Fondacioni Friedrich Ebert (gjermanisht: Friedrich-Ebert-Stiftung; shkurt: FES) u themelua në vitin 1925, si një trashëgimi politike e presidentit të parë gjerman, Friedrich Ebert, të zgjedhur ne rruge demokratike, i cili vdiq në po atë vit. Ebert, një socialdemokrat me origjinë të thjeshtë, kishte ngritur zyrën më të madhe në vendin e tij, megjithë opozitën e konsiderueshme te kundërshtarëve te tij politikë. Ai mori përsipër detyrën e Presidencës në një vend, i cili ishte mbuluar nga kriza, pas disfatës në Luftën e Parë Botërore. Nisur nga pervoja e tij personale, ai propozoi krijimin e një Fondacioni me qëllim të trefishtë:

  • Promovim te mëtejshëm të një kulture politike demokratike dhe pluraliste, nepermjet edukimit politik për të gjitha klasat e shoqërisë,
  • Akses lehtësues për edukime të mëtejshme për njerëz të rinj, duke siguruar bursa;
  • ndihmese për mirëkuptim dhe bashkëpunim ndërkombëtar, kurdoherë që është i mundur, për të shmangur shpërthime të reja të luftrave dhe konflikteve.
Fondacioni Friedrich Ebert në Bonn të Gjermanisë

Fondacioni, i cili u ndalua menjëherë nga nazistet në vitin 1933 dhe nuk u rikrijua deri në vitin 1947 pas Luftës së Dytë Botërore, aktualisht vazhdon të ndjekë po ato qëllime dhe ka zhvilluar programe të gjera në secilën nga fushat e mësipërme. Aktualisht Fondacioni „Friedrich Ebert” është një institucion jo fitimprurës, politik me interes publik, i angazhuar në parimet dhe vlerat bazë të Demokracisë Sociale në punën e tij edukuese dhe të orientuar nga politika.

Fakte dhe Shifra Redakto

  • Stafi: Një total prej 581 personash në zyrën kryesore në Berlin, gjashtë qendra edukimi, dymbëdhjetë zyra rajonale ne vend dhe Jashtë.
  • Buxheti: Rreth 100 milionë Euro; kryesisht fonde të Qeverisë qendrore dhe te Landeve.
  • Aktivitete: Vetëm në Gjermani, rreth 150.000 njerëz morën pjesë në më shumë se 3.000 kurse edukimi, forume dhe konferenca.
  • Degët: Zyra në 90 vende; aktivitete në më shumë se 100 vende.
  • Bursa: 1.700 bursa, 340 nga të cilat qytetarëve të vendeve të tjera. Mbi 430 fitues cdo vit jane bursiste per here te pare.
  • Biblioteka; Biblioteka më e madhe e specializuar mbi lëvizjen punëtore Gjermane dhe ndërkombëtare, me më shumë se 600.000 vellime.

Fondacioni Friedrich Ebert në Shqipëri Redakto

FES e ka filluar aktivitetin e tij në Shqipëri në vitin 1991, me një konferencë për demokracinë dhe ekonominë e tregut. Institucionet politike demokratike dhe zhvillimet social-ekonomike kanë qenë dhe do të jenë temat kryesore në aktivitetet tona. Në bashkëpunim me organizata partnere shqiptare, FES synon forcimin e një kulture politike demokratike, një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë nga ana sociale, në të cilin interesat dhe të drejtat e punëtorëve njihen dhe mbrohen, synon gjithashtu edhe krijimin e strukturave funksionuese shtetërore dhe një shoqëri aktive.

  • Arkivat Koleksioni më i madh i dokumentave mbi historinë e lëvizjes punëtore Gjermane.

Lidhje Redakto

Referime Redakto

[1]