Fadil Kraja
Fadil Kraja (1931 - 2021) dramaturg dhe letrar i shquar i kombit shqiptar. Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushtë me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe Teatrin "Migjeni" të Shkodrës ku ne këtë të fundit kontriboj prej 60 vjetesh. Veprat e tij janë luajtur e vazhdojnë të luhen nga trupat teatrale të Kosovës, por edhe të Diasporsë e të qyteteve të ndryshme në Shqipëri. [1]
Jeta e hershme
RedaktoFadil Kraja u lind në Shkodër, Shqipëri, më 1931. Shkollen e mesme e kreu në gjimnazin e Shkodrës ku spikati me talentin për letërsinë. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi. Pas diplomimit punoi në profesionin e mësuesit të cilin e trashëgonte edhe nga familja e tij.
Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat keshtu qe mesimi zhvillohej në shtëpinë e njerit prej banoreve, Hasan Metit. Kjo shkolle kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.
Fadil Kraja kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme psh. ne letërsi dhe art.
Fadil Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës si mesues i letersise. Me vone ai punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” - Shkodër.
Për disa kohë drejtoi Klubin e Rinisë dhe më vonë qe anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në Teatrin “Migjeni”.
Nga viti 1972 gjer më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.
U nda nga jeta më 18 nëntor 2021.
Vepra
RedaktoFillimet e para ne krijimtari datojne ne moshe te re. Vëllimi i parë poetik "Kënga ime" (1954) fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë.
Vëllimet poetike
Redakto- "Kënga ime"
- "Melodi malësore"
- "Jehona malesh"
Vëllime me tregime
Redakto- "Kandidatja e fundit"
- “Ndodhitë e Nereidës”
- "Fajin e kishte Besa"
Romane
Redakto- “Britma e një gruaje”
- “Pengu i diellit”
- “Balada e nënës”
Drama
RedaktoKa shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden:
- "Fisheku në pajë", i cili vetem ne Shkodër u shfaq rreth 500 here
- "Sinjalet e natës"
- "Shpartallimi"
- "Baca i Gjetajve"
- "Gjaku i Arbërit"
- "Djem të mbarë"
- "Çështja e Blertës"
- "Flamur në dasëm"
- "Rozafa"
- "Kur flasin zemrat"
- "Luani i shtëpisë"
- "Çështje familjare"
- “Njerëz të ditëve tona”
- “Mos më shkim hisen e diellit”
- “Jorgani”
- “Ditari i një mësuesi”
- “Dopio gjashta”,
- “Dy jetë”
- “Midis dy dhimbjeve”
- “Surpriza”
- “Martesë me internet”
- “Nata e fundit”, si dhe shumë drama për fëmijë, skenare filmash, librete operash dhe operetash.
Teatri i Gjakovës për herë të parë është inaguruar me dramën “Fisheku në pajë” dhe në vitin 2000, kur Gjakova po digjej, në këtë teatër po jepej drama “Dasma e trojeve tona”.
Ne Teatrin e Strugës eshte shfaqur drama “Hisja e diellit”, ne Teatrin e Tuzit eshe luajtur drama “Tronditje” dhe ne shqiptarët e Detroit të SHBA eshte luajtur drama “Jorgani”. Dramat e Fadil Krajes shquhen për patriotizem, per dashurinë për atdheun e popullin.
Dyzet vite më parë ne Klinë të Kosovës u shfaq drama “Baca i Gjetajve” që përveç ndikimit në ndërgjegjen kombëtare të banorëve të kësaj ane, solli edhe raprezalje nga pushteti sllavo-komunist i Beogradit. Disa nga drejtuesit e kulturës atje të asaj kohe u burgosën. Por shkrimtarit iu bë më vonë një dhuratë suprize krejtësisht e veçantë prej Klines - një album me fotografi bërë para 35 viteve gjatë shfaqjes së dramës “Baca i Gjetajve” në këtë qytet. Prof. Fadil Kraja e cilësoi këtë si dhuratën më të veçantë që kishte marrë ndonjëherë në jetën e tij artistike.
Veprimtaria e mëvonshme
RedaktoFadil Kraja ka patur nje bashkepunim te ngushte me trupen virtuoze te aktoreve te Teatrit te Shkodrës, sidomos me Serafin Fanko regjisori i suksesshem i "Fisheku ne paje" me te cilin e bashkoi puna, gëzimet dhe emocionet, përkushtimet dhe suksestet e skenës. Veprat e tij jane luajtur nga aktore te mrekullueshem te skenes se teatrit te Shkodrës si Ndrekë Luca, Tinka Kurti, Ndrekë Prela, Lec Bushati, Vitore Nino, Bep Shiroka, Ymer Bala, Elez Kadrija, Rikard Ljarja, çifti Bruno Shllaku e Paskualina Gruda, si dhe shumë aktorë të trupave profesioniste të Tiranës, Korçës, Elbasanit, Fierit, Vlorës dhe trupës prestigjoze të Prishtinës
Rreth katër vite më parë, ne 2015, shkrimtari dhe dramaturgu Kraja u ftua dhe mori pjese në një simpozium nga shoqata joqeveritare rinore “Koha e re”, në qytetin shqiptar të Tuzit, në Mal të Zi, Ne kumtesen e tij ai bëri një pasqyrim të thellë shkencor historisë shumë shekullore të Malësisë, lidhjes së saj me qytetin e Shkodrës, kontributit të kësaj krahine të madhe në mbrojtjen e trojeve shqiptare, por u ndal edhe në evidentimin e vlerave kulturore e shpirtërore, si një pasuri e madhe e kulturës kombëtare.
Si ftuar nderi ne promovimin e librit “Dhuna” me autor Lekë Imeraj, ne Kline te Kosoves, një libër shkencor-filozofik, profesori tregon se ky aktivitet do të mbetej për të një aktivitet krejtësisht i veçantë.
Pena dhe mendja e Fadil Krajes edhe në këtë moshë te vone është vitale dhe e pashterrshme dhe shkrimtari vazhdon të hedhe ne leter jo kujtime, por vepra të reja. Vetem para pak javësh trupa profesioniste e Teatrit “Migjeni” vuri në skenë komedinë “Një krismë armiqësore” e cila korri sukses jo vetëm në qytetin e Shkodrës, por fitoi Çmim të parë dhe Flamurin e Festivalit mbarëkombëtar të Komedisë shqiptare në Mitrovicë, Kosovë.
Vlerësimet
RedaktoFadil Kraja është fitues i dhjetra çmimeve letrare e sidomos në dramaturgji.
Ai është Laureat i Çmimit të Republikës.
Kontributi i tij është çmuar edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, i cili i ka dhënë titullin e lartë "Mjeshtër i madh".
Presidenti i Republikës, Ilir Meta me rastin e 70 vjetorit të themelimit të trupës profesioniste të Teatrit “Migjeni” në Shkodër, e dekoroi shkrimtarin dhe dramaturgun Fadil Kraja me Urdhërin e Kalorësit të Flamurit.
Referenca
RedaktoKy artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |