Fush-Bull
Fushë-Bulli (ose Fushë Bualli) është një fshat i rrethit të Elbasanit, njësia administrative Shushicë, me një shtrirje rreth 9 km përgjatë lumit Gostimë, degë e rëndësishme e lumit Shkumbin. Historikisht pjesë e rëndësishme e krahinës së Polisit dhe i ndërtuar buzë rrugës historike Via Egnatia, fshati Fush Bullit karaktërizohet nga një reliev malor dhe pak kodrinor, nga male të larta dhe me burime ujore të shumta.
Fush-Bull | |
---|---|
![]() |
Historia
Prejardhja e emërtimit të fshatit është e lidhur ngushtësisht me funksionin e tij buzë rrugës Egnatia, rruga më e rëndësishme që kalonte në trevat shqiptare që prej kohës së perandorisë romake dhe duke qënë funskionale me segmente deri në fillim të shekullit XX. Është shumë e qartë se fshati nuk ka karakteristika fushore sikurse dikton pjesa e parë e emrit dhe domosdo që prejardhja e emrit të fshatit me siguri lidhet me një pjesë më të vogël toke e cila duhet të ketë shërbyer si një pikë ndalese për clodhje për karvanet me buaj që transportin mallra nga lindja në perëndim në rrugën Egnatia që fillimin e saj e kishte në Selanikun e sotëm dhe mbaresën në portin e Durrësit. Fakti që në tokat shqiptare nuk janë rritur historikisht buaj (pjesa e dytë e emrit) provon këtë teori për prejardhjen e toponimit të fshatit. Një tjetër e dhënë që provon se fshati me siguri ka shërbyer si ndalesë për udhëtarët lidhet me gojëdhënat e të vjetërve që sugjerojnë se pjesa luginore në afërsi të qëndrës aktuale të fshatit ka qënë hapësirë liqenore dhe më vonë mocalore përpara se të popullohej nga banorët. Dhe sigurisht, për një grup udhëtarësh, të lodhur dhe të rraskapitur nga një udhëtim i gjatë shume ditor, shqoëruar nga karvan me karroca me buaj, cfarë do të mund të shërbente më mirë si pikë clodhje se sa një livadh përbri një liqeni rrethuar nga male dhe pyje të freskëta…. Historia e rrugës Egnatia i ka dhënë rëndësi Fshatit Fush Buall dhe e ka bërë pjesë të rëndësishme të krahinës së Polisit ndër vite. Ngjarja historike që do të ishte si një pikë kthese dhe që pashmangërisht do tia humbte rëndësinë fshatit, lidhet me daljen nga funksioni të segmentit të rrugës Egnatia që kalonte nga fshatrat Xhyrë-Babje- Polis i madh- Fushë Bull- Polis i vogël - …. Etj dhe me ndërtimin e rrugës së re kombëtare përbuzë lumit Shkumbin në vitin 1917 e gjithë krahina e Polisit do të humbiste rëndësinë dhe ca më tepër dhe Fshati Fush Bull, që do të ktheheshin si xhepa pa rëndësi buzë rrugës së re shtetërore që kalonte buzë lumit Shkumbin (nga krijimi i kësaj rruge do të fuqizoheshin më vonë dhe qëndra të reja administrative sic është qyteti i Librazhdit).
Aktualisht në territorin e fshatit ka një seri urash dhe gjurmësh të rrugës Via Egnatia, një pjesë e të cilave të ruajtura shumë mirë. Ka dhe gjurmë të urave të tjera mbi lumin Gostimë, që janë mbi 300 vjecare, gjenden gjurmë të mullinjve prej guri dhe gjurmë vëndbanimesh qindra vjecare cka provojnë historinë e fshatit. Nga arkitektura e këtyre ndërtimeve mund të kuptohet shumë qartë që kultura e ndërtimit mes fshatarve ishte e avancuar për kohën dhe e qënësishme për të zbuluar fisnikërinë që i mbizotëronte ata.
Sic më sipër u përmbend, historia e fshatit Fushë Buall lidhet rrënjësisht me historinë e krahinës së Polisit. Një pjesë e madhe e familjeve të fshatit kanë zbritur nga fshatrat e sipërm të zonës së Polisit apo krahina të tjera të Shqipërisë në përiudha të ndryshme, mbase për të qënë më pranë rrugës Egnatia, mbase nga nevoja për të pasur më shumë toka buzë lumit Gostimë ose në liqenin që po thahej dhe që clironte hapësira të reja bujqësore; dikush mbase hapi një han; dikush një mulli; dikush zgjeroi kullotat për blegtroinë….
Zona e Polisit, në lashtësi përmendet nga historiani romak Ptolemeu me emrin Candavia; në mesjetën e hershme ishte një qëndër e fortë rezistence ndaj dyndjeve sllave dhe këtë më së miri e tregon mungesa pothuaj totale e toponimeve sllave në zonën e Polisit; në mesjetën e vonshme në përiudhën më të lavdishme të historisë së kombit (periudha e Skënderbeut), Polisi ishte një fortesë e rëndësishme e rezistencës antiosmane me kalanë e mirëpërmendur të Sopotit dhe me historinë e lavdishme të Gjorgj Golemit, një ndër luftëtarëve më të besuar të gjeneralit Gjergj Kastrioti. Përgajtë luftës së dytë boterore e gjitha krahina u pozicionua në kahun e frontit nacionalist clirimtar duke nxjerrë shumë heronje dhe partizanë. Këtu theksojmë se ushtria gjermane e ka djegur 2 (dy) herë fshatin Fushë Bull cka thekson faktin e rezitencës dhe shpirtin e lirisë që e ka karakterizuar gjithmonë fshatin. Njëkohësisht, përgjatë luftës janë strehuar nga familje fshatare, shumë ushtarë italianë të dorëzuar dhe mendohet se edhe hebrenj kanë qënë të strehuar, cka tregon dhe vë në dukje virtytin e patjetersueshëm të mikëpritjes dhe bujarinë që fshatarët kanë ndaj mikut. Pas luftës së dytë botërore, me ardhjen e komunistëve në pushtet, Fushë Bulli u vecau bashkë me fshatrat Polis i Vogël dhe Polis Valë duke u bërë si pjesë përbërëse e komunës së Shushicës të rrethit Elbasan, cka dalë ngadalë e përzieu fshatin edhe me krushqi dhe miqësi nga krahinat e tjera të zonës si Shushica apo Gjinari, por pa i shkëputur lidhjet me fshatrat e mbetura nën administrimin e rrethit të Librazhdit në krahinën e Polisit.
Me një shpërndarje jo të njëtrajtshme të shtëpive kuturu, me shtëpi me distance midis tyre, sipas gojëdhënave midis të vjetërve tregohet se pothuajse të tëra familjet e fshatit Fushë Buall janë të ardhura nga ndonjë zonë tjetër e Shqipërisë, dhe relativisht historia e popullimit masiv te fshatit mendohet të jetë diku tek 500-600 vjecare. Shtëpitë e vjetra të fshatit janë të mëdha, me mure te trasha prej guri te lidhura me llac balte me disa breza druri, me cati tradicionale vendi me strukture druri dhe tjergulla balte, me 1 ose 2 katëshe me shumë dhoma dhe hapësira të ndryshme ku me e rëndësishmja është ajo e mikut dhe me oxhaqe në secilën dhomë. Këto shtëpi shërbenin si strehë për disa breza, cka tregon lidhjen e fortë dhe kultin e familjes që mbizotëronte dhe i lidhte njerëzit mes njëri tjetrit. Familjet ishin me baza të forta patriarkale dhe figurat më te respektuara ishin meshkujt më te moshuar.
Fshati historikisht ka patur 3 (tre) lagje që e formonin: Lagja qendër, Lagja Langë dhe Lagja Grykë, shumë të lidhura me njëra tjetrën me miqësi dhe krushqi. Ekonomia bazohej pothuaj në blegtori dhe më pak në bujqësi. Fshati në kulmin e tij, fill pas viteve 90’ ka arritur të ketë deri në 1800 banorë, më diku tek 300 shtëpi, por emigracioni i theksuar i viteve të fundit e ka pakësuar ndjeshëm popullsinë duke e limitur deri në rreth 100 familje aktive me jo më shumë se 400 banorë dhe me një tendencë shpopullimi të theksuar. Ndër familjet e vjetra të fshatit janë ato Tanushi, Kalija, Beqiri, Xhaja, Shara, Tarba, Bica, Luka, Stërmungu, Skoti, Muzhaqi.
Të tëra familjet janë të besimit islam, muhamedian por duke u nisur nga përmbajtja e mbiemrave, nga gojëdhënat e të moshuarve, përmbajtja e legjendave dhe nga simbolet e gjendura ne shtepite e vjetra, nga kostumografia dhe nga toponimet mendohet se shkëputja nga besimi katolik të jetë bërë pas gjysmës së dytë të shekullit IX.
Gjeografia
Fshati Fushë Buall kufizohet në pjesën veriore me fshatin Polis I Vogël, në pjesën perendimore me fshatin Shushicë dhe ne jugore me malet e Bukanikut që e ndajnë nga Gjinari, në pjesën juglindore kufizohet me fshatin Vasjan dhe në pjesën lindore dhe veri lindore me fshatrat Gurë shpatë dhe Shehë të krahinës së Polisit. Fushë Bulli shtrihet përgjatë luginës e lumit Gostimë dhe jetën e ka të ndërtuar në fushat e pakta përbri tij. Në pjesën e sipërme të rrjedhës, në lagjen grykë, lumi Gostimë formon kanione të vogla me një thellësi që varion deri në 30 metër, dhe thyerje e rrëpira të thepisura që i japin një pamje dinamike relievit. Në pjesën e poshtme të rrjedhës në afersi të qëndrës aktuale të fshatit, lumi Gostimë zgjerohet dhe kanionet humbasin dhe zëvendësohen me zallishte të gjëra dhe lumi bëhet gjarpërues por pa e humbur kthjelltësinë dhe pastërinë që e karakterizon.
Klima
Fshati është i rrethuar me pyje të shumta dhe me male relativisht të larta. Lartësia tipike mbi nivelin e detit është rreth 300 m, cka bën që klima mbizotëruese të jetë ajo mesdhetare dhe pak kontinentale.
Hidrografia
Pasuria ujore e fshatit është e madhe teksa përvec lumit Gostimë, ka dhe një sëri përrenj dhe burimesh uji të pijshëm të shpërndarë gjithandej.
Kultura dhe Arsimi
Informacioni mungon.