Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës

Fakulteti i Mjekesise, Universiteti i Prishtines

Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës është një nga njësitë akademike në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Ai u themelua më 17 qershor, 1969 dhe ka nisur funksionimin më 4 dhjetor të po atij viti.[1] Fakulteti ofron arsimin akademik, kërkime shkencore dhe shërbime shëndetësore. Universiteti i Prishtinës (UP) përmban gjithsej 17 fakultete të ndryshme, ku njëri nga të parët që u themelua ishte dhe Fakulteti i Mjekësisë, i cili vazhdon të funksionojë dhe sot. Nga 17 fakultetet që UP përmban, 14 prej tyre janë fakultete të shkencave shoqërore, politike, natyrore, dhe ekonomike, ndërsa 3 prej tyre janë fakultete të shkencave të aplikuara.


Historia[2]Redakto

Fakulteti i Mjekësisë është një nga fakultetet e para në të cilin filloi procesi mësimor, së bashku me Fakultetin Juridik, Ekonomik, atë të Inxhinierisë, si dhe atë të Filozofisë. Meqenëse Fakulteti i Mjekësisë ishte një nga fakultetet e para të hapura dhe ka një histori mjaft të gjatë të zhvillimit të procesit mësimor, ai së bashku me fakultetet e tjera të kohës, hasën shumë vështirësi në mbarëvajtjen e këtij procesi për shkak të tensioneve politike të krijuara në vend. Ndonëse rruga drejt zhvillimit nuk ishte e lehtë, ajo nuk pengoi që Fakulteti i Mjekësisë të arrinte të nxirrte në dritë studentë të suksesshëm dhe ambicioz.

 
Emblema e Universitetit te Prishtines

Universiteti i Prishtinës u hap më 1969, si universiteti i pare në Kosovë, ndërkohë qe Kosova ishte akoma pjesë e territorit të Jugosllavisë. Mësimet në Universitetin e Prishtinës zhvilloheshin në dy gjuhë të ndryshme, në gjuhën shqipe dhe në atë serbo-kroate. Si rrjedhojë e këtij diferencimi gjuhësor që nënkuptonte ndarjen etnike, së bashku me problemet politike, luftës së zhvilluar, si dhe tensioneve kombëtare, më 1999 Universiteti i Prishtinës u nda në dy insititucione të ndryshme, por që ruajtën të njejtin emër. Në Mitrovicën veriore gjendet universiteti (Univezitet u Prištini) në të cilin flitet gjuha serbo-kroate, ndërsa në Prishtinë vendndodhet universiteti në të cilin gjuha e mësmidhënies është gjuha shqipe.

QëllimetRedakto

Fakulteti i Mjekësisë ka këto qëllime:

  1. Të veprojë si qendër universitare për edukimin e kuadrove shëndetësore, krijimin e kushteve për studime shkencore, krijimin e kuadrove universitare dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
  2. Të krijojë standardet më të larta në fushën e mësimdhënies, mësimnxënies, dhe kërkimeve shkencore.
  3. Të shfrytëzojë burimet e veta në mënyrë efikase.
  4. Të bashkëpunojë dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet arsimore, hulumtuese dhe shëndetësore, në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
  5. T’u përshtatet standardeve evropiane.
  6. Të integrohet plotësisht në zonën evropiane të arsimit të lartë dhe në zonën evropiane të kërkimeve shkencore si dhe të ndërmarrë hapat adekuat reformues të nevojshëm për arritjen e këtij objektivi. [3]


Struktura organizativeRedakto

Meqenëse Fakulteti i Mjekësisë është njësi akademike e Universitetit të Prishtinës, ai udhëhiqet nga dekani, i cili është udhëheqësi më i lartë i fakultetit. Në bordin e Dekanatit perfshihet Dekani[4], Prodekanët[5], si dhe Sekretari[6]. Prodekanët, si nënudhëheqësit e fakultetit, japin ekspertizën e tyre për çështje akademike, financiare, dhe shëndetësore. Sekretari ka një rol kyç në zhvillimin e punëve në bordin drejtues, pasi që merret me pjesën administrative dhe proceduriale të mbarëvajtjes institucionale të fakultetit. Krahas Bordit të Dekanatit, për nga personeli, Fakulteti i Mjekësisë përmban rreth 23 profesorë të rregullt, rreth 31 profesorë të asociuar, rreth 28 profesorë asistent, si dhe një numër të madh asistentësh.[7]

Programet[8]Redakto

Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës ofron këto programe për studime:

  • Studimet bazike
    • Studimet themelore bachelor
    • Studimet themelore te integruara


  • Studimet pasdiplomike
    • Studimet Master
    • Studimet e Doktoratës
    • Edukimi specialistik
    • Edukimi i Vazhdueshëm Profesional


Studimet Themelore Bachelor[9]Redakto

Studimet themelore bachelor përmbajnë këto degë studimi:

  • Fizioterapi
  • Infermieri
  • Mami

Studimet themelore për të gjitha degët e Bachelor zgjasin rreth tre vjet.[10]

Studimet Themelore të integruara[11]Redakto

Studimet themelore te integruara permbajnë këto degë studimi:

  • Mjekësi e Përgjithshme
  • Stomatologji
  • Farmaci


Studimet themelore në degët e Mjekësisë së Përgjithshme dhe Stomatologjisë zgjasin rreth gjashtë vjet. Ndërsa studimet themelore në degën e Farmacisë zgjasin rreth pesë vjet.[12]


Shih edheRedakto


Lidhje të jashtmeRedakto

  1. ^ "Rregullorja e studimeve bachelor". Marre me 18 prill 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  2. ^ "University of Pristina". Marre me 17 prill 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  3. ^ "Rregullorja e studimeve bachelor". Marre me 18 prill 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  4. ^ "Fakulteti i Mjekesise (Faqe zyrtare)". Marre me 18 prill 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  5. ^ "Fakulteti i Mjekesise (Faqe zyrtare)". Marre me 18 prill 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  6. ^ "Fakulteti i Mjekesise (Faqe zyrtare)". Marre me 18 prill 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  7. ^ "Fakulteti i Mjekesise (Faqe zyrtare)". Marre me 18 prill 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  8. ^ "Fakulteti i Mjekesise (Faqe zyrtare)". Marre me 15 prill 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  9. ^ "Fakulteti i Mjekesise (Faqe zyrtare)". Marre me 15 prill 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  10. ^ "Rregullorja per studimet bachelor". Marre me 18 prill 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  11. ^ "Fakulteti i Mjekesise (Faqe zyrtare)". Marre me 15 prill 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  12. ^ "Rregullorja per studimet bachelor". Marre me 18 prill 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)