Fjalor Arabisht-Shqip (Sulejman Tomçini)

Fjalor Arabisht-Shqip me Autor Sulejman Tomçini. Fjalori përmban mbi shtatëdhjetë mijë fjalë, fraza idiomatike, shembuj dhe fjali që ilustrojnë përdorimin. Aty janë përfshirë, gjithashtu, shumë sinonime me qëllim që të përcaktohen sa më saktë caqet e përmbajtjes semantike, brenda së cilës mund të përdoret një fjalë e dhënë. Për hartimin e tij është ndjekur mënyra tradicionale e ndërtimit të fjalorëve arabë. Renditja merr për bazë rrënjën e fjalës në gjuhën arabe dhe pastaj derivatet e saj, çka do të thotë se përdoruesit e fjalorit duhet të kenë njohuritë fillestare të gramatikës dhe të morfologjisë së arabishtes.