Eugen Rosenstock-Huessy (6 korrik 1888 – 24 shkurt 1973)[1] historian dhe filozof social ndërsa kontributi i tij shtrihet edhe në disiplinat e teologjisë, sociologjisë, gjuhësisë, arsimimit të të rriturve (andragogjisë) etj.

Eugen Rosenstock-Huessy

Biografia Redakto

Eugen Rosenstock lindi më 6 korrik 1888 në Berlin, në familjen e famshme hebreje të një bankieri të pasur. Ai u diplomua në vitin 1906 nga shkolla e mesme dhe shkoi për të studiuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Cyrihut. Në vitin 1912 Rosenstock u bë profesor asistent në Universitetin e Leipzigut, dhe në vitin 1914 u martua me zviceranen Margaret Huessy me ç`rast zgjodhën një emër të përbashkët Rosenstock-Huessy. Në vitin 1921 u lindi djali Hans të cilit iu dha emri Huessy. Pak kohë pas martesës së tij Rosenstock u ftua në luftë, ku mori pjesë në luftimet përreth Verdunit. Vitet e kaluara në luftë si zyrtar kishin një ndikim të madh në formimin itelektual të tij. Në vitin 1918 ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Vajmarit, Breytsheyd i ofroi postin e Sekretarit të Shtetit për zhvillimin e Kushtetutës së Republikës së Vajmarit.

Në vitin 1920, Eugen Rosenstock-Huessy themeloi Akademisë Punës, e cila u hap nën udhëheqjen e tij në Universitetin e Frankfurt am Main. Në vitin 1924 botoi librin e parë të tij «Angewandte Seelenkunde», dhe një vit më vonë, 1925 librin tjetër me titull «Soziologie». Në të njëjtin vit ai morri postin e kryetarit të Shoqatës Botërore për të Rriturit dhe deri në vitin 1933 është angazhuar në organizimin e kampeve të punës, ku vazhdoi formësimin e ideve dhe aftësive të reja, me ç`rast ai u angazhua edhe me pën edukative e arsimore me punëtorë, artizanë, studentë dhe të papunë. Me ardhjen e nazistëve në pushtet, Eugen Rosenstock-Huessy emigroi në SHBA në nëntor të vitit 1933, ndërsa në vitin 1934 ai u bë profesor në Universitetin e Harvardit. Me mbështetjen e presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt në vitin 1940, ai organizon në Tunbridge (Vermont) kampin "William James", e cila vazhdon zhvillimin dhe zbatimin e ideve të tij të punës sociale për të papunët dhe të nxënësve, dhe në të ardhmen e kësaj lëvizjeje u rrit Korpusi i Paqes në SHBA. Lufta e Dytë Botërore ndërpreu punën e tij, dhe pas përfundimit të tij Eugen Rosenstock-Huessy qëndroi në Shtetet e Bashkuara, duke bërë jetën e një profesori universitar, si në Dartmouth College pastaj si "profesor mysafir" në universitete të ndryshme dhe Akademinë Ungjillore në Gjermani, në Fakulteti i Teologjisë Ungjillore të Universitetit të Munsterit." Pas daljes në pension në vitin 1957, Eugen Rosenstock-Huessy vazhdoi kontributin e tij deri sa vdiq në vitin 1973.[2]

Referime Redakto

  1. ^ Moltke, Freya von; Huessy, Francis; Stahmer, Harold M. (1999): Eugen Rosenstock-Huessy (1888-1973) A Brief Biography Arkivuar 20 dhjetor 2012 tek Archive.today http://www.valley.net 16.04.2016
  2. ^ The Eugen Rosenstock-Huessy Fund http://www.erhfund.org 16.04.2016