Emisioni për bashkatdhetarë është radio emision informativ që transmetohet në valët e radio kosovës.

Emisioni për bashkatdhetarë ju dedikohet bashkatdhetarëve nga Kosova në mërgatë duke realizuar çështje konkrete rreth të drejtave dhe problemeve aktuale të qytetarëve tanë në botë, mundësisë së investimeve dhe kthimit për jetë në Kosovë, veprimtarisë së tyre të përgjithshme në Kosovë, etj.

Emisioni ka vetëm një nën-fletë prezentimi në faqen e RTK-së dhe nuk mbanë ndonjë arkiv në rrejtë. Mënyra e vetëme e kontaktimit është telefonata gjatë transmetimit ose adresa elektronike e centralizuar e radio kosvës.