Evangelos Kofos (greqisht: Ευάγγελος Κωφός, 1934, Edessa, Maqedonia e Egjeut, Greqi) është një historian grek që ka diplomuar në Kolegjin Anatolia të Selanikut në vitin 1952. [1]

Biografia

Redakto

Gjyshi i tij, Evangjelos Ant. Kofou, kishte qenë një plak i zgjedhur i Këshillit të Komunitetit Grek në Edessa të atëhershme nën kontrollin osman, përgjegjës për shkollat greke të rajonit. Një brez më vonë, babai i tij, Andonis Ev. Kofou, ishte organizuar në Rezistencën në Edessa gjatë pushtimit gjerman, deri në arrestimin dhe burgosjen e tij në vitin 1943 në një kamp burgu famëkeq në Selanik. Si rezultat, familja u zhvendos në qytetin e lindjes së nënës (Anna Avaropoulou Kofou), Selanik.

Evangelos Kofos ka qenë Këshilltar Special për Çështjet e Ballkanit në Fondacionin Helen për Politikën Evropiane dhe të Jashtme, Athinë, Greqi. [2] [1]

Në vitin 1995 ai u emërua bashkëpunëtor vizitor për studimet greke në Brasenose College, Oxford. Para kësaj ai kishte shërbyer për mbi tridhjetë vjet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë si Konsulent Special për Çështjet e Ballkanit deri sa doli në pension me gradën ambasador-këshilltar. [1]

Ai mbante titullin akademi të doktoraturës në histori nga Birkbeck College, Universiteti i Londrës (1993), një master në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti Georgetown, Washington DC (1959) dhe një B.Sc. në gazetari nga Universiteti Ohio, Athinë, Ohio (1955). Kofos ishte anëtar i disa shoqërive akademike dhe shërbeu për shumë vite si këshilltar special për çështjet e Ballkanit në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Athinë. Ai është gjithashtu autor i një sërë librash dhe esesh mbi çështjet greke dhe ballkanike.

Në vitin 1999, Presidenti i Republikës së Greqisë, Konstantin Stefanopulos, e dekoroi atë me Kryqin e Artë të Urdhrit të Feniksit për shërbimet e tij dhe gjithë punën meritore. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2010, Akademia e Athinës i dha atij Çmimin e saj për tërësinë e veprës së tij shkencore. [1]

Dy nga librat e tij, Greece and the Eastern Crisis, 1875-1878, (Thessaloniki 1975 në anglisht. Athinë, 2001 në greqisht) dhe Historia e çështjes maqedonase në shekujt 19 dhe 20 [në greqisht, 1993, e pabotuar],) kanë marrë çmime të Akademisë së Athinës. Libri i tij i mëparshëm, Nacionalizmi dhe Komunizmi në Maqedoni, (Thessaloniki, 1964, ribotuar me ese shtesë, Nju Jork, 1993) është konsideruar si një vepër pioniere për një çështje të diskutueshme ballkanike. [1]

Në vitet e fundit ai ka qenë i angazhuar me projekte që kanë të bëjnë me çështjen e Kosovës dhe Maqedonisë . [3] Në vitin 1998, ai bashkë-redaktoi me Thanos Veremis librin Kosova, duke shmangur një luftë tjetër ballkanike (Athinë, ELIAMEP) dhe më pas botoi librin e tij Kosova dhe Bashkimi Shqiptar; Barra e së kaluarës, ankthi i së ardhmes (Athinë, 1998, greqisht). Në vitin 2005, ai bashkë-redaktoi me Vlasis Vlasidis librin Athinë-Shkup: Një simbiozë e pakëndshme, 1995-2002 (Athinë, ELIAMEP, në anglisht) dhe në vitin 2008 bashkë-redaktoi me Ioannis Stefanidis dhe Vlasis Vlasidis një vëllim të ri, Taftotites sto Chrono. Diepistimonikes Prosengisies ("Identitetet maqedonase në kohë. Përqasje ndërdisiplinore"), Selanik, Athinë, botues Patakis, 2008.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e "Evangelos Kofos/ Special Adviser." ELIAMEP. N.p., n.d. Web. 13 June 2014. <www.eliamep.gr/en/ευάγγελος-κωφός-ειδικός-σύμβουλος/>.
  2. ^ Kofos, Evangelos. ELIAMEP Thesis (2009): 1. European Paraliament, Apr. 2009. Web. 13 June 2014. <http://www.europarl.europa.eu/meetdocs/2009_2014/documents/d-mk/dv/0120_08/0120_08en.pdf>.
  3. ^ "Prof. Evangelos Kofos, PhD Held a Quest Lecture - FON University." Prof. Evangelos Kofos, PhD Held a Quest Lecture - FON University. FON, n.d. Web. 13 June 2014. <http://www.fon.edu.mk/novost.aspx?cid=57&ln=en Arkivuar 24 shtator 2015 tek Wayback Machine>.