Festivali Evropian i Këngës 2002 ishte edicioni i 47-të i Festivalit Evropian të Këngës. Ai u zhvillua në Talin, Estoni, pas fitores së Tanel Padar, Dave Benton & 2XL në konkursin e vitit 2001Kopenhagë, Danimarkë me këngën "Everybody". Ishte hera e parë që Estonia kishte pritur konkursin - 8 vjet pasi bëri debutimin e saj. Organizuar nga Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve (EBU) dhe transmetuesi pritës Eesti Televisioon (ETV), konkursi u mbajt në Saku Suurhall, me finalen më 25 maj 2002. Shfaqja live u prit nga Annely Peebo dhe Marko Matvere.[2]

Festivali Evropian i Këngës 2002
A Modern Fairytale
Datat
Finalja25 maj 2002
Pritës
VendiSaku Suurhall
Talin, Estoni
Prezantues
  • Annely Peebo
  • Marko Matvere
KryetarMarius Bratten
Mbikëqyrës ekzekutivChristine Marchal-Ortiz
Producent ekzekutivJuhan Paadam
Transmetuesi pritësEesti Televisioon (ETV)
Akti hapës"Everybody" performuar nga Tanel Padar & Dave Benton
Akti interval
  • (Gjatë prezantimit të këngëve): "A Little Story in the Music" performuar nga Annely Peebo & Marko Matvere, me muzikë kompozuar nga Raimond Valgre
  • (Gjatë procedurës së votimit): Performancë kërcimi me regji dhe koreografi nga Teet Kask.[1]
Faqja zyrtarehttps://eurovision.tv/event/tallinn-2002
Pjesëmarrës
Numri i pjesëmarrësve24
Shtetet debutueseNone
Shtetet që kthehen
Shtetet që nuk kthehen
Votimi
Sistemi i votimitSecili shtet jep nga 12, 10, 8–1 pikë për 10 këngët e tyre të preferuara.
Zero pikëAsnjë
Kënga fituese

Ishte Festivali i parë Evropian i Këngës që u mbajt në një shtet të Baltikut, në një ish republikë sovjetike dhe në një vend që flet gjuhë fino-ugrike.

Fituese ishte Letonia me këngën "I Wanna", e realizuar nga Marie N e cila e shkruajti atë me Marats Samauskis. Kjo ishte fitorja e parë e Letonisë në konkurs, pas vetëm 3 vjet pjesëmarrjeje. Malta, Mbretëria e Bashkuar, Estonia dhe Franca rrumbullakuan pesë të parat. Malta arriti rezultatin e tyre më të mirë në historinë e tyre të Eurovizionit. Më tej poshtë tabelës, Danimarka përfundoi e njëzetekatërta (vendi i fundit), pavarësisht se ishte një nga favoritët.

Vendndodhja Redakto

 
Saku Suurhall, Talin - vendi pritës i konkursit 2002.

Talini është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Estonisë. Ndodhet në bregdetin verior të vendit, në bregun e Gjirit të Finlandës, 80 kilometres (50 mi) në jug të HelsinkitFinlandë, në lindje të StokholmitSuedi dhe në perëndim të Shën PetersburgutRusi. Themeluar më 1248 por vendbanimet më të hershme njerëzore datojnë që nga 3000 vjet para Krishtit, duke e bërë atë një nga kryeqytetet më të vjetra të Evropës Veriore. Për shkak të vendndodhjes së tij të rëndësishme strategjike, qyteti shpejt u bë një qendër e madhe tregtare, veçanërisht midis shekullit 14-16, kur u bë një qendër kryesore e tregtisë brenda Lidhjes Hanseatike. Qyteti i Vjetër i Talinit është një nga qytetet mesjetare, të ruajtura dhe të paprekura më të mira në Evropë dhe është renditur si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.[3]

Saku Suurhall u zgjodh si vendi i konkursit. Është arena më e madhe në Estoni, e ndërtuar më 2001 dhe mban deri në 10,000 njerëz. Është emëruar sipas kompanisë së birrës dhe pijeve joalkoolike Estoneze Saku.

Formati Redakto

Slogani Redakto

Për herë të parë u implementua një slogan (ose temë). Tema e këtij viti u quajt 'A Modern Fairytale' (sq: Një përrallë moderne), e cila ishte e dukshme në kartolinat e treguara mes këngëve, të cilat tregonin përralla klasike që përfundonin në situata moderne estoneze.[4]

Rezultatet Redakto

Shtetet me shkronja të trasha u lejuan të garojnë në Festivalin Evropian të Këngës 2003.

Rendi Shteti Artisti Kënga Gjuha Vendi Pikë
01   Qiproja One "Gimme" Anglisht 6 85
02   Britania e Madhe Jessica Garlick "Come Back" Anglisht 3 111
03   Austria Manuel Ortega "Say a Word" Anglisht 18 26
04   Greqia Michalis Rakintzis "S.A.G.A.P.O." Anglisht 17 27
05   Spanja Rosa "Europe's Living a Celebration" Spanjisht, anglisht 7 81
06   Kroacia Vesna Pisarović "Everything I Want" Anglisht 11 44
07   Rusia Prime Minister "Northern Girl" Anglisht 10 55
08   Estonia Sahlene "Runaway" Anglisht 3 111
09   Maqedonia e Veriut Karolina "Od nas zavisi" (Од нас зависи) Maqedonisht 19 25
10   Izraeli Sarit Hadad "Light a Candle" Hebraisht, anglisht 12 37
11   Zvicra Francine Jordi "Dans le jardin de mon âme" Frëngjisht 22 15
12   Suedia Afro-dite "Never Let It Go" Anglisht 8 72
13   Finlanda Laura "Addicted to You" Anglisht 20 24
14   Danimarka Malene Mortensen "Tell Me Who You Are" Anglisht 24 7
15   Bosnja dhe Hercegovina Maja "Na jastuku za dvoje" (На јастуку за двоје) Serbisht, anglisht 13 33
16   Belgjika Sergio & The Ladies "Sister" Anglisht 13 33
17   Franca Sandrine François "Il faut du temps" Frëngjisht 5 104
18   Gjermania Corinna May "I Can't Live Without Music" Anglisht 21 17
19   Turqia Buket Bengisu & Group Safir "Leylaklar Soldu Kalbinde" Turqisht, anglisht 16 29
20   Malta Ira Losco "7th Wonder" Anglisht 2 164
21   Rumania Monica Anghel & Marcel Pavel "Tell Me Why" Anglisht 9 71
22   Sllovenia Sestre "Samo ljubezen" Sllovenisht 13 33
23   Letonia Marie N "I Wanna" Anglisht 1 176
24   Lituania Aivaras "Happy You" Anglisht 23 12

Referime Redakto

  1. ^ "Eurovision Song Contest 2002 Interval Act" (në anglisht). YouTube. Marrë më 2012-08-09.
  2. ^ Bakker, Sietse (2009-12-23). "The end of a decade: Tallinn 2002" (në anglisht). European Broadcasting Union. Marrë më 23 dhjetor 2009.
  3. ^ "Historic Centre (Old Town) of Tallinn" (në anglisht). UNESCO World Heritage Centre. 7 dhjetor 1997. Marrë më 29 shtator 2013.
  4. ^ Bakker, Sietse (2002-05-23). "Postcards about fairytales compared with Estonia" (në anglisht). ESCToday. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2017. Marrë më 2002-05-23.

Lidhje të jashtme Redakto