Festivali Evropian i Këngës 2007 ose Evrovizioni 2007 ishte edicioni i 52-të i mbajtur me radhë i organizuar në Arenën e Helsinkit , në Hartwall Areena dhe i mbajtur më 10 maj (gjysmëfinalja) dhe më 12 maj (finalja). Televizioni publik organizues apo televizioni imitues vendor ishte YLE (Yleisradio Oy). Në këtë edicion Serbia doli fituese.

Festivali Evropian i Këngës 2007
True Fantasy
Datat
Gjysmëfinalja10 maj 2006
Finalja12 maj 2006
Pritës
VendiHartwall Arena
Helsinki, Finlandë
Prezantues
  • Jaana Pelkonen
  • Mikko Leppilampi
KryetarTimo Suomi
Mbikëqyrës ekzekutivSvante Stockselius
Producent ekzekutivHeikki Seppälä
Transmetuesi pritësYleisradio (Yle)
Akti hapës
  • Gjysmëfinalja: Valltarë finlandezë vallëzojnë me muzikë të Johanna Juhola
  • Finalja: Lordi video nga Rovaniemi; Lordi performon "Hard Rock Hallelujah" në skenë
Akti interval
  • Gjysmëfinalja: Tsuumi

    Pjesë muzikore dhe vallëzimi greke (kompozuar nga Dimitris Papadimitriou, me koreografi nga Fokas Evangelinos)

  • Finalja: Apocalyptica performoi një përzierje të "Worlds Collide", "Faraway" dhe "Life Burns!" (instrumental)
Faqja zyrtarehttps://eurovision.tv/event/helsinki-2007
Pjesëmarrës
Numri i pjesëmarrësve42
Shtetet debutuese
Shtetet që kthehen
Shtetet që nuk kthehenFlag of Monako Monako
Votimi
Sistemi i votimitSecili shtet jep nga 12, 10, 8–1 pikë për dhjetë këngët e tyre të preferuara.
Zero pikëAsnjë
Kënga fituese

Finlanda fitoi të drejtën e mbajtjes së festivalit pasi grupi "heavy metal" i udhëhequr nga Lordi korri fitore në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2006 në Athinë.

Ky ishte edicioni i parë që po mbahej në Finlandë, për të cilin ishte planifikuar një buxhet prej 13 milion Euro. Prezantues ishin finlandezët Jaana Pelkonen dhe muzikanti, aktori dhe aktori skenikë Mikko Leppilampi. Kurse Krisse Salminen aktronte sikur ishte mysafire speciale e dhomës së verdhë.

Në këtë edicion konkurruan 42 shtete nga të cilat 4 i takonin "Katërshes së Madhe" të cilat u kualifikuan drejtpërdrejtë në finale, gjithashtu 10 shtetet më të votuara në edicionin e një viti më parë kaluan në finale kurse 28 shtetet tjera u zgjodhën përmes prezantimit të tyre në gjysmëfinale.

Pamja Vizuale Redakto

Në shenjën dalluese të këtij edicioni të Festivalit Evropian të Këngës u përfshi edhe shenja dalluese zyrtare e festivalit (Sikur në vitet e mëparshme, shenja dalluese e festivalit përmbante në qendër flamurin e shtetit organizues. EBU (Europian broadcasting union) dhe YLE zgjodhën që shenja dalluese të emërohej True Fantasy, (sq.: Fantazi e Vërtetë), e cila përqafon Finlandën. Kompania dizajnuese Dog Design ishte përgjegjëse të ndihmonte të krijonin dizajnin e e festivalit e cila përbehej nga shumë figura të ndryshme e të cilat së bashku formonin lule me shkronjat F pranë. Pamja e skenës mori formën e një instrumenti tradicional Finlandez të quajtur Kaltele.

Me 20 shkurt të vitit 2007 u ripunua për faqen e internetit "Eurovision.tv", ku u vendos dizajni i këtij edicioni të festivalit dhe këndi i blerjeve ku u bë e mundur porositja e CD-së dhe DVD-së dhe gjithashtu u fut në shitje edhe një libër për dashamirët, Fan book.

Formati Redakto

 
Jaana Pelkonen dhe Mikko Leppilampi
 
Hartwall Areena, Destinacioni 2007

Me 12 mars 2007, u njoftuan që të bëheshin përgatitjet për finale, gjysmëfinale dhe për procedurën e votimit. U dhanë edhe pesë karta të cilat patën të drejtën të zgjedhin pozicionin e tyre në gjysmëfinale dhe tri në finale.

Delegacionet e larta të shteteve në vijim, u ngritën në skenë duke tërhequr numrin në të cilin dëshironin të prezantonin. Në gjysmëfinale të drejtën e tillë e patën: Austria, Turqia, Sllovenia, Andorra dhe Letonia. Kurse në finale: Ukraina, Armenia, dhe Gjermania (Nga Katërshja e Madhe).

Sistemi votues u përdor ai që ishte një vit më parë. Në gjysmëfinale koha e votimit ishte 15 minuta ku paraqiteshin këngët në mënyrë të copëzuar. Nga 1-7 pikët e fituara në finale paraqiteshin tek shteti në mënyrë automatike. Kurse fituesi do të kishte të drejtën të mbante turne nëpër Evropë duke vizituar: Danimarkën, Spanjën, Suedinë, Holandën, Greqinë dhe Gjermaninë në datat 16 maj - 21 maj. Ngjarja u sponsorizua nga Grupi komunikues Europian TeliaSonera.

Shtetet pjesëmarrëse Redakto

Shtetet pjesëmarrëse në Festivalin Evropian të Këngës duhej të ishin pjesëtare aktivë të EBU-së (Europian Broadcaster Union).

Numri i përgjithshëm i shteteve pjesëmarrëse në këtë vit ishin 42 shtete përkundër numrit maksimal, 40, në vitet e kaluara.

Serbia, Republika Çeke, Mali i Zi dhe Gjeorgjia ishin shtete që merrnin pjesë për herë të parë në këtë festival, kurse Monako ishte shtet që konfirmoi tërheqjen e saj me 12 dhjetor.

Rezultatet Redakto

Gjysmëfinalja Redakto

Gjysmëfinalja u mbajt më 10 maj, 2007 në orën 21:00 (Central Europian Time|CET) ku morën pjesë 28 shtete, kurse 42 shtete votuan.

Nr. Shteti Gjuha Artisti Kënga Përkthimi në shqip Vendi Pikë
1   Bullgaria bullgarisht Elitsa Todorova
Stoyan Yankoulov
"Water" Ujë 6 146
2   Izraeli anglisht, frëngjisht, hebraishte Teapacks "Push the Button" Shtype butonin 24 17
3   Qipro frëngjisht Evridiki & Dimitris Korgialas "Comme Ci, Comme Ça" Kështu, Ashtu 15 65
4   Bjellorusia anglisht Koldun "Work Your Magic" Përdor Magjinë Tënde 4 176
5   Islanda anglisht Eiríkur Hauksson "Valentine Lost" Një Shën Valentin të Humbur 13 77
6   Gjeorgjia anglisht Sopho Khalvashi "Visionary Dream" Ëndrra Vizionare 8 123
7   Mali i Zi malazezisht Stevan Faddy "'Ajde, kroci" Eja, futu 22 33
8   Zvicra anglisht DJ Bobo "Vampires Are Alive" Vampirët janë gjallë 20 40
9   Moldavia anglisht Natalia Barbu "Fight" Lufto 10 91
10   Holanda anglisht Edsilia Rombley "On Top of the World" Në maje të botës 21 38
11   Shqipëria anglisht, shqip Frederik Ndoci "Hear My Plea" Dëgjo Lutjen Time 17 49
12   Danimarka anglisht Peter Anderson "Drama Queen" Mbretëreshë dramash 19 45
13   Kroacia kroatisht, anglisht Dragonfly feat. Dado Topic "Vjerujem u ljubav" Besoj në dashuri 16 54
14   Polonia anglisht The Jet Set "Time To Party" Koha per aheng 14 75
15   Serbia serbisht Marija Šerifovic "Molitva" Lutje 1 298
16   Republika Çeke çekisht Kabát "Malá dáma" Zonjusha e vogël 28 1
17   Portugalia portugalisht, anglisht, spanjisht, frëngjisht Sabrina "Dança comigo" Vallëzo me mua 11 88
18   Maqedonia e Veriut maqedonisht, anglisht Karolina Goçeva "Mojot svet" Bota ime 9 97
19   Norvegjia anglisht, spanjisht Guri Schanke "Ven a bailar conmigo" Eja dhe vallëzo me mua 18 48
20   Malta anglisht Olivia Lewis "Vertigo" Marrëmendja 25 15
21   Andorra katalonisht, anglisht Anonymous "Salvem el món" Letë shpëtojmë botën 12 80
22   Hungaria anglisht Magdolna Rúzsa "Unsubstantial Blues" Kaltërsia Jothelbësore 2 224
23   Estonia anglisht Gerli Padar "Partners in Crime" Partnerët në Krim 22 33
24   Belgjika anglisht The KMG's "Love Power" Fuqia e dashurisë 26 14
25   Sllovenia sllovenisht Alenka Gotar "Cvet z juga" Lulja e Jugut 7 140
26   Turqia anglisht Kenan Dogulu "Shake It Up Sekerim" Dridhu e dashur 3 197
27   Austria anglisht Eric Papilaya "Get a Life - Get Alive" Ngjallu 27 4
28   Letonia italisht Bonaparti.Lv "Questa Notte" Sonte 5 168

Finalja Redakto

 
Marija Šerifovic duke kënduar këngën "Molitva" në përfaqësim të Serbisë.

Finalistë ishin:

Finalja u mbajt me 12 maj 2007 në orën 21:00 (Central European Time|CET).

Nr. Shteti Gjuha Artisti Kënga Përkthimi në shqip Vendi Pikët
01   Bosnja dhe Hercegovina serbisht Marija Šestic "Rijeka bez imena" Ura pa emër 11 106
02   Spanja spanjisht, anglisht D'NASH "I Love You Mi Vida" Të dua jeta ime 20 43
03   Bjellorusia anglisht Dmitry Koldun "Work Your Magic" Përdor magjinë tënde 6 145
04   Irlanda anglisht Dervish "They Can't Stop The Spring" Ata smund ta ndalin Pranverën 24 5
05   Finlanda anglisht Hanna Pakarinen "Leave Me Alone" Më lë vetëm 17 53
06   Maqedonia e Veriut maqedonisht, anglisht Karolina Goceva "Mojot svet" Bota ime 14 73
07   Sllovenia sllovenisht Alenka Gotar "Cvet z juga" Lulja e Jugut 15 66
08   Hungaria anglisht Magdolna Rúzsa "Unsubstantial Blues" Kaltërsira nënthelbësore 9 128
09   Lituania anglisht 4Fun "Love or Leave" Lër ose Duaj 21 28
10   Greqia anglisht Sarbel "Yassou Maria" Përshëndetje Mëria 7 139
11   Gjeorgjia anglisht Sopho Khalvashi "Visionary Dream" Ëndrra Vizionare 12 97
12   Suedia anglisht The Ark "The Worrying Kind" Lloji Shqetësues 18 51
13   Franca frëngjisht, anglisht Les Fatals Picards "L'amour à la française" Dashuro në mënyrë Franceze 23 19
14   Letonia Italisht Bonaparti.Lv "Questa Notte" Sonte 16 54
15   Rusia Anglisht Serebro Song # 1" Kënga numër 1 3 207
16   Gjermania Gjermanisht, Anglisht Roger Cicero "Frauen regier'n die Welt" Femrat dominojnë Botën 19 49
17   Serbia serbisht Marija Šerifovic "Molitva" Lutje 1 268
18   Ukraina ukrainisht, anglisht dhe gjermanisht Verka Serduchka "Dance Lasha Tumbai" Vallezo Lasha Tumbai 2 235
19   Britania e Madhe anglisht Scooch "Valon Flamuri për ju" - 22 19
20   Rumania anglisht, spanjisht, italisht,
rumanisht, rusisht, frengjisht
Todomondo "Liubi, Liubi, I Love You" Dashuri, Dashuri, Të Dua 13 84
21   Bullgaria bullgarisht Elitsa Todorova
dhe Stoyan Yankoulov
"Water" Ujë 5 157
22   Turqia anglisht Kenan Dogulu "Shake It Up Sekerim" Dridhu e dashur 4 163
23   Armenia anglisht, armenisht Hayko Anytime you need "Kur të kesh nevojë" 8 138
24   Moldavia anglisht Natalia Barbu "Fight" Lufto 10 109
  • Në të verdhë janë shtetet të cilat siguruan vend në finalen e Festivalit Evropian të Këngës për vitin 2008.

Transmetimi Redakto

  •   Australiatransmetoi drejtpërdrejtë festivalin dhe u regjistruan 436.000 shikues.
  •   Azerbajxhani u mundua të bëhet pjesë e festivalit që nga viti 2007, por nuk mundi ngase aplikoi në qershor të vitit 2007 për anëtarësim në EBU, gjë që humbi festivalin.
  •   Italia nuk ishte pjesë e familjes së Festivalit Evropian të Këngës që nga 1997. Ky festival nuk është fare më i popullarizuar në Itali, përkundër vitit 1991 kur u regjistruan 6 milionë shikues Italia vazhdon të jetë e tërhequr. Festivali nuk u transmetua në televizionin publik italian RAI por në një televizion homoseksualësh.
  •   Monako transmetoi vetëm finalen drejtpërdrejtë në TMC. Pas tërheqjes së saj Monako shpresonte në rikthim në 2008, gjë që se arriti.
  •   Kosova që nga viti 2007 shpresoi anëtarësim në EBU, por problemet politike mes saj dhe Serbisë penguan që të merrte pjesë në festival. Kosova transmetoi drejtpërdrejtë gjysmëfinalen dhe finalen nëRTK (Televizionin Publik të Kosovës)
  • Stampa:Country data World World Wide - Ky televizion bëri të mundur që në internet faqen e festivalit (www.eurovision.tv) të ndiqej drejtpërdrejtë festivali.

Galeri Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

  Commons: Eurovision Song Contest 2007 – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale