Elhaida Dani

këngëtare shqiptare
(Përcjellë nga Elhaida Dani (EP))

Elhaida Dani (Shkodër, 17 shkurt 1993), është këngëtare shqiptare.[1] Ajo është fituese e disa çmimeve si Star Akademi, Top Fest , The Voice of Italy, e së fundi fituese e Festivalit të Këngës në RTSH 2014 që e bëri përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong 2015.

Biografia Redakto

Ka studiuar piano që në moshën 6-vjecare në shkollën ‘Prenkë Jakova’ në Shkodër. Ka marrë pjesë në talent–show “Star Academy”, ku është shpallur fituese në vitin 2009. Më pas ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare si në Rumani, Bullgari etj.

Konkurrimi i saj në festivale filloi në Kënga Magjike 2008 ku këndoi "Fjala e fundit" dhe më pas në vitin 2011, në festivalin e këngës në RTSH. Ajo këndoi "Mijëra Vjet" dhe u nderua me çmimin "Melodia më e mirë".

Viti 2012 është një vit i paharruar për Elhaiden pasi publikoi albumin e saj të parë dhe më pas në Top-Fest u shpall fituese e çmimit të madh me këngën “S'je më”.

Gjatë vitit 2017 Elhaida Dani vazhdoi turin Notre Dame De Paris, duke luajtur rolin kryesor të musicalit "Esmeralda". Ky turne zhvillohet në skena me përmasa të mëdha botërore, Elhaida ka zhvilluar turne në vende si Franca, Lebanon, Turqi, së fundmi dhe në Rusi ku turneu është mbyllur po me sukses. Më pas Elhaida rikthehet me produksionet si "Më mbaj" këngë e cila është prodhuar e gjitha nga vetë këngëtarja shqiptare. Elhaida u bë pjesë e festivalit "Kënga Magjike" me këngën "E ngrirë" po ashtu kompozuar nga vetë këngëtarja e cila arriti të renditej e 2-ta, dhe te fitojë çmimin e Kritikës në konkurimin e vitit 2017.

Diskografia Redakto

Këngë Redakto

  • 2008 – "Fjala e fundit"
  • 2011 – "Mijëra vjet"
  • 2011 - "Si asnjëherë"
  • 2012 – "S'je më"
  • 2013 – "When Love Calls YourName"
  • 2013 - "Baciami e Basta"
  • 2015 - "I'm Alive"
  • 2017 - "Më mbaj"
  • 2017 - "E ngrirë"
  • 2017 - "Amazing"
  • 2017 - "Sugar wings"

Çmime të fituara Redakto

2013 - E klasifikuar e para në edicionin e parë të The Voice of Italy
2012 - Fiton çmimin e parë në Top Fest
2009 - E klasifikuar e para në Star Akademi
2014 - Fiton cmimin e pare ne Festivalin e Kenges ne RTSH

Referime Redakto

  1. ^ "Elhaida Dani". Tekste Shqip. Marrë më 23 dhjetor 2019.

Lidhje të jashtme Redakto


Parardhësi 
nuk ka
The Voice of Italy 2013
Elhaida Dani
Pasardhësi 
///