Fejzi Bojku është shkrimtar për fëmijë nga Maqedonia. Ai u lind më 24 mars të vitit 1937VeleshtëStrugës. Ka përfunduar Fakultetin Filozofik në Shkup. Për disa vite me radhë ka punuar redaktor i gazetës së përditshme "Flaka". Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë që nga viti 1974. Jeton dhe krijon në Shkup.

Fejzi Bojku
Emri Fejzi
Mbiemri Bojku
Lindur më 24 mars 1937
Lindur në Veleshtë, Strugë
Kombësia shqiptare
Shtetësia Republika e Maqedonisë
Profesioni shkrimtar,filozof,poet,përkthyes, gazetar, profesor
Mirënjohje
Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve - Maqedoni, fitues i çmimit për përkthime letrare gjatë pesëdhjetë viteve të kaluara, çmim ky që tani mban emrin e Abdylazis Islamit, fitues i Çmimit 13 nëntori 2011 i qytetit të Shkupit, në fushën e kulturës dhe artit, fitues i Çmimit shtetëror "23 tetori" për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës dhe arsimit.

Poet dhe prozator për fëmijë dhe të rinj, përkthyes, eseist, shkrimtar shqiptar në Maqedoni. I lindur në Veleshtë të Strugës më 24 mars 1937, shkollën fillore e kreu në Veleshtë e Strugë; Shkollën normale për mësues e kreu në Shkup ku pastaj studioi dhe kreu frëngjishten dhe maqedonishten në Shkollën e Lartë Pedagogjike, e më vonë edhe gjuhën dhe letërsinë shqipe në fakultetin filosofik. Ndoqi ligjëratat e shkallës së tretë në Prishtinë. Kreu dhe Shkollën njëvjeçare të gazetarisë në Beograd.

Në vitet 1956-1959 ishte mësues në Koroshisht e Veleshtë të Strugës. Në vitet 1960-1964 ishte gazetar i “Flakës së vëllazërimit”, kurse nga viti 1964 e deri në v.1991, plot 27 vjet, ishte redaktor përgjegjës i revistave “Gëzimi” dhe “Fatosi”. Në vitet 1992-1993 ishte kryeredaktor përgjegjës i Njësisë Punuese “Flaka e vëllazërimit” prej ku doli në pension.

Anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë është nga viti 1976.

Ka botuar 15 përmbledhje me poezi dhe prozë (dy në maqedonisht) në Shkup dhe Prishtinë, si: “Lulet e para” 1968; “Zilet shkollore” 1971; “Këngët e shkronjave” (koautor Ali Huruglica) 1972; “shtatori i një fëmijërie” 1973; “Hyri vallja në shtëpi” 1974; “Ngjyrat e qiellit tim” 1977; “Flutura të bardha” 1980; “Xhemper”, në maqedonisht në SHB Detska radost - Shkup, 1981; “Fjalë dhe valë” 1987; “Septemvri na edno detstvo” në maqedonisht SHB Detska radost-Shkup, 2001; “Tungjatjeta vjeshtë!” 2002; “Çka i falëm ditës?” 2002; “Sa është ora” 2002 si botime private dhe “Tregimet e babait” pranë ShB “Serembe” në v.2006. Ka botuar shumë vështrime dhe kritika dhe mbi 50 recensione si para(pas)thënie për vepra letrare.

Ka përkthyer e rikënduar nga maqedonishtja, serbokroatishtja e frengjishjta në shqip dhe anasjelltas mbi 40 vepra për fëmijë dhe të rritur, disa si zgjedhje ose përmbledhje antologjike.

Është i prezantuar në shumë zgjedhje dhe antologji krijimesh për fëmijë dhe të rinj në gjuhën shqipe, maqedonishte, serbokroatishte. Tregimet dhe vjershat e tij kanë qenë dhe janë nëpër të gjithë edicionet e librave të leximit. Edhe vetë është koautor i tre librave të leximit.

Mbi 40 poezi të autorit janë bërë këngë që janë kënduar dhe këndohen nëpër shkolla e festivale, të kompozuara nga emra të njohur si: Pranvera Badivuku, Bashkim Paçuku, Ismail Hoxha, Zejadin Ismaili, Rafet Rudi, Nazmi Kaba, Sabahudin Zhuta etj. Disa kanë zënë vende të para në gara e festivale republikane dhe federative.

Bojku është fitues i disa çmimeve të rëndësishme: i çmimit për përkthime letrare gjatë pesëdhjetë viteve të kaluara, çmim ky që tani mban emrin e Abdylazis Islamit, fitues i Çmimit 13 nëntori 2011 i qytetit të Shkupit, në fushën e kulturës dhe artit. Në arsyetimin për ndarjen e këtij çmimi theksohet: “Fejzi Bojku i takon klasikës së letërsisë shqipe për fëmijë dhe të rinj. Duke rrumbullakësuar veprimtarinë e vet pesëdhjetë vjeçare letrare dhe kulturore, që mbështetet në disa drejtime, kryesisht si shkrimtar e pastaj si përkthyes letrar dhe afirmues edhe i letërsisë shqipe dhe maqedonase... ai është bërë shkrimtar i dashur i cili rregullisht ka mbajtur kontakte me lexuesit e vet, ai është shkrimtari veprat e të cilit me kohë lexuesit i kanë bërë të vetat...

Fitues i Çmimit shtetëror "23 tetori" që jepet për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës, arsimit.

Tituj të veprave Redakto

  • Lulet e para (1968)
  • Zilet shkollore (1971)
  • Këngët e shkronjave (1972)
  • Shtatori i një fëmijërie (1973)
  • Hyri vallja në shtëpi (1974)
  • Ngjyrat e qiellit tim (1977)
  • Flutura të bardha - (1980)
  • Џемпер (në gjuhën maqedonase) (1981)
  • Fjalë dhe valë - (1987)
  • Септември на едно детство (në gjuhën maqedonase) (2001)
  • Tungjatjeta vjeshtë (2002)
  • Çka i falëm ditës? (2002)
  • Sa është ora - (2002)
  • Tregimet e babait (2006)
  • čarobni ključic (në gjuhën malazeze) (2014)
  • Saat kaç?-Sa është ora? ( Shqip-Turqisht) (2016)

Lidhje të jashtme Redakto