Flamur Gashi ka lindur në Pejë, Kosovë, më 10 qershor 1969, është diplomat shqiptar.

Biografia Redakto

Flamur Gashi është diplomuar në Fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Prishtinë. Pas disa trajnimeve dhe specializimeve në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme –Tiranë, zoti Gashi ka kryer funksionin ‘Këshilltar’ të disa ministrave në Republikën e Kosovës.[1]

Kontributi i tij është gjithashtu i njohur dhe në fushën e gazetarisë dhe atë të studimeve politike. Ai ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë Punëve të Jashtme; Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike –Tiranë; Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Shtypit, me rastin e vizitës së Presidenti Xhorxh W. Bush në Tiranë. Në maj 2010 është emëruar Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në nëntor 2014 zoti Gashi është emëruar Këshilltari i Presidentit për Rajonin, njëkohësisht është pedagog në Universitetin AAB në Prishtinë.

Zoti Flamur Gashi është vlerësuar me dekorata mirënjohjeje dhe çmime speciale.Gashi ka marrë mirënjohjen më të lartë rajonale, çmimin special “Ambasadori më i mirë në regjionin e Evropës Juglindore dhe Qendrore“, që ndahet nga Agjencia e Pavarur Rajonale për zgjedhjen dhe promovimin e menaxherëve dhe kompanive më të mira në Bosnje e Hercegovinë, Evropë Juglindore dhe Qendrore dhe nga Shoqata Evropiane e Menaxherëve në Bosnje e Hercegovinë dhe revista “Euromenager”.[2]

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Flet serbisht, kroatisht, gjermanisht dhe anglisht.

Referime Redakto

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2017. Marrë më 18 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://www.telegrafi.com/ambasadori-flamur-gashi-shpallet-me-i-miri-ne-evropen-juglindore/

shih edhe Redakto

http://oralhistorykosovo.org/sq/flamur-gashi/#prettyPhoto[pp_gal]/0/