Fadil Hoxha
Fadil Hoxha (Gjakovë, 15 maj 1916 - Prishtinë, 23 prill 2001) ishte arsimtar, oficer në Luftën e Dytë Botërore, gjeneral major në Lëvizjen Nacional-Çlirimtare.
Jeta
RedaktoMë 1932 shkoi në Shqipëri për t´u shkolluar, së pari katër klasët e gjimnazit në Shkodër dhe më pas në Normalen e Elbasanit - të cilën e përfundoi më 1940. Në Shkodër bashkëpunoi me Emin Durakun, Qemal Stafën, Vasil Shanton e Tuk Jakovën.[1]
Gjatë Luftës së Dytë Botërore shërbeu si oficer këmishëzi[2]. Në vitin 1941 kthehet në Kosovë si mësues, për t'u bërë më vonë një nga nismëtarët e Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Pas kthimit në Kosovë i bashkohet rezistencës partizane kundër okupimit fashist italian dhe më 1943 emërohet komandant i aradhes partizane "Emin Duraku", që atë kohë operonte në territorin e Kosovës.
Pas luftës kishte disa funksione politike në nivel krahinor dhe federativ. Funksionet më të larta në nivelin federativ ishin anëtar i Kryesisë Republikës Socialiste Federative Jugosllavisë dhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes Komunisteve Jugosllavisë. Më 11 qershor 1945, me formimin e Kuvendit të Kosovës emërohet kryetar i tij. Këtë funksion e mbanë deri më 20 shkurt 1953. Po në këtë funksion emërohet edhe një herë më 11 korrik 1967, dhe e mbanë përgjatë demostratave të njohura të vitit 1968-të, ndërsa një vit më vonë 1969, i liron funksionin Ilaz Kurteshit.[3]
Pas Demonstratave ´81, atakohet nga ana e komunistëve dhe funksionarëve shtetëror të Republikës Socialiste të Serbisë të cilët më vonë nxisin luftën ballkanike të viteve ´90. Nga mesi i viteve ´80 tërhiqet nga jeta politike dhe publike.
Perpos jetës së tij politike, ai u muar edhe me shkrime mënjeherë pas luftës së II-të Botërore. Botoi ditarin e tijë të njohur, të titulluar "Kur Pranvera vonohet" që ishte një kryevepër në vitet 70, e disa vite më vonë edhe u pershtat për filmin artistik, po më ketë emër, nga regjisori kosovarë Ekrem Kryeziu.
Fadil Hoxha vdiq më 23 prill 2001 në Prishtinë, në moshën 85 vjeçare.
Shiko dhe
Redakto
Burime
Redakto- ^ Dervishi K., Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së, Tiranë: 55, 2016. fq. 185. ISBN 978-9828-106-38-4
- ^ Merlika-Kruja M., Kuvend Letrash me Miqtë: Ndue Gjonmarkaj, Zef V. Nekaj, Tiranë: sh.b. "Omsca-1", fq. 317.
- ^ b:Vitviteja/Presidenca e Rep. Kosovës