatkeqësisht të dështuar më parë, Edona Llalloshi u martua sërish në vitin 2010 dhe ka një vajzë bukuroshe që e quajnë Doa. Gjithashtu Edona ka vellaun e Saj Qe quhet Milot Llalloshi eshte menaxher i saj i dyte eshte i lindur me 26.10.1984 në Prishtinë. poashtu ka 3 motra Aida Llalloshi e lindur me 24.02.1981