Etrit Berisha
Etrit Fadil Berisha (lindur më 10 mars 1989) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si portier për klubin italian Atalanta dhe me kombëtaren shqiptare.
Berisha në vitin 2016 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Etrit Fadil Berisha[1] | ||
Datëlindja | 10 mars 1989 | ||
Vendlindja | Prishtinë, Kosovë | ||
Gjatësia | 1.94 m (6 ft 4 in)[2] | ||
Pozicioni | Portier | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Empoli | ||
Numri | 99 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1997–2007 | 2 Korriku | ||
2004–2007 | → KEK (huazim) | ||
2008–2010 | Kalmar | ||
2009 | → Lindsdal (huazim) | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2010–2013 | Kalmar | 90 | (3) |
2013–2016 | Lazio | 38 | (0) |
2016–2019 | Atalanta | 75 | (0) |
2019–2022 | SPAL | 51 | (0) |
2021–2022 | → Torino (huazim) | 10 | (0) |
2022–2023 | Torino | 0 | (0) |
2023– | Empoli | 5 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2012– | Shqipëria | 79 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 11 nëntor 2018 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 10 tetor 2018 |
Berisha filloi karrierën e tij në klubin lokal të qytetit KF 2 korriku; ai gjithashtu luajti me KF KEK para se të largohej për në Suedi për të luajtur me të rinjtë e Kalmar FF në vitin 2008. Ai u ngjit në ekipin e parë dy vite më vonë dhe luajti 14 ndeshje në sezonin e parë si profesionist. Ai u bë titullar i padisikutueshëm në sezonin 2011, duke ndihmuar ekipin ta mbyllte kampionatin në mes të renditjes dhe të arrinte edhe finalen e kupës, ku ai nuk luajti dhe ekipi u mposht. Gjatë kohës së tij tek suedezet, Berisha shënoi edhe disa gola nga penalltitë, kurse në vitin 2013 u shpall portieri i vitit në Allsvenskan.
Në verën e vitit 2013, klubi italian Chievo lajmëroi se kishin arritur një marrëveshje me Berishën për transferimin e tij, por portieri kaloi tek klubi tjetër italian Lazio në një kontratë katër-vjeçare; ky transferim shkakoi polemika duke bërë që lojtari të rrezikonte një pezullim gjashtë mujor, pavarësisht se në fund ai u lirua nga akuzat. Gjatë kohës së tij tek ekipi kryeqytetas, Berisha konkuroi me Federico Marchettin për një vend titullari, por në fund ishte Marchetti që fitoi duke bërë që Berisha të huazohej tek Atalanta në verën e vitit 2016. Një vit më vonë, transferimi i tij u bë i plotë.
Karriera me klube
RedaktoVitet e hershme
RedaktoBerisha filloi të luante futboll me klubin e qytetit të lindjes së tij KF 2 korriku, ku qëndroi për katër vite përpara se të bashkoheshte në janar 2008 me skuadrën suedeze të Kalmar FF. Ai në fillim u vendos në skuadrën U–19 përpara së kalonte te skuadra e parë vitin 2010.
Kalmar FF
RedaktoBerisha bëri debutimin e tij me Kalmarin më 28 prill 2010 kundër Örebro SK, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 4–1. Pasi luajti 14 ndeshje në sezonin e tij të parë si debutues, Berisha u bë portieri i parë i Kalmarit. Ai shënoi golin e parë me Kalmarin kundër Cliftonville F.C. në raundet kualifikuese të Ligës së Europës dhe shënoi edhe golin e parë në ligën suedeze Allsvenskan kundër kampionëve të Helsingborgs IF; ai shënoi me penallti në minutën e 38 të ndeshjes, por ajo ndeshje ishte ndeshja më e dobët e karrierës së Berishës, skuadra e tij u mund me rezultatin 7–2.[3] Pas asaj ndeshje, Berisha u bë gjuajtësi i penalltive i skuadrës së Kalmarit.
Berisha luajti ndeshjen e tij të fundit me Kalmain kundër Halmstads BK, ku gjithashtu shënoi një gol me penallti.[4]
Gjatë kohës së tij te Kalmari, trajneri i skuadrës, Svante Samuelsson, tha se Etriti ishte zhvilluar shumë si portier gjatë kohës kur ishte lojtari i Kalmarit, duke thënë se ai kishte punuar me vendosmëri sëbashku me trajneri i portierëve Donald Arvidsson.[4] Berisha u bë një lojtar i pëlqyer nga tifozët, sidomos në vitin 2013, ku Berisha ishte lojtari kryesor duke e vendosur Kalmarin në vendin e pestë dhe duke i dhënë një mundësi për të fituar kampionatin.[5]
Lazio
RedaktoMë 2 shtator 2013, Berisha firmosi zyrtarisht me Lazion në ditën e fundit të merkatos verore.[4][6] Klubi pagoi 300,000 € për kartonin e tij.[6] Ai bëri debutimin e tij për klubin më 7 nëntor 2013 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Evropës kundër Apollon Limassol.[7] Në ndeshjen e rradhës në Ligën e Europës kundër skuadrës polake Legia Warsaw tre javë më vonë, ai ishte sërisht në formacionin e parë duke lënë Federico Marchettin si zëvëndësues; ndeshja përfundoi me fitoren 2–0 të Lazios.[8] Më 13 dhjetor 2013, ai luajti ndeshjen e tretë rradhazi në Ligën e Europës kundër Trabzonspor, duke e mbajtur portën e paprekur sërisht me Lazion që mori një barazim pa gola.[9]
Pasi luajti disa ndeshje si titullar, Marchetti u dëmtua dhe më 6 janar 2014, Berisha bëri debutimin e tij në Serie A kundër Interit, duke mos pësuar gol me Lazion që fitoi minimalisht 1–0.[10] Një javë më vonë, Berisha bëri debutimin e tij në Kupën e Italisë duke ndihmuar Lazion të fitonte ndeshjen me rezultatin 2–1 dhe të kalonte në raundin tjetër.[11]
Edhe pas rikthimit të Marchettit nga dëmtimi, Berisha vazhdoi të ruante vendin e titullarit pas performancave të tij pozitive; më 25 janar, ai ishte një nga lojtarët më të mirë në barazimin 1–1 kundër Juventusit, duke ndalur ecurinë e fitorve të Bardhezinjëve.[12] Në muajin shkurt, Berisha nuk pësoi gol në ndeshjen kundër Chievos (fitore 2–0),[13] dhe Romës në Derby della Capitale (barazim 0–0).[14] Në Ligën e Evropës, Lazio u eliminua nga PFC Ludogorets Razgrad në raundin e 32-tave, edhe pse Berisha priti një penallti në ndeshjen e parë.[15]
Atalanta
RedaktoMë 31 gusht 2016, Berisha u transferua te Atalanta në formë huazimi për një sezon me qëllim për t'u aktivizuar më shumë, pasi stafi teknik i Lazios vendosi të mbajë Marchettin si portier të parë.[16][17] Ai luajti 26 ndeshje në kampionat në sezonin e tij të parë në Bergamo, duke zhvilluar paraqitje pozitive,[18] me Atalantën që u rendit në vendin e 5të, duke u kualifikuar në Ligën e Evropës.[19] Berisha u dallua veçanërisht në ndeshjet në transfertë kundër Napolit dhe Fiorentinës, ku pritjet e tij vendimtare bënë që Atalanta të merrte respektivisht një fitore në Stadio San Paolo dhe një barazim në Stadio Artemio Franchi.[20][21]
Më 21 qershor 2017, Atalanta e bleu kartonin e Berishës për 5.5 milion €.[22] Ai e ruajti vendin e titullarit edhe në sezonin 2017–18, gjatë së cilës ai zhvilloi 31 ndeshje në kampionat. Në Ligën e Evropës, ai u aktivizua në të gjitha ndeshjet me Atalantën që u eliminua në çerek-finale nga Borussia Dortmundi.[23]
Berisha e nisi sezonin 2018–19 duke luajtur si titullar në raundet para eliminatore të Ligës së Evropës. Në kampionat, ai ishte titullar deri në tetor por më pas e humbi vendin kundrejtë argjentinasit Pierluigi Gollini,[24] i cili u bë zgjedhja e parë e trajnerit Gian Piero Gasperini.[25] Atalanta e mbylli sezonin në vendin e tretë, duke u kualifikuar në UEFA Ligën e Kampioneve.[26]
SPAL
RedaktoMë 6 korrik 2019, Berisha u transferua te SPAL në formë huazimi për një sezon dhe detyrim blerje.[27] Ai bëri debutimin e tij më 25 gusht në ndeshjen hapëse të Serie A 2019–20, duke pësuar tre gola kundër ish ekipit të tij Atalanta.[28] Në qershor 2020, Berisha pësoi një dëmtim të rëndë, duke thyer dorën e djathtë në një seancë stërvitore, gjë që bëri që ai të mbyllte sezonin para kohe.[29] Ai luajti 26 ndeshje gjithsej, me ekipin që u rendit në vendin e fundit duke rënë nga kategoria.[30]
Në sezonin e tij të parë në Serie B, Berisha luajti 25 ndeshje, duke pësuar 31 gola.[31] Në përfundimin e sezonit, ai u largua nga klubi.
Torino
RedaktoMë 3 korrik 2021, Berisha firmosi një kontratë tre-vjeçare me Torinon, duke u rikthyer në Serie A. Formula e transferimit ishte një huazim një-vjeçar me detyrim blerje.[32] Berisha e shpenzoi shumicën e sezonit si rezerva e portierit serb Vanja Milinković-Savić.[33] Ai luajti ndeshjen e parë të sezonit më 6 mars 2022 në barazimin pa gola kundër Brescias.[34] Pas kësaj ndeshje, ai e ruajti vendin e titullarit deri në përfundim të sezonit, të cilën e mbylli me 10 ndeshje në kampionat dhe 1 në kupë.[35]
Në sezonin e ardhshëm ai u rikthye të ishte rezerva e Milinković-Savić. Në shkurt 2023, ai u përjashtua nga ekipi për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Ivan Jurić,[36][37][38] duke e mbyllur sezonin pa luajtur asnjë ndeshje.[38]
Empoli
RedaktoMë 29 gusht 2023, Berisha u transferua te Empoli duke firmosur një kontratë një-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit.[39][40] Ai ishte programuar për të qënë portieri i dytë i ekipit, megjithatë, dëmtimi i Elia Capriles i hapi rrugën Berishës në formacionin titullar.[41]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoBerisha u thirr për herë të parë nga trajneri Gianni De Biasi për të luajtur në dy miqësoret kundër Katarit dhe Iranit në maj 2012.[42] Ai bëri debutimin e tij kundër Iranit, duke luajtur 90 minuta të plota në fitoren 1–0 të Shqipërisë.[43]
Paraqitjet e mira të Berishës kundër Sllovenisë dhe Kamerunit ku nuk pësoi asnjë gol, bënë që të fitonte vendin e titullarit në kombëtare. Berisha ishte heroi i Shqipërisë në dy ndeshjet kundër Norvegjisë për kualifikueset e 2014 Kupës së Botës, ai nuk pësoi gol në ndeshjen e 22 marsit në Oslo.[44] Ai i mbylli kualifikueset duke luajtur shtatë ndeshje me Shqipërinë që i mbylli kualifikueset në vendin e pestë me 11 pikë.
Berisha ishte një nga 24 lojtarët e thirrur nga trajneri De Biasi për të luajtur në ndeshjen e parë kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Portugalisë më 7 shtator 2014.[45] Ai e nisi ndeshjen si titullar duke qënë një nga lojtarët më të mirë duke kontribuar në fitoren historike 0–1.[46]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
RedaktoRedaktuar më 11 nëntor 2018[47]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Europa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizion | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Kalmar FF | 2010 | Allsvenskan | 14 | 0 | 1 | 0 | — | — | 15 | 0 | ||
2011 | 25 | 0 | 3 | 0 | — | — | 28 | 0 | ||||
2012 | 30 | 1 | 4 | 0 | — | — | 34 | 1 | ||||
2013 | 22 | 2 | 0 | 0 | 6[a] | 1 | — | 28 | 3 | |||
Gjithsej | 91 | 3 | 8 | 0 | 6 | 1 | — | 105 | 4 | |||
Lazio | 2013–14 | Serie A | 17 | 0 | 2 | 0 | 4[a] | 0 | — | 23 | 0 | |
2014–15 | 10 | 0 | 7 | 0 | — | — | 17 | 0 | ||||
2015–16 | 11 | 0 | 2 | 0 | 7[b] | 0 | 0 | 0 | 20 | 0 | ||
Gjithsej | 38 | 0 | 11 | 0 | 11 | 0 | 0 | 0 | 60 | 0 | ||
Atalanta | 2016–17 (huazim) | Serie A | 26 | 0 | 1 | 0 | — | — | 27 | 0 | ||
2017–18 | 31 | 0 | 3 | 0 | 8[a] | 0 | — | 42 | 0 | |||
2018–19 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2[a] | 0 | — | 2 | 0 | |||
Gjithsej | 57 | 0 | 4 | 0 | 10 | 0 | — | 71 | 0 | |||
Gjithsej karriera | 186 | 3 | 23 | 0 | 27 | 1 | 0 | 0 | 236 | 4 |
- ^ a b c d Të gjitha paraqitjet në UEFA Ligën e Europës
- ^ Dy paraqitje në UEFA Ligën e Kampioneve dhe pesë paraqitje në UEFA Ligën e Europës
Kombëtarja
RedaktoRedaktuar më 10 tetor 2018[48]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Shqipëria | 2012 | 4 | 0 |
2013 | 10 | 0 | |
2014 | 9 | 0 | |
2015 | 8 | 0 | |
2016 | 12 | 0 | |
2017 | 5 | 0 | |
2018 | 3 | 0 | |
Gjithsej | 48 | 0 |
Trofe
RedaktoKlube
Redakto- Kalmar FF
Personale
Redakto- Allsvenskan portieri i vitit: 2013
- Serie A portieri i huaj i vitit: 2013–14
Referime
Redakto- ^ "PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE". Qendra e Botimeve Zyrtare. 1 qershor 2012. Marrë më 6 janar 2023.
- ^ "Etrit Berisha" (në italisht). Torino F.C. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2022. Marrë më 8 tetor 2022.
- ^ "Elfsborg move clear, Goteburg strike late" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2014. Marrë më 3 shtator 2013.
- ^ a b c "Pojkdrömmen blev sann – Etrit Berisha klar för Lazio". Sveriges Radio (në suedisht). 2 shtator 2013. Marrë më 2 shtator 2013.
- ^ "Berisha Kalmar FFs hjälte i dubbel bemärkelse". Sveriges Radio (në suedisht). 2 shtator 2013. Marrë më 2 shtator 2013.
- ^ a b "Lazio, preso il portiere Etrit Berisha Bizzarri verso la cession" (në italisht). Il Messaggero. 2 shtator 2013. Marrë më 2 shtator 2013.
- ^ "Berisha debuton dhe bind me Lacion në Ligën e Europës". Panorama Sport. 8 nëntor 2012. Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Legia Warsaw vs. Lazio 0 – 2". Soccerway (në anglisht). Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Lazio 0-0 Trabzonspor" (në anglisht). UEFA. Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Berisha fantastik, Inter mposhtet". grid.al. Marrë më 8 mars 2014.[lidhje e vdekur]
- ^ "Lazio vazhdon rrugëtimin në kupë". Telegrafi.com. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2014. Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Lazio ndal euforinë e Juventusit, barazim 1-1 ne Olimpico". time.al. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Chievo vs. Lazio 0 – 2". Soccerway (në anglisht). Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Derbi : Berisha ndal Romën" (në anglisht). ASport.info. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2014. Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Berisha pret penallti, por Lazio humbet (VIDEO)". time.al. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Etrit Berisha all'Atalanta" (në italisht). Atlanta B.C. 31 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2016. Marrë më 1 shtator 2016.
- ^ "Comunicato 31.08.2016" (në italisht). S.S. Lazio. 31 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2019. Marrë më 27 shtator 2016.
- ^ "Etrit Berisha, i "pathyeshmi" i Serisë A". Gazeta Tema. 8 mars 2017. Marrë më 15 nëntor 2023.
- ^ "Atalanta në Ligën e Europës, Berisha: I solla fat unë, ashtu si Shqipërisë". Panorama Sport. 21 maj 2017. Marrë më 22 dhjetor 2017.
- ^ "Berisha monumental në "San Paolo"". SuperSport.al. 19 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2017. Marrë më 20 gusht 2017.
- ^ "Atalanta barazon, Berisha super". Sport Ekspres. 5 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2017. Marrë më 22 dhjetor 2017.
- ^ "Official: Atalanta buy Berisha" (në anglisht). Football Italia. 21 qershor 2017. Marrë më 22 dhjetor 2017.
- ^ "Europa League Match Recap: Borussia Dortmund Beats Atalanta on Aggregate To Advance to Round of 16". Fear The Wall (në anglisht). 22 shkurt 2018. Marrë më 15 nëntor 2023.
- ^ "Portiere Atalanta, Gasperini: "Vi spiego il caso Berisha. Adesso tocca a Gollini"". SOS Fanta (në italisht). 9 mars 2019. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2023. Marrë më 5 korrik 2019.
- ^ "Etrit Berisha - Rendimento 18/19". Transfermarkt (në italisht). Marrë më 5 korrik 2019.
- ^ "Atalanta reach Champions League for the first time" (në anglisht). Reuters. 26 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2019. Marrë më 16 nëntor 2023.
- ^ "UFFICIALE: SPAL, preso Berisha in prestito con obbligo di riscatto". TuttoMercatoWeb.com (në italisht). Marrë më 6 korrik 2019.
- ^ "Spal-Atalanta 2-3: Muriel entra e ribalta i ferraresi" (në italisht). La Repubblica. 25 gusht 2019. Marrë më 17 mars 2020.
- ^ "Spal, infortunio per Berisha. Frattura alla mano destra". Il Resto del Carlino (në italisht). 20 qershor 2020. Marrë më 4 korrik 2021.
- ^ "Brescia-Spal 2-1: una doppietta di Zmrhal condanna gli ospiti alla retrocessione" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 20 korrik 2020.
- ^ "Etrit Berisha » Serie B 2020/2021". World Football (në anglisht). Marrë më 15 nëntor 2023.
- ^ "Berisha signs with Toro" (në anglisht). Torino F.C. 3 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2023. Marrë më 2 korrik 2022.
- ^ "Toro, abbondanza in porta: Milinkovic è guarito ma Juric pensa a Berisha. E poi c'è anche Gemello..." (në anglisht). La Stampa. 14 janar 2022. Marrë më 7 mars 2022.
- ^ "Toro, la vittoria fuori casa resta un tabù: 0-0 col Bologna". msn.com (në italisht). Marrë më 7 mars 2022.
- ^ Fabrizio Turco (4 prill 2022). "Il Toro risolve il rebus tra i pali Juric: "Ora il titolare è Berisha"" (në italisht). La Repubblica. fq. 14. Marrë më 11 prill 2023.
- ^ "Torino, un giocatore è fuori rosa" (në italisht). Calcio Mercato. Marrë më 10 prill 2023.
- ^ "Juric boccia Berisha: "Fatica a fare il secondo, si allena male: sta fuori"" (në italisht). Goal.com. Marrë më 10 prill 2023.
- ^ a b "Milinkovic ko, riserve acerbe: il Toro in cerca di un portiere pensa all'ex milanista Tatarusanu" (në italisht). La Stampa. 31 korrik 2023. Marrë më 2 gusht 2023.
- ^ "Berisha all'Empoli" (në italisht). Torino F.C. 26 gusht 2023. Marrë më 30 gusht 2023.
- ^ "Etrit Berisha è un nuovo calciatore azzurro" (në italisht). Empoli F.C. 29 gusht 2023. Marrë më 30 gusht 2023.
- ^ Giacomo Cioni (4 shtator 2023). "Berisha già leader: "Dobbiamo guardare avanti, c'è molto tempo" VIDEO" (në italisht). Empoli Channel. Marrë më 2 tetor 2023.
- ^ Albania name squad for Iran friendly[lidhje e vdekur]
- ^ Albania 1–0 Iran
- ^ "Shqipëria barazon 1-1 me Norvegjinë" (në anglisht). FIFA. Marrë më 7 qershor 2013.
- ^ "De Biazi flet për ndeshjen me Portugalinë - (Në fund trajneri i Kombëtares së Shqipërisë publikoi edhe listën me 24 lojtarë të grumbulluar për këtë takim. Ata janë:) - FSHF.org". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2015. Marrë më 2 shtator 2014.
- ^ ""Bekim" kuqezi në Aveiro, Shqipëria shokon Portugalinë". Panorama Sport. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
- ^ "Etrit Berisha". Soccerway (në anglisht). Marrë më 14 tetor 2018.
- ^ "Etrit Berisha - national football team player". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 14 dhjetor 2017.
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Etrit Berisha. |